Sot në orën 10:00 nis seanca plenare, e cila ka në rend dite votimin e kërkesës së SPAK-ut për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
Njëkohësisht me seancën, jashtë godinës pritet të nisë protesta që ka thirrur Partia Demokratike. Ndryshe nga protestat e shkuara të zhvilluara gjatë mbrëmjeve, sot PD ka ndryshuar skenarin dhe pritet që tubimi të zhvillohet vetëm jashtë godinës së Kuvendit.
Që prej mbrëmjes së të mërkurës Parlamenti është blinduar dhe ka shtuar masat e sigurisë, për të shmangur përshkallëzimin e protestës.
Parlamenti është rrethuar me gardh metalik si masë paraprake për tubimin e Partisë Demokratike.
ligjvënësit socialistë do të përpiqen të hyjnë të parët në seancë, për të shmangur kontaktin me protestuesit e opozitës, të cilët janë thirrur të rrethojnë parlamentin.
Brenda sallës, mazhoranca dhe opozita pritet të përplasen ashpër mbi kërkesën e SPAK, e cila insiston në heqjen e lirisë së Belinda Ballukut.
Partia Socialiste ka deklaruar votën kundër dhënies se autorizimit, ndërsa PD, në mungesë të kartonëve, ka në plan të tregojë forcën si brenda dhe jashtë kuvendit ku ka thirrur në ndihmë mbështetësit e saj..
gijotina.com/








