Gjykata e Lartë merret me “fobinë” e Ramës për paraburgimet, gati vendimi unifikues – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjykata e Lartë merret me “fobinë” e Ramës për paraburgimet, gati vendimi unifikues –

12:20 | 10/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

U largua nga banesa disa ditë më parë, 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum –

Ndryshime në zinxhirin komandues në burgun e Fushë-Krujës dhe Durrësit emërohen drejtuesit e rinj (Emrat) –

Ish-presidenti Meta i drejtohet Gjykatës së Posaçme, kërkon kërkon transmetim “live” të procesit në GJKKO –

Goditet një tjetër ‘Call Center’ në Tiranë, arrestohen administratorët dhe procedohen operatorët (Emrat) –

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka nisur procedurën për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar të Kolegjeve të Bashkuara, lidhur me vendimin unifikues të vitit 2011 lidhur me masat e sigurimit personal, veçanërisht për masën “arrest në burg”.

Qëllimi është të sigurohet një praktikë gjyqësore më e njëtrajtshme dhe në përputhje me standardet kushtetuese, ligjore dhe ato të Konventës Evropiane për kufizimin e lirisë personale.

Vendimi është marrë në kuadër të shqyrtimit të një çështjeje penale ndaj shtetasit Begtash Zeneli, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sipas dosjes hetimore, në tetor të vitit 2025 policia e Lezhës gjeti dhe sekuestroi rreth 7.35 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa në banesën dhe ambientet e përdorura nga Zeneli. Pas arrestimit në flagrancë, Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë caktoi masën e sigurimit “arrest në burg”, ndërsa Gjykata e Apelit e ndryshoi vendimin duke vendosur “arrest në shtëpi”. Kundër këtij vendimi, prokuroria paraqiti rekurs në Gjykatën e Lartë.

Gjykata e Lartë vlerëson se zhvillimet ligjore pas vitit 2011, ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale dhe standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut kërkojnë rishqyrtim të disa prej formulimeve të këtij vendimi.

Në veçanti, do të shqyrtohet nëse gjykatat duhet të analizojnë në mënyrë reale masat alternative ndaj “arrestit në burg”, nëse rrezikshmëria mund të bazohet vetëm në natyrën e veprës penale dhe kujt i takon barra e provës për të justifikuar nevojën e kësaj mase.

Ky vendim shënon gjithashtu ushtrimin për herë të parë, të kompetencës së Kryetarit të Gjykatës së Lartë, sipas nenit 438 të Kodit të Procedurës Penale për ndryshimin e pjesshëm të një praktike të njësuar.

Çështja do të shqyrtohet nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në seancën e caktuar më 9 prill 2026.

Kujtojme se Kyproblem është ngritur nga kryemnistri Edi Rama në kuadër të mbrojtjes që PS i ka bërë Belinda Ballukut, ndaj kërkesës së SPAK që kërkon arrestimin e saj.

Kryeministri Edi Rama është shprehur se paraburgimi pa kriter në Shqipëri është një plagë që duhet të marrë fund.

Komentet Rama i bëri në podkastin e tij ‘Flasim’, ku tha se qeveria është e vendosur të ndërhyjë për ta ndryshuar këtë situatë dhe për këtë sipas tij, po punohet edhe me partnerët europianë. “Fobia” e tij dhe e zyrtarë të tjerë ndaj arrestimeve të SPAK, tashme po trajtohet nga Gjykata e Lartë!

Drejtues të opozitës nuk vonuan të kritikonin nismën. Gazmend Bardhi, kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, akuzoi të martën se “Rama po përdor Gjykatën e Lartë për të zhbërë praktikën 15-vjeçare”.

gijotina.com/

 

Të Lidhura

U largua nga banesa disa ditë më parë, 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum –

U largua nga banesa disa ditë më parë, 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum –

nga 27
11:24 | 25/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat, ku një shtetase 73-vjeçare është gjetur pa shenja jete në lumin...

Ndryshime në zinxhirin komandues në burgun e Fushë-Krujës dhe Durrësit emërohen drejtuesit e rinj (Emrat) –

Ndryshime në zinxhirin komandues në burgun e Fushë-Krujës dhe Durrësit emërohen drejtuesit e rinj (Emrat) –

nga 27
10:54 | 25/04/2026
0

Një sërë ndryshimesh kanë ndodhur në zinxhirin e sistemit komandues të disa Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Raportohet se...

Do të jem aty për të zbuluar farsën dhe gënjeshtrat e rrëmbimit tim –

Ish-presidenti Meta i drejtohet Gjykatës së Posaçme, kërkon kërkon transmetim “live” të procesit në GJKKO –

nga 27
10:32 | 25/04/2026
0

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me...

Goditet një tjetër ‘Call Center’ në Tiranë, arrestohen administratorët dhe procedohen operatorët (Emrat) –

Goditet një tjetër ‘Call Center’ në Tiranë, arrestohen administratorët dhe procedohen operatorët (Emrat) –

nga 27
10:22 | 25/04/2026
0

Një tjetër rast i mashtrimit ndërkombëtar përmes bursave fiktive është goditur nga Policia e Shtetit në Tiranë, gjatë një operacioni...

Para
Irani sulmon Shqipërinë, ofensivë kibernetike ndaj administratës së Kuvendit –

Irani sulmon Shqipërinë, ofensivë kibernetike ndaj administratës së Kuvendit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U largua nga banesa disa ditë më parë, 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum –

U largua nga banesa disa ditë më parë, 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum –

11:24 | 25/04/2026
Ndryshime në zinxhirin komandues në burgun e Fushë-Krujës dhe Durrësit emërohen drejtuesit e rinj (Emrat) –

Ndryshime në zinxhirin komandues në burgun e Fushë-Krujës dhe Durrësit emërohen drejtuesit e rinj (Emrat) –

10:54 | 25/04/2026
Do të jem aty për të zbuluar farsën dhe gënjeshtrat e rrëmbimit tim –

Ish-presidenti Meta i drejtohet Gjykatës së Posaçme, kërkon kërkon transmetim “live” të procesit në GJKKO –

10:32 | 25/04/2026
Goditet një tjetër ‘Call Center’ në Tiranë, arrestohen administratorët dhe procedohen operatorët (Emrat) –

Goditet një tjetër ‘Call Center’ në Tiranë, arrestohen administratorët dhe procedohen operatorët (Emrat) –

10:22 | 25/04/2026
Çfarë po ndodh në paraburgimin e Vlorës? Forcat operacionale kontroll të befasishëm –

Çfarë po ndodh në paraburgimin e Vlorës? Forcat operacionale kontroll të befasishëm –

10:10 | 25/04/2026

Më Të Lexuarat

  • U largua nga banesa disa ditë më parë, 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum –
  • Ndryshime në zinxhirin komandues në burgun e Fushë-Krujës dhe Durrësit emërohen drejtuesit e rinj (Emrat) –
  • Ish-presidenti Meta i drejtohet Gjykatës së Posaçme, kërkon kërkon transmetim “live” të procesit në GJKKO –
  • Goditet një tjetër ‘Call Center’ në Tiranë, arrestohen administratorët dhe procedohen operatorët (Emrat) –
  • Çfarë po ndodh në paraburgimin e Vlorës? Forcat operacionale kontroll të befasishëm –
  • Qeveria ia grabit tokën pronarit dhe ia jep kompanisë KAYO –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U largua nga banesa disa ditë më parë, 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum –
  • Ndryshime në zinxhirin komandues në burgun e Fushë-Krujës dhe Durrësit emërohen drejtuesit e rinj (Emrat) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com