Ndalimi i platformës cenoi lirinë e fjalës – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndalimi i platformës cenoi lirinë e fjalës –

14:50 | 11/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

U legenos për një karrige! Do ankohem te ndërkombëtarët e PPE –

U legenos për një karrige! Do ankohem te ndërkombëtarët e PPE –

Plagosje me thikë në Vlorë, i riu përfundon në spital –

Aksident gjatë raportimit në Greqi, gazetarët rrëzohen nga shkalla e avionit –

Gjykata Kushtetuese thotë se mbyllja e TikTok me vendim qeverie cenoi lirinë e shprehjes.

Vendimi

Gjykata Kushtetuese, e mbledhur sot në datën 11.03.2026, mori në shqyrtim çështjen me kërkuese shoqata “Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë” dhe qendra “Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative, Shqipëri Balkan Investigative Reporting Network, Albania”, me objekt shfuqizimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 151, datë 06.03.2025 “Për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të platformes on-line “Tik Tok”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjykata Kushtetuese pasi mori në shqyrtim në seancën plenare të datës 05.02.2026 kërkesën e subjektit të interesuar. Këshillit të Ministrave, për pushimin e gjykimit të çështjes vendosi rrëzimin e saj me argumentin se çështja paraqet interes publik dhe se pavarësisht shfuqizimit të mëvonshëm të VKM-së objekt shqyrtimi, vijimi i gjykimit mbetet i nevojshëm jo vetëm për mbrojtjen efektive të subjekteve të prekura, por edhe për orientimin e veprimtarisë së ardhshme normative dhe administrative të organeve publike.

Në vijim Gjykata mori në shqyrtim pretendimet e palëve dhe vlerësoi sa më poshtë:
Për sa i përket juridiksionit të saj, për sa kohë pretendimet e kërkueseve janë me natyrë kushtetuese dhe VKM-ja nr. 151/2025 ka karakter normativ pasi nuk i drejtohet një kategorie të përcaktuar nominalisht, vendos një rregull të përgjithshëm normativ, për kohëzgjatjen e saj dhe prodhon efekte që nuk shterojnë me të, Gjykata vlerësoi se ajo i nënshtrohet juridiksionit kushtetues.

Lidhur me kriterin e legjitimimit të kërkueseve, Gjykata vlerësoi se ato legjitimohen për pretendimet që, sipas përmbajtjes së tyre, lidhen me ushtrimin e të drejtave dhe lirive të gazetarëve dhe punonjësve të medias që ato synojnë të mbrojnë. Po kështu, kërkueset legjitimohen edhe ratione temporis në kuptim të nenit 50, pika 1, të Ligjit Organik të Gjykatës, pasi kërkesa është paraqitur brenda afatit dy-vjeçar.

Në lidhje me pretendimin për cenimin e lirisë së veprimtarisë ekonomike, Gjykata vlerësoi se kërkueset nuk kanë arritur të argumentojnë në nivel kushtetues një lidhje të drejtpërdrejtë dhe konkrete ndërmjet aktit të kundërshtuar dhe cenimit të lirisë së veprimtarisë ekonomike në raport me vetë to ose me interesat që ato përfaqësojnë sipas qëllimit për të cilin janë krijuar.

Për sa i përket pretendimit për cenimin e lirisë së shprehjes, lirisë së shtypit dhe të drejtës për informim, Gjykata vlerësoi se kërkueset legjitimohen ratione materiae për pretendimet që lidhen me kufizimin e lirisë së shprehjes dhe të lirisë së shtypit, për aq sa VKM-ja e kundërshtuar pretendohet se ka ndikuar në ushtrimin e veprimtarisë së tyre në këto drejtime. Ndërsa për të drejtën për informim, për sa kohë argumentet e kërkueseve lidhen me pengimin e shpërndarjes së informacionit nëpërmjet platformës TikTok, me kufizimin e komunikimit publik dhe me ndikimin e kësaj mase në ushtrimin e lirisë së shprehjes dhe të lirisë së shtypit, këto elemente do të vlerësohen në kuadër të pretendimeve kryesore që burojnë nga neni 22 i Kushtetutës.

Për themelin e pretendimeve. Gjykata arriti në përfundimin se ndërprerja e aksesit në platformën Tik Tok përbën kufizim të lirisë së shprehjes dhe të shtypit dhe për këtë shkak ajo vlerësoi të analizojë këtë kufizim në këndvështrim të kritereve të nenit 17 të Kushtetutës, pra nëse ai është bërë me ligj, për interes publik dhe nëse është respektuar kriteri i përpjesëtimit midis ndërhyrjes dhe gjendjes që e ka diktuar atë.

