Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa vazhdon gjyqi pa fund për Mediun – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa vazhdon gjyqi pa fund për Mediun –

10:11 | 15/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Zgjedhjet/ Garë mes ish-deputetes dhe anëtarit të kryesisë për kryetarin e degës së PD në Vlorë –

Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit –

Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen –

Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO) –

Pas 18 viteve nga Masakra e Gërdecit, qe rezultoi me 26 viktima dhe qindra të tjere të plagosur dhe të pastrehë, ende askush nuk eshte i dënuar për vrasje dhe asnjë dënim për përgjegjësit kryesorë. Nderkohe ka nisur një hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash lidhur me kete ngjarje.

Hetimet e kohës zbuluan vizitat e tij të përditshme në Ministrinë e Mbrojtjes, si të ishte zyrtar i saj. Madje dhe shkresa e ministrit të Drejtësisë së kohës, Aldo Bumçi, e cila miratonte procedurat që i hapën rrugë procesit të demontimit në Gërdec, drejtuar ministrisë së Mbrojtjes mbante shënimin e shkruar me dorë “për Shkëlzen Berishën” . Tabulatet telefonike, pjesë e dosjes hetimore, tregojnë se pas shpërthimit ministri i Mbrojtjes në atë kohë, Fatmir Mediu, kishte komunikuar disa herë me Shkëlzen Berishën, ndërsa ky i fundit, kishte qenë ndër njerëzit e parë që Mihal Delijorgji, pronari në letra, i shoqërisë që kryente demontimin, kishte telefonuar 30 minuta pasi kërpudha gjigande e zjarrit u ngrit mbi qiellin e Gërdecit.

Shkëlzen Berisha nuk u thirr asnjë herë të dëshmonte gjatë hetimeve që u zhvilluan pas ngjarjes, ndërsa Fatmir Mediu nuk u gjykua, falë imunitetit parlamentar që rifitoi në zgjedhjet e vitit 2009. Pas më shumë se një dekade gjyqi i mbetur pezull ndaj tij, do të rihapej me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, pas këmbënguljes së familjes Durda, e cila humbi fëmijën nga shpërthimi.

Në Gjykatën Kundër Krimit dhe Korrupsionit në Tiranë procesi gjyqësor ndaj tij vijon prej një kohe të gjatë. SPAK e çoi në gjyq nën akuzën e shpërdorimit të detyrës të dyfishtë sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak, duke mos formuluar asnjë akuzë të re apo bërë hetim të ri. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut.

Në proces deri më tani janë pyetur dhjetëra dëshmitarë, por shumë prej tyre kanë refuzuar të flasin. Është thirrur dhe Shkëlzen Berisha, emri më i përmendur në skandalin ndërkombëtar të demontimit të fishekëve. Ai foli, duke mohuar çdo lidhje të tij me ngjarjen, sikundër dhe vetë Mediu, i cili këmbëngul për një “proces me sfond politik”.

Ish-drejtori i fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec, Dritan Minxolli, ka refuzuar të flasë gjithashtu, duke shfrytëzuar të drejtën për të mos dëshmuar, njëlloj siç bënë edhe ish-ushtarakë si Sokol Ngjeçi, Besnik Dauti, Dashnor Çaushi ndërsa të gjithë janë në kërkim të Anjola Agollit, ish-sekretare e Ministrit të Drejtësisë që ta pyesin për faksin për ‘Shkëlzen Berishën’ dërguar nga Ministria e Drejtësisë tek ajo e Mbrojtjes. Ndërsa vetë ish-ministri Aldo Bumçi mohoi të jetë shkrimi i tij në faksin e dërguar Ministrit të Mbrojtjes. Ndërkohë që ende nuk kanë folur dhe është e paqartë se si do të procedohet me ish-gjeneralin Luan Hoxha dhe amerikanët e SAC që dinë shumë për atë aferë kriminale.

18 vite nga Gërdeci, askush nuk është sot në qeli dhe askush nuk është i dënuar për vrasje nga 28 të pandehurit që morën dënime pranverën e 2012-s, 4 vite pas masakrës. Dënimin më të rëndë me 18 vjet burg e mori Ylli Pinari, ish-drejtori i “Meico”-s, ndërmarrjes shtetërore të import-eksportit të armëve dhe drejtori i Fabrikës së Gërdecit, Dritan Minxolli, ndërsa pronari i fabrikës, Mihal Delijorgji u dënua me 10 vjet. Për të tre këta ishte kërkuar burgim i përjetshëm. Për ish-shefin e Shtabit, Luan Hoxha, i cili thuhet se është larguar nga vendi, dënimi ishte 6 vjet burg, ndërsa disa ish-gjeneralë të tjerë u shpallën të pafajshëm.

