Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë –

15:32 | 09/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Detaje nga protesta e 12 marsit, Berisha njofton orën e grumbullimit –

Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti –

Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve –

Pamje që po komentohen në Skoci, Bajrami i acaruar para hyrjes në tunel –

 

Orikumi turistik ka vuajtur nga papastërtia vitet e fundit. Njerëzit thonë se ka një “amanet” të pashkruar apo mallkim nga ish-kryebashkiaku Ermal Dredha, që qyteza të mos ketë shërbim pastrimi. Tenderin e nisi Ermal Dredha, e vazhdoi Elis Halili dhe përfundoi në duart e Brunilda Mersinit. Më në fund, kontrata shkoi në duart e një kompanie të lidhur me paratë e drogës.

Kështu, në datën 17 shkurt 2026, KPP pasi u bind se kontrata do të firmosej në favor të Luan Kaprit dhe “Gëzimit të Kashtës”, vendosi “solemnisht” heqjen e pezullimit për tenderin e Bashkisë Vlorë.

Më konkretisht, masa bllokuese ishte vendosur nga KPP më 3 shkurt 2026, me objekt “Shërbimi i pastrimit të njësisë Orikum” me fond limit 27,910,435.00 lekë pa TVSH ose 287,085.32 euro pa TVSH.

Ankimues ishte operatori ekonomik “Rej” SHPK, me pronarë Luan Kaprin dhe Gëzim Salillarin.

KPP kishte urdhëruar Bashkinë Vlorë të anulonte vendimin mbi kualifikimin “Korsel” SHPK dhe “Pastrime Silvio” SHPK.

Dhe kështu, nën presionin e KPP, Bashkia Vlorë nuk ka marrë në konsideratë ofertat më të ulëta. Kompania së cilës iu dha kontrata. “REJ shpk” ka ofertën 230 milionë lekë (22,949,485.12 Lekë pa TVSH).

Dhe kështu, nën presionin e KPP, Bashkia Vlorë nuk ka marrë në konsideratë ofertat më të ulëta. Kompania së cilës iu dha kontrata. “REJ shpk” ka ofertën 230 milionë lekë (22,949,485.12 Lekë pa TVSH).

Ndërsa “Pastrime Silvio” shpk dhe KORSEL shpk kishin propozime më konkurruese.

Ky është një nga tenderat që ka zgjatur më shumë në historinë e prokurimeve, që nis me kryebashkiakun Ermal Dredha.

Më 19 qershor 2023 është data e fillimit të kontratës me “Silver” SHPK e firmosur me Ermal Dredhën për 1 vit, për pastrimin e Orikumit. Vlera e kontratës: 28,382,266 lekë.

Më 23 shtator 2024, Ermal Dredha do të hapte tenderin e ri të pastrimit me fond 236 milionë lekë pa TVSH.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Shërbimi i pastrimit të njësisë administrative Orikum”. Procedura ishte “denoncuar” në KPP!

Paradoksalisht, denoncon sipërmarrësi që ka pasur kontratën me Dredhën dhe i linte rrugët e Orikumit në pisllëk. Ai që është përgjegjës për koshat e tejmbushur që nuk largoheshin me javë të tëra nga lagjet e qytetit, për fushën e plehrave që digjej në anë të Orikumit, kërkon ta përsërisë kontratën me Dredhën.

Kështu muajt e tjerë, madje ato më kryesorët gjatë sezonit të plazhit, Orikumi vazhdoi me situatën e rënduar të pastrimit.

Në tetor 2024, firma “Silver” SHPK është ankuar pranë Komisionit të Prokurimeve Publike për tenderin, me argumentin se ka gabime në përllogaritjet e kostove për disa zëra, si dhe janë vendosur kritere që diskriminojnë operatorët.

