Ju po thoni që SPAK ka luajur mendsh? – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ju po thoni që SPAK ka luajur mendsh? –

09:22 | 10/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran –

Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Jurgis Çyrbjan –

Pasi pallati te QSUT u dogj si letër, KKTU i refuzon lejen e ndërtimit kompanisë “Arlis sh.p.k” –

Ka risk, por nuk mund t’i bllokohet baza SHBA –

Partia Socialiste refuzoi dje kërkesën e SPAK ndaj Kuvendit për autorizimin për arrestimin e Belinda Ballukut, e cila tashmë për kryeministrin Rama ka avokatët e saj. Sipas Ballës, vepra penale për të cilën akuzohet Balluku mund edhe të mos përfundojë me dënim me burg. Kreu i grupit të PS u “përplas” edhe me moderatoren Grida Duma gjatë narrativës së tij. Duma e pyeti Ballën nëse dështoi reforma në drejtësi, ndërsa socialisti u përgjigj se vendimi nuk e prek hetimin nga SPAK.

Pjesë nga diskutimi në “Top Story”

Balla: Dëshira e shumë njerëzve është që reforma në drejtësi të dështojë, por shumica, mes tyre edhe PS, duan që reforma të thellojë suksesin e vet. Ajo që kemi bërë publike sot është një vendim i duhur, në momentin e duhur sa i përket respektimit të normës kushtetuese. Zonja Duma, në Republikën e Shqipërisë nuk ka imunitet për askënd. Jemi ndër të pakta vende që e kemi këtë, duhet ta themi që vendet anëtare të BE, në pjesën më të madhe.

Duma: Po fyen inteligjencën.

Balla: Nuk ofendoj inteligjencën e askujt. Kam respekt për ju si gazetare…

Duma: Për ty nuk kam asnjë politikan, po gënjen përtej masës së politikanit normal.

Balla: Nuk ka imunitet për politikanët, për deputetët.

Duma: E çfarë votuat ju, kush e mbron nga arresti zonjën Balluku?

Balla: Mos përfito nga rasti që je nga studio.

Duma: Të kishe ardhur, e kishe ftesën.

Balla: A mund ta vazhdoj arsyetimin? Duhet sqaruar ky moment. Para 3-4 ditësh në parlamentin çek u votua një kërkesë për heqjen e imunitetit të kryeministrit për hetim. Mund të hetohet vetëm nëse nuk do zgjidhet përsëri. Në rastin e koleges Balluku, hetimi nuk preket nga mosdhënia e autorizimit.

Duma: Nuk keni trajtuar sot këtë, keni trajtuar a do t’i jepni të drejtën SPAK.

Balla: Unë po të sqaroj. Më kishte marrë malli të të kisha përballë se e ke lënë dobët grupin.

Duma: Unë jam individi që kam përgjegjësinë për një audiencë më të madhe.

Balla: PS, mos ia qaj hallin ti.

Duma: Mos u shqetëso që po të them do mbash përgjegjësinë.

Balla: Akuza për të cilën, në fund të një procesi, nuk është vepër penale që mund të dënohesh me burg, mund të dënohesh edhe në forma të tjera. Ka një praktikë të konsoliduar në të gjitha rastet. Nuk e di çfarë ka ndodhur, pse SPAK ka kërkuar autorizim për arrestin.

Duma: Këtë leje po diskutojmë.

Balla: Prokuroria është në të drejtën e vet të bëjë hetimin dhe vlerësojmë që kjo kërkesë nuk është bazuar në prova që Balluku po prish prova. Nuk ka asnjë rrezik që mund të arratiset, ka treguar korrektësi dhe mbi të gjitha ajo që kemi thënë sot është i njëjti mesazh që kemi thënë gjithmonë. Balluku betejën do e bëjë vetë me avokatët e vet. Pse PS po mban qëndrim ndryshe? Është hera e parë që gjendemi para një vendimi të tillë për një vepër që mund të mos dënohet me arrest. Akuza duhet të hetohet, por nuk përbën një akuzë të rëndë.

Duma: Pra a mund të thuhet që SPAK ka luajtur mendsh?

Balla: Akuza është për shkelje të barazisë në tendera, për të gjithë të tjerët nuk ka pasur masë paraprake arrest me burg pa pasur vendim gjykate. Kuvendi është në të drejtën e vet që të enjten të mos e japë autorizimin.

Të Lidhura

Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran –

Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran –

nga 27
14:45 | 24/04/2026
0

Çmimet e naftës janë ngjitur në nivelin më të lartë që nga shpallja e armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit, ndërsa...

Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Jurgis Çyrbjan –

Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Jurgis Çyrbjan –

nga 27
14:25 | 24/04/2026
0

Gjykata e Posaçme e Apelit ka konfirmuar vendimin e mëparshëm të shkallës së parë për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, i...

Pasi pallati te QSUT u dogj si letër, KKTU i refuzon lejen e ndërtimit kompanisë “Arlis sh.p.k” –

Pasi pallati te QSUT u dogj si letër, KKTU i refuzon lejen e ndërtimit kompanisë “Arlis sh.p.k” –

nga 27
14:23 | 24/04/2026
0

Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Urbanistikës (KKTU) ka refuzuar sot 26 leje ndërtimi, mes tyre edhe një projekt të kompanisë...

Ka risk, por nuk mund t’i bllokohet baza SHBA –

Ka risk, por nuk mund t’i bllokohet baza SHBA –

nga 27
14:07 | 24/04/2026
0

Sali Berisha, në konferencën me gazetarët, u pyet në lidhje me një deklaratë të kryeministrit Rama dhënë për Politico, i...

Para
Ia bllokoi SPAK, Belinda Balluku kërkon pasaportën në Gjykatën e Lartë, hidhet shorti për rekursin –

Ia bllokoi SPAK, Belinda Balluku kërkon pasaportën në Gjykatën e Lartë, hidhet shorti për rekursin -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran –

Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran –

14:45 | 24/04/2026
Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Jurgis Çyrbjan –

Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Jurgis Çyrbjan –

14:25 | 24/04/2026
Pasi pallati te QSUT u dogj si letër, KKTU i refuzon lejen e ndërtimit kompanisë “Arlis sh.p.k” –

Pasi pallati te QSUT u dogj si letër, KKTU i refuzon lejen e ndërtimit kompanisë “Arlis sh.p.k” –

14:23 | 24/04/2026
Ka risk, por nuk mund t’i bllokohet baza SHBA –

Ka risk, por nuk mund t’i bllokohet baza SHBA –

14:07 | 24/04/2026
80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë –

80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë –

14:01 | 24/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran –
  • Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Jurgis Çyrbjan –
  • Pasi pallati te QSUT u dogj si letër, KKTU i refuzon lejen e ndërtimit kompanisë “Arlis sh.p.k” –
  • Ka risk, por nuk mund t’i bllokohet baza SHBA –
  • 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë –
  • Strumbullari i aferës së AKSHI-t është çifti Rama, kryepeshkaqeni është Armand Frangu –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran –
  • Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Jurgis Çyrbjan –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com