Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë dhe mbarë shqiptarët kudo që jetojnë e punojnë festën e Fitër Bajramit. Nëpërmjet një videomesazhi në Facebook, Spahiu ka përcjellë urimet më të përzemërta për paqe, shëndet dhe begati në familje e më gjerë!
“Me rastin e Fitër Bajramit ju përcjell urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve myslimanë dhe mbarë shqiptarëve kudo që jetojnë e punojnë. Uroj që kjo ditë të sjellë paqe, harmoni dhe gëzim në çdo familje, si dhe begati e mirësi në jetën tuaj. Zoti e pranoftë agjërimin, adhurimet dhe lutjet tona përgjatë gjithë këtij muaji të bekuar!”, u shpreh ai.










