Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të krijohet një faktor shtetëror me impakt të brendshëm për tregun e naftës. Gjatë monologut të tij në podkastin ‘Flasim’, Rama u shpreh se ky faktor do të luajë rolin e stabilizuesit të tregut që do ndikojnë në rritjen e transparencës së çmimit.
Duke folur për impaktin e luftës në Lindjen e Mesme, Rama theksoi se ky është një moment kthese që nafta që tregtohet në Shqipëri të jetë një produkt në një nivel të pandikuar nga tregjet ndërkombëtare.
“Jemi sot edhe për shkak të kushteve të kësaj krize të papritur, në momentin kur do finalizojmë krijimin e një faktori shtetëror, me impakt në tregun e brendshëm të naftës që do të luajë rolin e stabilizuesit të tregut që do ndikojnë në rritjen e transparencës së çmimit dhe do garantojë furnizimin në treg duke pasur në mbështetje një kapacitet të rëndësishëm siç është garancia sovrane. Besoj shumë se ky do të jetë një moment kthese për të përmbushur një tjetër zotim të marrë me nisjen e mandatit të katërt që nafta që tregtohet në Shqipëri të jetë një produkt në një nivel të pandikuar kaq fort nga luhatjet në tregjet ndërkombëtare”, tha Rama.
gijotina.com/