Firma “Silver” shpk është në pronësinë Linard Balanit. Kujtojmë se ky biznesmen ka firmosur kontratën më 19 qershor 2023 me Ermal Dredhën për pastrimin e Orikumit për afatin 1 vit. Në arkën e Balanit u derdhën 28 382 266 lekë të taksapaguesve të Orikumit, megjithëse situata e pastrimit ishte skandaloze.

Në datë 15 tetor 2024, Komisioni i Prokurimit Publik mori vendimin Nr. 1443/2024, ku vendosur të pranojë pjesërisht ankesën e “Silver” SHPK dhe i kërkoi Dredhës të bëjë disa modifikime  në tender që janë në kundërshtim me ligjin.

Pingpongu mes Bashkisë Vlorë dhe KPP do të vazhdonte deri në qershor 2025!

Gjatë gjithë vitit 2024–2025, Orikumi mbetet pa shërbim të rregullt pastrami për shkak të zvarritjeve dhe procedurave në KPP. Situata e pastrimit rëndohet veçanërisht gjatë sezonit turistik.

Më në fund, KPP merr vendimin “përfundimtar”.

Në qershor 2025, kujtuam se puna pastrimit të Orikumit u zgjidh. Komisioni i Prokurimit Publik kishte shënuar rekord në afatin e shqyrtimit të një çështje: 1 vit zgjati marrja e vendimit përfundimtar për tenderin e Pastrimit të Orikumit! KPP bashkë me Ermal Dredhën e Bashkisë Vlorë, kishin plot 1 vit që e zvarrisnin prokurimin e pastrimit të qytetit turistik. Më në fund ishte marrë vendimi “historik” i KPP: Dredha u lejua të luajë me tenderin.

Ky është vendimi i KPP i datës 27 qershor 2025: Të lejojë autoritetin kontraktor (Ermalin) për vijimin me hapat e mëtejshëm të procedurës së prokurimit “E hapur, mbi kufirin e lartë monetar”, me Nr. REF-16795-08-21-2024, me objekt “Shërbimi i pastrimit të njësisë administrative Orikum”. Një turp i vërtetë! Qyteti ishte në sezon turistik, Dredha vazhdonte bënte letrat e tenderit për pastrimin.

Vendimi i dha mundësi bashkisë të rihapte tenderin.

Në gusht 2025, tenderi rinis, ndërsa fondi limit rritet me +50 milionë lekë. Fondi total arrin rreth 280 milionë lekë.

Ku shkojnë paratë e shtuara për pastrimin e Orikumit? Kjo është tabela e mjeteve që operatori fitues do të përdorë për pastrimin e Orikumit dhe të fshatrave përreth.

Si ka mundësi, që të jepet një fond prej 300 milionë lekësh dhe qyteti të pastrohet me vetëm një makinë? Plehrat qëndrojnë kapicë nëpër kosha derisa t’u vijë radha e grafikut të mjetit të vetëm të pastrimit.

KPP e drejtuar në atë kohë nga Jonaid Myzyri, aktualisht në arrest shtëpiak për korrupsion, ndërsa tani nga zëvendësi i tij Fiorent Zguro, në vend që të urdhërojnë shtimin e mjeteve dhe të personelit, bëhet pjesë e pazareve të tenderit.

Ish-Kryebashkiaku Elis Halili, që zëvendësoi Ermal Dredhën, ka marrë menjëherë në dorë tenderin. Me këtë ndryshim “dore” të pazarit të tenderit, ka edhe situatë të re në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP).

Halili ka preferuar t’ia japë tenderin biznesmenit Fiqiri Allmuca që është pronar i kompanisë “Pastrime Silvio shpk”, ndërsa Fiorent Zguro kërkon ta përmbysë vendimin dhe t’ia japë tenderin Luan Kaprit të firmës “Rej” shpk.

