Ja çfarë duhet të bëjë opozita, kurse Berisha… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja çfarë duhet të bëjë opozita, kurse Berisha… –

20:18 | 07/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës! Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë

Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja….. –

Parlamenti çek “mbron” kryeministrin Babiš nga hetimi! Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri? –

Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri? –

Ish-deputeti demokrat Aleksandër Biberaj mendon se opozita shqiptare duhet të bashkohet rreth forcës kryesore, Partisë Demokratike dhe kjo e fundit të hapet dhe të reformohet tërësisht, pasi ndryshe nuk mund të vijë rotacioni dhe rrëzimi i qeverisë.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD vuri theksin tek aktualiteti politik, situata ku ndodhet Shqipëria dhe gjendjen ku e ka çuar qeveria socialiste, duke e kthyer vendin si “dele e zezë e Evropës”.

Por që të arrihet tek qeveria teknike, largimi i pushtetit dhe rotacioni, gjërat themelore janë protestat e fuqishme deri në revolta, hapja e PD-së dhe bashkimi i opozitës, tre faktorë të rëndësishëm politikë, që të përsëritet ajo që ndodhi në vitin 2005.

“Pavarësisht përpjekjeve të Edi Ramës për ta dëmtuar opozitën shqiptare, ajo ndodhet aktualisht në një moment të mirë. Është momenti që të forcohet dhe të reformohet më tej. Shqipëria për shkak të korrupsionit qeverisës tani është delja e zezë e Evropës për shkak të skandaleve dhe aferave korruptive. Ndaj është momenti për çdo shqiptar që t’i bashkohet opozitës me protestat e saj me qëllim rrëzimin e qeverisë. Qëllimi është krijimi i qeverisë teknike apo kujdestare dhe zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Juridikisht Rama pushtetin e ka, 83 mandate, por nuk ka pushtetin moral që i ka rënë. Kurse opozita ka një ngjallje, ka rritur shpresën dhe ka më shumë zë në këtë situatë”, tha ish-ligjvënësi demokrat për emisionin “Kjo javë” në “News 24”.

Për politikanin opozitar, tani është momenti i duhur që të gjithë të bashkohen në një fronte dhe PD-ja është forca më e madhe opozitare që mund të drejtojë këtë mision për rotacion. Biberaj ndau mendimin se shkaku kryesor që PD është në opozitë, është përçarja e opozitës si pasojë e taktikave të Ramës.

“Për hir të së vërtetës opozita shqiptare në Shqipëri është PD, 35 vite parti. Por sigurisht që edhe ajo ka kostot e saj, pasi ka qenë më parë në qeveri. Por duhet të theksoj se pa u bashkuar opozita, është e vështirë që të bëhet rotacion të pushtetit. Dhe për shkak të kësaj përçarje deri tani Rama ka qëndruar në pushtet dhe fal sigurisht manipulimit të zgjedhjeve të fundit, mori edhe mandatin e katërt. Nuk ka zhvillim, ka varfëri, pagat nuk janë rritur, pensionet, rrugët kanë rënë, ka shumë zyrtarë të qeverisë në burg dhe të akuzuar. Gjërat janë të qarta”, u shpreh ai.

Por çfarë mendon Biberaj për gjendjen politike brenda PD-së dhe nëse ka nevojë për një reformism apo garën brenda saj. Ai mendon se reformimi i partisë mund të bëhet edhe nën drejtimin e Berishës, pasi ai i ka mundësitë që ta hapë selinë edhe për intelektualët rebelë.

“PD ka figura plotë, ka intelektualë, edhe pse për hir të së vërtetës intelektualët nga natyra janë rebelë. Sigurisht që ka edhe nevojë për hapjen e PD-së dhe besoj se zoti Berisha do e bëjë të mundur këtë, e ka mundësinë që ta realizojë, me qëllim që të afrohen njerëz të rinj në drejtim, duhet qasje tolerante dhe modern, për të mundësuar edhe rotacionin. Qoftë edhe një këshill i ri Kombëtar, qëllim të jetë rotacioni, siç ndodhi edhe në 2005”, analizoi ish-deputeti.

Për Biberajn, qëllimi kryesor duhet të jetë marrja e pushtetit, protesta dhe bashkimi i opozitës. Por ai vuri theksin se duhet të përshkallëzohej protesta deri në revolta, bllokime portesh dhe aeroportesh.

“Marrja e pushtetit duhet të jetë qëllim në vetvete për të mirën e shqiptarëve, e jo si ego në vetvete apo ambicie personale. Dhe ky reformim mund të vijë edhe duke ndryshuar ata që janë atje, sepse ka nevojë për një reformim të thellë të PD-së, sepse kohëzgjatja kalcifikon. Por që të vish në pushtet duhet të hapesh, është matematikë e thjeshtë. Mendoj se protestat duhet të jenë të fuqishme, duhet të jenë të vazhdueshme, të zgjerohen, në bllokim portesh dhe aeroportesh, ndryshe nuk vjen ndryshimi. E kemi parë, ky qeveris me krimin e organizuar, është bërë delja e zezë jo e Ballkanit, por edhe e Evropës. Duhet të ketë revolta”, sugjeroi politikani.

