‘Shqiptarët pagujnë 125 lekë taksë për çdo litër naftë’, PD propozon masat për uljen e çmimit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Shqiptarët pagujnë 125 lekë taksë për çdo litër naftë’, PD propozon masat për uljen e çmimit –

10:54 | 19/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Abuzimi me fondet e Bashkimit Europian, Ish-ministrja Frida Krifca merret në pyetje nga SPAK –

Aksident i shumëfishtë në Vlorë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën –

Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi –

Vendi zyrtarisht ndodhdet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama –

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka prezantuar një paketë ligjore të depozituar në Kuvend, e cila synon uljen e çmimit të karburantit dhe lehtësimin e barrës për qytetarët dhe ekonominë.

Në një deklaratë për media ai bëri prezantimin e kësaj pakete, ndërsa theksoi se niveli i lartë i taksimit mbi naftën në Shqipëri është ndër më të lartët në Evropë, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve dhe në vështirësitë ekonomike të familjeve. Sipas tij, përmes mekanizmave të propozuar, si ulja e taksave dhe aplikimi i modelit të akcizës së ndryshueshme, synohet jo vetëm ulja e menjëhershme e çmimit të naftës, por edhe përmirësimi i menaxhimit të rezervave strategjike, të cilat aktualisht mbeten nën standardet e kërkuara nga Bashkimi Evropian.

Deklarata :

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Kuvend një paketë ligjore me dy projektligje,me qëllim uljen e cmimit dhe mbajtjen nën kontroll, si dhe mbështetjen për konsumatorët, ekonominë familjare dhe atë prodhuese.

Këto  mekanizma financiarë po përdoren gjerësisht nga vendet e rajonit dhe të Bashkimit Evropian.

Aktualisht, karburanti në Shqipëri (nafta) taksohet shumë rëndë, në nivelin më të lartë në Evropë. Rreth 60%–65% e çmimit të një litri nafte përbëhet nga taksat që mbledh qeveria. Për krahasim, mesatarja në vendet e BE-së është rreth 52%, ndërsa në shumë prej këtyre vendeve është nën 50%. Në vendet e zhvilluara të OECD-së, taksimi është edhe më i ulët, rreth 40%–45%.

Sot, shteti shqiptar për çdo litër nafte të shitur merr rreth 125 lekë taksë. Me fjalë të thjeshta, çdo qytetar shqiptar paguan rreth 1,200 lekë të vjetra taksë për çdo litër nafte që konsumon, duke e bërë Shqipërinë një nga vendet me barrën më të lartë fiskale mbi karburantin dhe si rrjedhojë, me një nga çmimet më të larta në Evropë.

Për këtë arsye, Shqipëria ka sot karburantin më të shtrenjtë në Evropë, dhe në raport me fuqinë blerëse mbi dyfish  krahasuar me vendet e rajonit.

Ndryshe nga Shqipëria, vendet e BE-së dhe OECD-së ofrojnë shërbime publike të standardeve të larta, duke ua rikthyer bujarisht këto taksa qytetarëve të tyre në formë përfitimesh konkrete.

Për këtë arsye, përmes kësaj pakete ligjore propozojmë:

– Uljen e taksës së qarkullimit në nivelin që ka qenë në vitin 2013,përpara se qeveria Rama ta rriste 4 fish;

– Aplikimin e modelit të “akcizës së ndryshueshme”, sipas praktikës së ndjekur nga Italia, ku teprica e TVSH-së nga rritja e çmimit të karburantit përdoret për uljen e akcizës,duke ofruar kështu një mekanizëm shumë të ndershëm dhe në dobi të qytetarëve.

Zbatimi i këtyre masave do të sillte një ulje të menjëhershme të çmimit të naftës, nga rreth 220 lekë/litër qe po shitet sot,  në të paktën 175 lekë/litër. Kjo do të ishte një ndihmë e madhe për qytetarët shqiptarë, të cilët sot përballen me vështirësi të rënda ekonomike për shkak të rritjes së çmimeve dhe mungesës së paketave mbështetëse nga ana e qeverise.

Nga ana tjetër, propozimi ynë ligjor  trajton edhe menaxhimin e rezervave strategjike të naftës, të detyrueshme sipas standardeve të BE-së.

Aktualisht, sipas deklarimeve publike, rezervat e naftës në Shqipëri mbulojnë vetëm 30 ditë, ndërkohë që standardi i BE-së bazuar në direktivën  2009/119/EC, kërkon mbulim për 90 ditë importe.

Dje Edi Rama, Në një rast të rallë sinqeriteti, deklaroi se siguria energjetike, dmth kombëtare, është në rrezik!  Po, sepse ai pohoi dje me gojën e tij, se rezervat e naftës janë për momentin vetëm 30 ditë.

Kjo deklaratë është prova e dështimit të rëndë të qeverisë në menaxhimin e këtyre rezervave, duke lënë sigurinë tonë kombëtare në mëshirë të fatit !

