Reshje të lehta dëbore janë regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në qarkun e Korçë, konkretisht në segmentin rrugor Boboshticë–Dardhë.
Edhe pse vendi ka hyrë tashmë në stinën e pranverës, në zonën e Dardhës janë shënuar reshje me intensitet të ulët gjatë orëve të para të mëngjesit, duke krijuar kushte dimërore në këtë zonë malore.
Autoritetet bëjnë me dije se firma kontraktore ka ndërhyrë në terren për pastrimin e rrugës dhe kriposjen e saj, me qëllim garantimin e qarkullimit për drejtuesit e mjeteve.
Sipas të dhënave, reshje dëbore nuk janë raportuar në zona të tjera të qarkut.