Vetëm një javë pasi ishte ulur në kolltukun e kryetarit të bashkisë, në datën 22.09.2025, bashkia ka zhvilluar procedurën e prokurimit.  Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Shërbimi i pastrimit të njësisë Orikum”, me fond limit 27,910,435 lekë pa TVSH. Në datën 10.10.2025, bashkia ka njoftuar operatorët ekonomikë pjesëmarrës mbi rezultatet e vlerësimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Sic shohim nga kjo odise e tenderit, koha qenka flori për zyrtarët e korruptuar dhe biznesmenët, por jo për Orikumin.

Për të fituar kohë dhe për të futur në lojë kryetaren e të bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini, të zgjedhur në 9 nëntor 2025, kompania “Rej” shpk e dërgon tenderin sërish në duart e KPP-së. Më 3 nëntor 2025 është regjistruar ankesa “Rej”shpk pranë Komisionit të Prokurimit Publik dhe Bashkisë Vlorë.

Në këtë “padi” kundërshtohet kualifikimi i ofertave të paraqitura nga operatori ekonomik “Korsel” SHPK dhe operatori ekonomik “Pastrime Silvio” SHPK. Sipas “padisë” pretendohet se kompanitë e mësipërme nuk kanë kapacitete dhe kanë bërë dekarime të rreme për mjetet që do të angazhojnë në këtë kontratë.

Më datë 13 nëntor 2025, bashkia ka dorëzuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik informacion, dokumentacion si dhe aktin e trajtimit të ankesës së operatorit ekonomik ankimues, në të cilën është vendosur mospranimi i ankesës.

Dhe vendimi i marrë nga KPP më 20 nëntor 2025 është shenjë se pastrimi i Orikumit do të zvarritet sërish.

KPP urdhëron kompaninë “Korsel” shpk të paraqesë dokumentet origjinale. Ndërsa për kompaninë “Pastrime Silvio” shpk nuk është marrë asnjë vendim për momentin. Kjo e linte të hapur pazarin, që do të thoshte humbje kohe për Orikumin. Qyteti do të vazhdonte të vuante shërbimet e këqija të bashkisë Vlorë, megjithëse paguan rregullisht taksa për pastrimin.

Nga kjo odise humbësit janë qytetarët, pasi Orikumi mbeti dy sezone turistike pa shërbim pastrimi.

Fituesit janë pronarët e “Rej” shpk. Njëri pronar I kësaj kompanie është Luan Kapri, vëllai i Eduart Kaprit, kryetar i Bashkisë së Pogradecit 2015-2019. Në shkurt 2025, Eduart Kapri u dënua me kërkesë të SPAK me 1.6 vite burg, për shpërdorim detyre, pasi kishte lejuar kryerjen e punimeve në kundërshtim me ligjin në një pallat 14-katësh të kompanisë së themeluar nga vetë Kapri, që administrohet nga vëllai i tij.

Pronari tjetër është Gëzim Salillari, i cili njihet ndryshe edhe si “Gëzimi i Kashtës”, për shkak të lokalit që kishte në pronësi në plazhin e Durrësit, në zonën e Bllokut të Vilave Qeveritare.

Në vitin 2011, Gëzim Salillari themelon kompaninë e ndërtimit Kliva shpk.

Disa ditë pas themelimit të kompanisë së ndërtimit Kliva, Gëzimi i Kashtës i blen Luan Kaprit 20 % të aksioneve të kompanisë së ndërtimit Rej shpk për 13 milionë lekë, përmes shoqërisë Kliva. Kompania Rej shpk, me kapital 130 mijë euro, është themeluar në vitin 1999 nga Luan Kapri, një bizsmen kontrovers dhe i denoncuar për mashtrim me kontratat publike.

Vetëm gjatë 5 viteve të fundit, kompania Rej, ka përfituar 32 milionë euro nga buxheti i shtetit, përmes tenderave me hije korrupsioni dhe kontratave abuzive, gjithnjë në kundërshtim me ligjin, i cili ndalon që subjeke të ligjit anti-mafia të marrin pjesë në tendera dhe ankande publike.

