Ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare gazetari Namir Lapardhaja. Mësohet se ai vdekur në Gjermani në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje.
Mësohet se shkak i vdekjes dyshohet të ketë qenë hemorragjia cerebrale.
Lapardhaja ishte një qytetar i angazhuar, publicist dhe kritik letrar, i cili shquhej për analizat e opinionet e tij.
Ai njihej edhe si aktivist që merrte pjesë në debate publik me qëndrime mbi drejtësinë, transparencën, arsimimin dhe çështje të tjera sociale.
Me një përvojë 20 vjeçare në fushën e publicistikës dhe kritikës, Lapardhja ka kontribuar me shkrime në media të ndryshme shqiptare.










