Një 21-vjeçare është përdhunuar nga një shtetas i huaj, në një banesë të marrë me qira në rrugën e “Bogdanëve”, në Tiranë.
Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi me iniciale M. F., 48 vjeç, i cili e kishte punësuar të renë si dizajnuese për bizhu, punë që kryhej online për llogari të tij, në banesën që ai kishte marrë me qira në Tiranë.
Sipas kallëzimit të bërë nga 21-vjeçarja më datë 01.12.2025, punëdhënësi i saj ka kryer me të marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj teksa ndodhej në këtë banesë për të ushtruar aktivitetin e punës.
Gjithashtu, sipas saj, marrëdhënia ka vijuar edhe më pas, pasi ai e ka shantazhuar se do t’i tregonte familjes së saj. Ndërkohë, gjatë kontrollit fizik ndaj 48-vjeçarit iu gjet edhe një mjet prerës.
Njoftimi i policise
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin e huaj M. F., 48 vjeç, pasi një 21-vjeçare ka kallëzuar se ishte punësuar prej tij si dizajnuese për bizhu, punë që kryhej online për llogari të 48-vjeçarit, në banesën e tij të marrë me qira në Tiranë, në rrugën “Bogdanëve”.
Sipas kallëzimit, më datë 01.12.2025, ndërsa ndodhej në këtë banesë për të ushtruar aktivitetin e punës, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Gjithashtu, sipas saj, marrëdhënia ka vijuar edhe më pas, pasi ai e ka shantazhuar se do t’i tregonte familjes së saj. Gjatë kontrollit fizik ndaj 48-vjeçarit iu gjet edhe një mjet prerës.
The post Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij appeared first on 27.








