Një sherr mes të rinjve në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari. Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 ku 26-vjeçari me iniciale R. K., është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal Durrës, pasi kishte pësuar dëmtime fizike nga një mjet prerës (thikë).
Burimet spitalore bëjnë me dije se, 26-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë:
“Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 14:00, shtetasi R. K., rreth 26 vjeç, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, i dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe me dëmtime fizike, si pasojë e një konflikti.
26-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 26-vjeçari është konfliktuar me shtetasin A. N., rreth 35 vjeç, i cili, gjatë konfliktit, i ka shkaktuar dëmtime fizike dhe e ka plagosur me mjet prerës në këmbë.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.”, njofton policia.
gijotina.com/










