Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim! – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim! –

12:09 | 18/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak –

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto –

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit –

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet) –

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka vendosur kalimin për gjykim në themel të çështjes ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit.

Teksa avokati i Metës ka folur për mediat pas përfundimit të seancës së sotme, duket se vendimi i GJKKO e ka bërë Kryemadhin për cigare. Ish-deputetja është filmuar sot duke tymosur, para se të fliste për mediat.

Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, deklaroi se gjykata pranoi se hetimet janë të paplota dhe se mungojnë prova materiale dhe dëshmi, por sërish vendosi të mos pranojë kërkesat për plotësim hetimesh dhe ta dërgojë çështjen për gjykim.

Sipas tij, ky vendim është i pakuptueshëm dhe e vendos Gjykatën e Themelit në rolin si të prokurorit, ashtu edhe të gjyqtarit. Ai shtoi se ligji parashikon që çështja kalon për gjykim vetëm pasi provat të jenë të plota.

Cakrani theksoi se janë konstatuar mangësi të rëndësishme, përfshirë dëshmi që duhet të merren brenda dhe jashtë vendit, si dhe çështje që lidhen me vlerësimin financiar.

Ai kritikoi gjithashtu procedurën paraprake, duke e cilësuar atë të panevojshme dhe një zvarritje të procesit, ndërsa shtoi se çështja ka hyrë tashmë në një fazë me karakter më shumë politik sesa ligjor.

“Problemi qëndron që gjykata pasi relatoi kërkesat tona ku ne i kishim të bazuara për plotësim hetimesh dhe gjykata i relatoi dhe i konstatoi që hetimet janë të paplota, ku ka nevojë për të marrë si prova materiale, si prova me dëshmitarë. Gjykata përsëri nuk u ngrit dot në lartësinë që e kërkon detyra. Vendosi, nuk i pranoi kërkesat dhe ja kaloi çështjen për gjykim, duke na thënë që këto çështje mund të zgjidhen vetëm në, në themel. Që do të thotë që Gjykata e Themelit duhet të bëjë edhe prokurorin, duhet të bëjë edhe gjyqtarin. Unë nuk e kuptoj dot këtë vendim të gjykatës, pavarësisht se ne e prisnim një vendim të tillë, por menduam që gjykata të ngrihet në lartësinë e që e kërkon ligji, që e kërkon detyra. Kështu që nuk ka asgjë të re.

Sot ka përfunduar çështja ligjore për zotin Meta.

Në themel fillon çështja politike. Ne deri sot nuk jemi shprehur politikisht, padyshim, por sot ka përfunduar çështja ligjore, ku u konstatua që nuk ka prova, nuk ka as fakt penal dhe gjykata e kalon çështjen për gjykim. Ligji procedural penal e ka qartësisht të përcaktuar që prokuroria pasi ka administruar të gjitha provat, me dëshmitarë dhe të gjitha mënyrat e provave, kërkon gjykatës kalimin e çështjes së gjykimit.

Kur gjykata e konstaton që provat janë të plota, janë administruar dëshmitë dhe çdo provë tjetër, e kalon për gjykim. Në rastin konkret, çuditërisht, gjykata ka konstatuar që ka mangësi në hetim dhe ka kaluar çështjen për gjykim. Unë e kundërshtova gjykatën, i thashë që çështja, seancat paraprake duhet të zhduken. Gjyqtarët e seancës paraprake janë gjyqtarë kot.

Është kot, më vjen keq, është një procedurë kote, koti. Kur shumë bukur mund ta kalosh çështjen direkt në themel dhe mbyllet aty gjithë kjo histori shtatëmujore, se ne kemi shtatë muaj që po merremi me gjykatën dhe kjo ka bërë një teatër dhe është tallur me avokatët dhe me kërkesat e avokatëve. Dhe kjo është ajo për të cilën unë kam mbetur pak, jo i dëshpëruar, por ja, kam rezervat e mia përsa i përket gjykatës.

Atëherë, mangësitë e hetimeve, unë po i përmend tre-katër dhe të tjerat i përmend Monika. Ka qenë dëshmitë që duhet të merreshin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që gjykata i konstatoi, dëshmitë që duhet të merreshin në Shqipëri, në parlamentin me parlamentarët shqiptarë, të cilët gjykata i konstatoi, që nga kryeministri zoti Rama dhe të gjithë ata që propozuan, ideuan ligjin për minierat dhe shumë dëshmi të tjera. Dhe gjykata e konstatoi por përsëri tha që duhet të merren këto në themel. Dhe prandaj them që ajo gjykatë nuk u ngrit dot në lartësi që kërkonte. Përsa i përket provave të tjera, padyshim që janë provat, provat e tjera që zonja Kryemadhi ka bërë edhe aktet e vlerësimit financiar, të cilat dhe ajo ka një mangësi thelbësore, sepse aty ka probleme me përsa i përket të ardhurave të zotit Meta, zonjës Kryemadhi e kështu me radhë, sepse ju duhet të kuptoni diçka. Zonja Kryemadhi dhe zoti Meta nuk ishin familjarë.

Zonja Kryemadhi dhe zoti Meta kanë qenë dy deputetë, kanë patur role të ndryshme në të gjithë jetën politike të Shqipërisë. Dhe t’i trajtosh sikur zonja Kryemadhi ishte familjare, është shtëpiake dhe nuk ka kryer asnjë funksion dhe asnjë punë në jetën e saj, vetëm kjo gjykatë mund ta bënte.

Shiko, ky ishte problemi, se nëse ne do kishim kërkuar gjykim të shkurtuar, sipas gjykatës, provat nuk ishin të plota. Po gjykimi i shkurtuar kërkohet, ju e dini, kur ne nuk kemi kontestime mbi provat, mbi aktet aty dhe kërkon gjykim të shkurtuar. Ndërkohë që gjykata, pasi konstatoi  që provat nuk ishin të plota, dosja nuk ishte e plotë, po si kur kërkojmë gjykim të shkurtuar, i thashë unë gjyqtares. Gjyqtarja nuk i ktheu dot përgjigje kësaj. Gjykimi të shkurtuar kërkuan, tre nga të bashkëpandehurit”, u shpreh Cakrani.

cakrani

 

Të Lidhura

Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak –

Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak –

nga 27
15:27 | 18/03/2026
0

Takimet e vlefshme për fazën play-off të Botërorit 2026 kanë ndezur futbollin europian. Komisari teknik i Polonisë, Jan Urban, ka...

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto –

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto –

nga 27
15:15 | 18/03/2026
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish zëvendës...

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit –

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit –

nga 27
15:01 | 18/03/2026
0

Arkeologët besojnë se mund të dalë në dritë një banesë me çati e përmasave të mëdha apo monument kulti bazilik....

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet) –

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet) –

nga 27
14:35 | 18/03/2026
0

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ka bërë sot publike vendimet për javën e fundit futbollistike...

Para
Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb –

Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak –

Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak –

15:27 | 18/03/2026
Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto –

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto –

15:15 | 18/03/2026
Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit –

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit –

15:01 | 18/03/2026
Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet) –

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet) –

14:35 | 18/03/2026
Vendet e tjera janë edhe më keq –

Vendet e tjera janë edhe më keq –

14:15 | 18/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak –
  • Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto –
  • Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit –
  • Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet) –
  • Vendet e tjera janë edhe më keq –
  • Vendet e tjera janë edhe më keq –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak –
  • Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com