Në lidhje me kriterin e parë të kufizimit, “vetëm me ligj”, Gjykata vlerësoi se, megjithëse ligjet mbi bazën e të cilave ka dalë VKM-ja nr. 151/2025 parashikojnë kompetenca të caktuara rregullatore dhe mbrojtëse në fushën e komunikimeve elektronike dhe të të drejtave të fëmijëve. ato nuk i japin Këshillit të Ministrave një autorizim të qartë, të posaçëm dhe të parashikueshëm për vendosjen e një mase me karakter të përgjithshëm, siç është ndërprerja e plotë e aksesit në një platformë on-line për të gjithë përdoruesit në territorin e Republikës së Shqipërisë. Në këto kushte, VKM-ja nr. 151/2025 nuk mund të konsiderohet thjesht si akt që detajon teknikisht një kufizim të parashikuar më parë nga ligji, por si akt që ka materializuar vetë kufizimin në thelbin e tij. Për rrjedhojë, kriteri i kufizimit “vetëm me ligj”, nuk është përmbushur.

Për sa i përket kriterit të dytë, të kufizimit për interes publik ose arsye të rëndësishme publike. Gjykata e vlerësoi të përmbushur pasi ai konsiston në mbrojtjen e të drejtave dhe interesit më të mirë të fëmijës dhe të të rinjve dhe qëllimi i VKM-së nr. 151/2025 ka qenë marrja e masave për shmangien e ndikimeve negative të platformës on-line Tik Tok në nxitjen e dhunës veçanërisht te fëmijët, në shkaktimin e problemeve të zhvillimit psiko-social të tyre, si dhe në shkaktimin e problematikave sociale në tërësi.
Në lidhje me kriterin e tretë, proporcionalitetin e ndërhyrjes, Gjykata vlerësoi të analizonte tre nënkriteret e tij si vijon:

Për sa i përket nënkriterit të parë, nëse objektivi i ligjvënësit është mjaftueshmërisht i rëndësishëm për të justifikuar kufizimin e së drejtës, Gjykata vlerësoi se për sa kohë mbrojtja e të miturve përbën një interes publik me peshë të veçantë në një shoqëri demokratike dhe është njohur si një nga qëllimet legjitime që mund të justifikojnë kufizime të caktuara në ushtrimin e të drejtave/

gijotina.com/

Të Lidhura

U legenos për një karrige! Do ankohem te ndërkombëtarët e PPE –

U legenos për një karrige! Do ankohem te ndërkombëtarët e PPE –

nga 27
23:23 | 01/05/2026
0

“Shqiptarët do thonin u legenos, për një funksion, një kolltug, karrige, u legenos në kuptimin e mirëfilltë të fjalës”. Ky...

U legenos për një karrige! Do ankohem te ndërkombëtarët e PPE –

U legenos për një karrige! Do ankohem te ndërkombëtarët e PPE –

nga 27
23:21 | 01/05/2026
0

“Shqiptarët do thonin u legenos, për një funksion, një kolltug, karrige, u legenos në kuptimin e mirëfilltë të fjalës”. Ky...

Plagosje me thikë në Vlorë, i riu përfundon në spital –

Plagosje me thikë në Vlorë, i riu përfundon në spital –

nga 27
22:05 | 01/05/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë...

Aksident gjatë raportimit në Greqi, gazetarët rrëzohen nga shkalla e avionit –

Aksident gjatë raportimit në Greqi, gazetarët rrëzohen nga shkalla e avionit –

nga 27
21:53 | 01/05/2026
0

Një incident i rëndë ndodhi në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së avioni TUI Boeing 737-8, të quajtur “Patra”. Incidenti ndodhi, kur...

Para
Kush do të drejtojë Policinë e Shtetit? Zbulohen kandidatët pas largimit të Prodës –

Kush do të drejtojë Policinë e Shtetit? Zbulohen kandidatët pas largimit të Prodës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U legenos për një karrige! Do ankohem te ndërkombëtarët e PPE –

U legenos për një karrige! Do ankohem te ndërkombëtarët e PPE –

23:23 | 01/05/2026
U legenos për një karrige! Do ankohem te ndërkombëtarët e PPE –

U legenos për një karrige! Do ankohem te ndërkombëtarët e PPE –

23:21 | 01/05/2026
Plagosje me thikë në Vlorë, i riu përfundon në spital –

Plagosje me thikë në Vlorë, i riu përfundon në spital –

22:05 | 01/05/2026
Aksident gjatë raportimit në Greqi, gazetarët rrëzohen nga shkalla e avionit –

Aksident gjatë raportimit në Greqi, gazetarët rrëzohen nga shkalla e avionit –

21:53 | 01/05/2026
6 vite burg për të akuzuarin për vjedhjen e të dhënave online –

6 vite burg për të akuzuarin për vjedhjen e të dhënave online –

21:27 | 01/05/2026

Më Të Lexuarat

  • U legenos për një karrige! Do ankohem te ndërkombëtarët e PPE –
  • U legenos për një karrige! Do ankohem te ndërkombëtarët e PPE –
  • Plagosje me thikë në Vlorë, i riu përfundon në spital –
  • Aksident gjatë raportimit në Greqi, gazetarët rrëzohen nga shkalla e avionit –
  • 6 vite burg për të akuzuarin për vjedhjen e të dhënave online –
  • Super motorët 800 MLN lekë/ Drejtorët e Policisë ikin dhe vijnë, “supermeni” i tenderave mbetet Hysen Vadenja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U legenos për një karrige! Do ankohem te ndërkombëtarët e PPE –
  • U legenos për një karrige! Do ankohem te ndërkombëtarët e PPE –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com