Gëzim Salillari, sipas autoriteteve italiane, kontrabandonte drogë në qytetin jugor të Barit nga porti i Durrësit në fund të viteve 1990.

I dënuar nga një gjykatë e Barit në vitin 2002 me tetë vjet burg, më vonë i reduktuar në katër, Salillari jetoi i lirë në Shqipëri deri në vitin 2006, kur u arrestua në Durrës me urdhër të Interpolit. Megjithatë, ai iu shmang burgut, falë një vendimi të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë se urdhri i arrestit ishte i paligjshëm me arsyetimin se 294 faqe dokumente të çështjes nga gjykata e Barit nuk ishin përkthyer në shqip.

Ndërkohë, Kapri me Salillarin hapën kompanitë Greengo 2018 dhe Green & Bio Farm dhe morën leje në 2019 dhe 2020 për kultivim kanabisi mjekësor në Maqedoninë e Veriut.

Lejet u hoqën pas bastisjeve të policisë dhe prokurorët në Strugë hapën hetime ndaj dy kompanive, secila për shkelje të rregulloreve dhe prodhim dhe tregti të paligjshme të drogës.

Por shqetësimi më i madh, në rastin e Orikumit është se kompania merr kontratat dhe nuk kryen shërbimin e pastrimit.

Kështu ka ndodhur me Spitalin e Korçës, Ku kapri kërkoi më shumë kohë dhe para për kryerjen e shërbimit. Po kështu me Bashkinë Durrës, ku Kapri e prishi kontratën një vit para kohe, për pastrimin e Sukthit. Gjithashtu, shërbim pa cilësi ka kryer kjo kompani edhe gjatë zbatimit të kontratës për pastrimin e Spitalit të Traumës.

gijotina.com/

 

Të Lidhura

Detaje nga protesta e 12 marsit, Berisha njofton orën e grumbullimit –

Detaje nga protesta e 12 marsit, Berisha njofton orën e grumbullimit –

nga 27
19:30 | 09/03/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Foltoren e kësaj të hëne zbuloi edhe orën e...

Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti –

Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti –

nga 27
18:56 | 09/03/2026
0

Pas derbit të fundit mes Milanit dhe Interit, zyrtarët e AIA dhe ish-gjyqtari Graziano Rocchi dolën në mbrojtje të vendimeve...

Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve –

Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve –

nga 27
18:40 | 09/03/2026
0

Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU), pjesë e OSHEE Group, ka nisur zbatimin e skemave të reja lehtësuese për shlyerjen me...

Pamje që po komentohen në Skoci, Bajrami i acaruar para hyrjes në tunel –

Pamje që po komentohen në Skoci, Bajrami i acaruar para hyrjes në tunel –

nga 27
18:16 | 09/03/2026
0

Rangers u eleminua nga Kupa e Skocisë, pas përballjes me Celtic. Në Ibrox Stadium, vendimtare u treguan penalltitë, ndërsa gjatë...

Para
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit –

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Detaje nga protesta e 12 marsit, Berisha njofton orën e grumbullimit –

Detaje nga protesta e 12 marsit, Berisha njofton orën e grumbullimit –

19:30 | 09/03/2026
Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti –

Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti –

18:56 | 09/03/2026
Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve –

Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve –

18:40 | 09/03/2026
Pamje që po komentohen në Skoci, Bajrami i acaruar para hyrjes në tunel –

Pamje që po komentohen në Skoci, Bajrami i acaruar para hyrjes në tunel –

18:16 | 09/03/2026
Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar –

Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar –

17:24 | 09/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Detaje nga protesta e 12 marsit, Berisha njofton orën e grumbullimit –
  • Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti –
  • Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve –
  • Pamje që po komentohen në Skoci, Bajrami i acaruar para hyrjes në tunel –
  • Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar –
  • Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Detaje nga protesta e 12 marsit, Berisha njofton orën e grumbullimit –
  • Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com