Ky fakt përbën një shkelje shumë të rëndë të angazhimeve të Shqipërisë në procesin e saj të integrimit, sepse ajo ka detyrimin  për të transpozuar këtë direktivë prej vitesh, pa pritur rastin e krizave ku pastaj dorëzohemi duke deklaruar se në fakt rezervat nuk i kemi!

Të nderuar qytetarë,

Paratë që ju paguani në formë taksash janë tuajat. Detyra e çdo qeverie të përgjegjshme është t’i rikthejë këto para në shërbim të qytetarëve, sidomos në kohë krize.

Nuk ka arsye që vendet fqinje si Kosova dhe Maqedonia e Veriut të kenë çmime 20%–30% më të ulëta për karburantin dhe mekanizma më efektivë kontrolli, në kohë krize. Vetëm në shqipëri ndodh qe cmimi I karburanteve,  sapo ndodht një krizë ndërkombëtarë, të rreflektohet me rritje ekstreme brenda pak orësh. Kjo vjen për shkak të mungesës së mekanizmave të kontrollit dhe strategjive  që qevria shqiptare ka.

Po e mbyll këtë komunikim me një thirje për maxhorancën: propozimi i Partisë Demokratike nuk është populist. Përkundrazi! Kjo paketë ligjore është e aplikueshme sot në shumë vende të rajonit dhe të BE.

Miratimi i kësaj pakete është një nevojë urgjente për qytetarët dhe ekonominë shqiptare, sepse sic kemi thënë gjithmonë, energjia më e shtrenjtë është ajo që mungon.

Nëse kjo nuk realizohet, arsyeja nuk është mungesa e mundësive, por mungesa e vullnetit.

Në datën 22 mars, kemi qindra arsye për të protestuar. Cfarë po ndodh me cmimin e naftës është një arsye më shumë. Ti tregojmë vetes dhe botës se shqiptarët nuk mund të jenë kurrë dakord me një qeveri, e cila grabit cdo cast popullin e saj, madje edhe në raste krizash të tilla.

Le t’i tregojmë vetes dhe botës se shqiptarët nuk pranojnë një qeveri që rëndon mbi qytetarët edhe në kohë krize.

Pjesëmarrja juaj është thelbësore për të ardhmen e familjeve tona dhe të vendit.

Të Lidhura

Abuzimi me fondet e Bashkimit Europian, Ish-ministrja Frida Krifca merret në pyetje nga SPAK –

Abuzimi me fondet e Bashkimit Europian, Ish-ministrja Frida Krifca merret në pyetje nga SPAK –

nga 27
14:16 | 19/03/2026
0

Ish-ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka dhënë dëshmi për disa orë të martën e 17 Marsit në SPAK, për dosjen...

Aksident i shumëfishtë në Vlorë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën –

Aksident i shumëfishtë në Vlorë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën –

nga 27
13:48 | 19/03/2026
0

Një aksident i rëndë me përfshirjen e gjashtë automjeteve ka ndodhur në qendër të Vlorës, pranë Postës Qendrore. Sipas informacioneve...

Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi –

Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi –

nga 27
13:32 | 19/03/2026
0

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë një deklaratë nga Berlini për takimet që po zhvillon...

Vendi zyrtarisht ndodhdet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama –

Vendi zyrtarisht ndodhdet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama –

nga 27
12:54 | 19/03/2026
0

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të raportit të Varieties of Democracy Institute, i cili e rendit Shqipërinë në kategorinë e “autokracive...

Para
Kjo ditë është moment bashkimi –

Kjo ditë është moment bashkimi -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Abuzimi me fondet e Bashkimit Europian, Ish-ministrja Frida Krifca merret në pyetje nga SPAK –

Abuzimi me fondet e Bashkimit Europian, Ish-ministrja Frida Krifca merret në pyetje nga SPAK –

14:16 | 19/03/2026
Aksident i shumëfishtë në Vlorë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën –

Aksident i shumëfishtë në Vlorë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën –

13:48 | 19/03/2026
Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi –

Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi –

13:32 | 19/03/2026
Vendi zyrtarisht ndodhdet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama –

Vendi zyrtarisht ndodhdet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama –

12:54 | 19/03/2026
E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani –

E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani –

12:44 | 19/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Abuzimi me fondet e Bashkimit Europian, Ish-ministrja Frida Krifca merret në pyetje nga SPAK –
  • Aksident i shumëfishtë në Vlorë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën –
  • Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi –
  • Vendi zyrtarisht ndodhdet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama –
  • E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani –
  • Mes formës spektakolare dhe ftesës së Sylvinhos, Strakosha dhe Muçi festojnëe sot ditëlindjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Abuzimi me fondet e Bashkimit Europian, Ish-ministrja Frida Krifca merret në pyetje nga SPAK –
  • Aksident i shumëfishtë në Vlorë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com