Vendi zyrtarisht ndodhdet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendi zyrtarisht ndodhdet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama –

12:54 | 19/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Paraqitëm krizën që po gllabëron Shqipërinë dhe kërkesën për qeveri teknike –

Prodhimet shiten shumë lirë, nuk na janë dhënë dëmshpërblimet –

Taksa e qarkullimit nuk do të ulet! –

Abuzimi me fondet e Bashkimit Europian, Ish-ministrja Frida Krifca merret në pyetje nga SPAK –

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të raportit të Varieties of Democracy Institute, i cili e rendit Shqipërinë në kategorinë e “autokracive elektorale”, duke ngritur shqetësime serioze për standardet demokratike në vend.

Në deklaratën zyrtare, PD thekson se ky vlerësim nuk është politik, por një analizë e pavarur dhe shkencore që, sipas saj, konfirmon problematikat e ngritura prej kohësh nga opozita dhe organizma ndërkombëtarë, përfshirë edhe raportet e OSBE-ODIHR.

Sipas opozitës, raporti evidenton probleme të thella si mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përqendrimi i pushtetit, kontrolli mbi sistemin e drejtësisë, presioni ndaj mediave dhe përdorimi i administratës publike për qëllime politike.

PD akuzon drejtpërdrejt Edi Ramën për ndërtimin e një sistemi që, sipas saj, funksionon si “autokraci në praktikë”, ku institucionet ekzistojnë formalisht, por nuk garantojnë funksionimin demokratikm ndërsa ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 22 marsit te Kryeministria.

Deklarata

Raporti i fundit i “Varieties of Democracy Institute” i jep Shqipërisë një damkë të rëndë ndërkombëtare: klasifikimin si autokraci elektorale, pra një vend ku nuk mbahen zgjedhje të lira! Kjo nuk është retorikë politike: Është vlerësim shkencor, i pavarur dhe i njohur globalisht, që konfirmon atë që Partia Demokratike thekson prej kohësh, që shtatë rezoluta ndërkombëtare bashkë me raportin e OSBE-ODHIR pohojnë qartë, dhe që shqiptarët provojnë në kurriz prej një dekade. Demokracia në Shqipëri, bazuar në përfundimet e Institutit suedez, është zbrazur nga përmbajtja dhe është shndërruar në fasadë.

I rëndë është fakti se, në rajonin e Ballkanit, Shqipëria renditet ndër vendet më problematike përsa i përket demokracisë, duke mbetur pas shumicës dërrmuese të fqinjëve të saj. Ndërsa vende si Kosova, Kroacia, Greqia, Sllovenia, Bullgaria dhe Rumania klasifikohen si demokraci elektorale, Shqipëria bie në kategorinë e autokracive, në nivel me Bosnjën, Serbinë dhe Turqinë. Ky është një regres i papranueshëm për një vend anëtar të NATO-s dhe aspirant për në Bashkimin Evropian. Raporti evidenton qartë arsyet: zgjedhje që nuk janë as të lira dhe as të ndershme, përqendrim ekstrem i pushtetit, kontroll mbi drejtësinë, presion mbi mediat dhe përdorim i administratës publike për qëllime politike.

Ky është modeli i ndërtuar nga Edi Rama: një sistem ku vota ekziston, por nuk vendos; ku institucionet kanë emër, por nuk funksionojnë; ku ligji shkruhet, por zbatohet selektivisht. Shqipëria sot është një demokraci në letër dhe autokraci në praktikë. Ky realitet nuk mund të relativizohet dhe as të maskohet me propagandë. Ai ka pasoja të drejtpërdrejta për të ardhmen e vendit, për integrimin evropian, dhe për besimin e qytetarëve te shteti. Edi Rama e ka futur Shqipërinë në një kurs përplasjeje me aspiratat kombëtare, në një rrugë pa krye nga e cila nuk dilet me propagandë dhe as me forcë. Nga ky udhëkryq dilet vetëm duke larguar Edi Ramën, një orë e më parë. Fatet e vendit nuk mund të lihen në duart e ajatollahut të Tiranës. Protesta kombëtare e 22 marsit është një thirrje për të gjithë shqiptarët, pavarësisht bindjeve, për ta ndalur rrëshqitjen e vendit në humnerën prej së cilës doli më 22 mars 1992.

