Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim një 40-vjeçare nga Korçë, e dyshuar për braktisjen e foshnjës së saj disa muajshe.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, janë referuar materialet në Prokurori dhe është shpallur në kërkim shtetasja me inicialet M.D., 40 vjeçe, banuese në Korçë, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.
Nga të dhënat paraprake mësohet se gruaja dyshohet se prej rreth katër ditësh ka braktisur foshnjën e saj disa muajshe, duke e lënë tek nëna e saj dhe më pas është larguar në një adresë ende të panjohur.