Po ashtu, 10 vjet u dhanë dhe për Sokol Ngjecin, zyrtar i “Meico”-s. Për ish-kupolën e ushtrisë shqiptare, dënimi më i madh u dha për ish-shefin e Shtabit Luan Hoxha, me 6 vjet nga 8 të kërkuar nga Prokuroria, dy ish-gjeneralë u shpallën të pafajshëm, ndërsa dy të tjerë u dënuan, njëri, Dashnor Caushi me tre vjet, ndërsa tjetri, Shpëtim Spahiu me katër vjet, por me kusht. Për të tjerët, funksionarë të Ministrisë së Mbrojtjes u dhanë dënime nga 1 deri tre vjet burgim. Në total, Gjykata dha 94 vite burgim, gjoba dhe 9 të pandehur morën pafajësinë. Një vendim, i cili që në sallën e gjyqit provokoi acarimin e familjarëve të viktimave, të cilët e quajtën të turpshëm atë. Një pjesë e mirë të dënuarve përfituan nga shkurtimi i dënimit në Apel, përllogaritja e ditëve të paraburgimit dhe ulja më vonë e dënimit për “sjellje të mirë”.

Paralelisht me procesin gjyqësor në GJKKO ndaj Mediut, SPAK, ka hapur dhe një tjetër hetim, për “Korrupsion i zyrtarëve të lartë” dhe “pastrim parash” në rastin e procedurave të ndjekura në atë kohë nga Ministria e Mbrojtjes për shitjen e municioneve dy kompanive të huaja, një hetim që jep shpresë se do të çojë te përgjegjësia  e Sali Berishës dhe djalit të tij, Shkëlzenit, emra të cilat dalin në shumë prova.

Të Lidhura

Zgjedhjet/ Garë mes ish-deputetes dhe anëtarit të kryesisë për kryetarin e degës së PD në Vlorë –

Zgjedhjet/ Garë mes ish-deputetes dhe anëtarit të kryesisë për kryetarin e degës së PD në Vlorë –

nga 27
12:55 | 15/03/2026
0

Zgjedhjet për Kryetarin e Degës së PD Vlorë, procesi nis i qetë. Sot, më 15 mars, pranë Degës së Partisë...

Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit –

Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit –

nga 27
12:31 | 15/03/2026
0

IDC-CDI dhe Forumi i Grave të CDI, (WCDI), kanë dënuar deklaratën të bërë ndaj deputetes së PD, Albana Vokshi, gjatë...

Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen –

Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen –

nga 27
12:15 | 15/03/2026
0

Trajneri i kombëtares tonë, braziliani Sylvinho ka marrë lajme positive në prag të përballjes deçizive të 26 marsit ndaj Polonisë....

Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO) –

Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO) –

nga 27
11:53 | 15/03/2026
0

Mesfushori i Real Madridit, Arda Gyler realizoi një supergol thuajse të pamundur nga 70 metra kundër Elçes. Një gol i...

Para
Kërkesa e SPAK për arrestimin, kuturisje, s’mund të bëjnë ç’të duan –

Kërkesa e SPAK për arrestimin, kuturisje, s’mund të bëjnë ç’të duan -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zgjedhjet/ Garë mes ish-deputetes dhe anëtarit të kryesisë për kryetarin e degës së PD në Vlorë –

Zgjedhjet/ Garë mes ish-deputetes dhe anëtarit të kryesisë për kryetarin e degës së PD në Vlorë –

12:55 | 15/03/2026
Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit –

Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit –

12:31 | 15/03/2026
Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen –

Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen –

12:15 | 15/03/2026
Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO) –

Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO) –

11:53 | 15/03/2026
“Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij –

“Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij –

11:45 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Zgjedhjet/ Garë mes ish-deputetes dhe anëtarit të kryesisë për kryetarin e degës së PD në Vlorë –
  • Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit –
  • Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen –
  • Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO) –
  • “Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij –
  • Ajola Xoxa me barkun e rrumbullakosur, bashkëshortja e Veliajt “fsheh” barkun në publik –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zgjedhjet/ Garë mes ish-deputetes dhe anëtarit të kryesisë për kryetarin e degës së PD në Vlorë –
  • Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com