Por çfarë  thotë raporti i institutit V-DEM

Raporti i fundit i V-Dem thotë se Europa Lindore është kthyer në një nga zonat më të prekura nga prapakthimi demokratik, në një kohë kur edhe SHBA-ja dhe demokraci të tjera të konsoliduara po shënojnë dobësim të të drejtave dhe të kontrollit institucional…

Qeverisja demokratike po përballet me një presion të paprecedentë në mbarë botën, ndërsa Europa Lindore po shfaqet si një nga vatrat kryesore të prapakthimit demokratik. Këtë e thekson raporti i fundit për demokracinë i Institutit V-Dem për vitin 2026.

Sipas raportit, Shqipëria, Bosnja-Hercegovina dhe Zambia kaluan nga demokracia zgjedhore në autokracinë zgjedhore, sipas vlerësimit të V-Dem. Ndërsa Guajana, Mongolia dhe Nigeria përmirësuan gjendjen nga autokracia zgjedhore në demokracinë zgjedhore. Guinea-Bissau u përkeqësua nga autokracia zgjedhore në autokracinë e mbyllur. V-Dem vëren se disa vende janë afër pragut midis kategorive të regjimit, gjë që i bën klasifikimet më pak të sigurta në këto raste.

Shqipëria, autokraci zgjedhore/ Demokracia në rënie të

 

Të Lidhura

Paraqitëm krizën që po gllabëron Shqipërinë dhe kërkesën për qeveri teknike –

Paraqitëm krizën që po gllabëron Shqipërinë dhe kërkesën për qeveri teknike –

nga 27
15:32 | 19/03/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në samitin e 50-vjetorit të Partisë Popullore Europiane, ku zhvilloi takime me dhjetëra...

Prodhimet shiten shumë lirë, nuk na janë dhënë dëmshpërblimet –

Prodhimet shiten shumë lirë, nuk na janë dhënë dëmshpërblimet –

nga 27
15:10 | 19/03/2026
0

Në Dimal fermerët kanë dalë në protestë për çmimet e ulëta të produkteve bujqësore dhe mungesën e dëmshpërblimeve. Ata thonë...

Taksa e qarkullimit nuk do të ulet! –

Taksa e qarkullimit nuk do të ulet! –

nga 27
14:32 | 19/03/2026
0

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri Enea Karakaçi, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë “rrëzoi” propozimin e PD për uljen e taksës...

Abuzimi me fondet e Bashkimit Europian, Ish-ministrja Frida Krifca merret në pyetje nga SPAK –

Abuzimi me fondet e Bashkimit Europian, Ish-ministrja Frida Krifca merret në pyetje nga SPAK –

nga 27
14:16 | 19/03/2026
0

Ish-ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka dhënë dëshmi për disa orë të martën e 17 Marsit në SPAK, për dosjen...

Para
Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi –

Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Paraqitëm krizën që po gllabëron Shqipërinë dhe kërkesën për qeveri teknike –

Paraqitëm krizën që po gllabëron Shqipërinë dhe kërkesën për qeveri teknike –

15:32 | 19/03/2026
Prodhimet shiten shumë lirë, nuk na janë dhënë dëmshpërblimet –

Prodhimet shiten shumë lirë, nuk na janë dhënë dëmshpërblimet –

15:10 | 19/03/2026
Taksa e qarkullimit nuk do të ulet! –

Taksa e qarkullimit nuk do të ulet! –

14:32 | 19/03/2026
Abuzimi me fondet e Bashkimit Europian, Ish-ministrja Frida Krifca merret në pyetje nga SPAK –

Abuzimi me fondet e Bashkimit Europian, Ish-ministrja Frida Krifca merret në pyetje nga SPAK –

14:16 | 19/03/2026
Aksident i shumëfishtë në Vlorë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën –

Aksident i shumëfishtë në Vlorë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën –

13:48 | 19/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Paraqitëm krizën që po gllabëron Shqipërinë dhe kërkesën për qeveri teknike –
  • Prodhimet shiten shumë lirë, nuk na janë dhënë dëmshpërblimet –
  • Taksa e qarkullimit nuk do të ulet! –
  • Abuzimi me fondet e Bashkimit Europian, Ish-ministrja Frida Krifca merret në pyetje nga SPAK –
  • Aksident i shumëfishtë në Vlorë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën –
  • Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Paraqitëm krizën që po gllabëron Shqipërinë dhe kërkesën për qeveri teknike –
  • Prodhimet shiten shumë lirë, nuk na janë dhënë dëmshpërblimet –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com