I pyetur për zgjedhjet brenda PD-së për kryetarin në muajin prill, Biberaj deklaroi:

“Sa i përket zgjedhjeve të PD-së në muajin prill unë mendoj se partia duhet të ketë garë. Me rëndësi është gara, ajo e rigjeneron partinë. Le të jetë edhe Berisha, por me rëndësi ka gara. Ajo çliron energji, duhet të ketë patjetër garë”.

Por sipas Biberajt në PD ka edhe një grup që nuk duan ndryshimin apo hapjen brenda partisë dhe sugjeroi që selia blu të ishte më moderne, pasi intelektualët nuk mungojnë.

“Hapja është një term që duhet aktualizuar. Ka dy arsye që nuk ka ndodhur hapja. Në kuvendin e PD në pranverë është momenti i duhur për të hapur teorikisht dhe praktikisht PD. Intelektualët janë natyrë konformiste në përgjithësi dhe po ti referohemi historikut, jemi i vetmi vend që s’kemi pasur desidencë pas viteve 60. Në PD është krijuar një farë nukli, që megjithë kontributet e tyre duhet të jenë më luajalë dhe më të hapur ndaj konkurrencës. Sepse çfarë ndodh? Ne shqiptarët nuk e pëlqejmë konkurrencën, kemi frikë. Ndaj të hapet PD që të kandidojnë individët që duan me qëllim që të kemi një kryesi tjetër, një Këshill Kombëtar tjetër dhe një lidership tjetër me qëllim të bëhet i mundur rrotacioni. Kemi kolegë aty, bashkëpunojmë jemi në një llogore por e shoh se në momente të caktuara janë më sektarë seç duhet”, vijoi anëtari i Këshillit Kombëtar të PD.

Por ai besonte se partia do ndryshonte dhe do reformohej, ashtu siç ndodhi me KOP-in në vitin 2005.

“Unë gjykoj se Berisha do të marrë gjithë përgjegjësitë e tij për ta bërë të mundur hapjen e PD siç ndodhi në vitet 2004-2005 kur u krijua KOP, Komiteti i Orientimit të Politikave. Krijimi i atij komiteti ishte një ndër shtysat që shqiptarët krijuan besim, u ngjall shpresa dhe u bë i mundur rrotacioni i 2005. I kemi modelet por duhet një qasje më tolerante e moderne. Opozita është e vështirë, mbaj mend në vitet 1997-2005. Mbaj mend që kur u krijua KOP-i ka pasur shumë rezistencë nga PD. Ka qenë ideja e Berishës me sugjerimin e Besnik Mustafaj dhe kemi qenë një grup që i kemi mbështetur. Por dhe brenda PD ka pasur shumë hatërmbetje, me të drejtë se mendonin se ne ndenjëm 8 vjet në opozitë dhe kur vjen puna në pushtet marrin këta të KOP-it”, përfundoi Biberaj.

Të Lidhura

Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës! Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë

Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës! Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë

nga 27
21:06 | 07/03/2026
0

Në fund të janarit 2026, Këshilli Bashkiak i Himarës miratoi krijimin e shoqërisë “Himara Invest” sh.p.k. Sipas dokumentacionit të siguruar...

Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja….. –

Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja….. –

nga 27
20:56 | 07/03/2026
0

Shkarkimi i Belinda Ballukut si zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës me 85 vota në Kuvend prodhoi një nga ato momentet...

Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri? –

Parlamenti çek “mbron” kryeministrin Babiš nga hetimi! Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri? –

nga 27
20:52 | 07/03/2026
0

Parlamenti çek ka refuzuar këtë javë kërkesën e gjykatës për t’i hequr imunitetin kryeministrit Andrej Babiš, duke pezulluar për momentin...

Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri? –

Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri? –

nga 27
20:50 | 07/03/2026
0

Parlamenti çek ka refuzuar këtë javë kërkesën e gjykatës për t’i hequr imunitetin kryeministrit Andrej Babiš, duke pezulluar për momentin...

Para
Dëmtohet lojtari i madh i kombëtares, shtohen hallet për Sylvinhon para Polonisë, ja për kë bëhet fjalë –

Dëmtohet lojtari i madh i kombëtares, shtohen hallet për Sylvinhon para Polonisë, ja për kë bëhet fjalë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës! Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë

Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës! Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë

21:06 | 07/03/2026
Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja….. –

Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja….. –

20:56 | 07/03/2026
Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri? –

Parlamenti çek “mbron” kryeministrin Babiš nga hetimi! Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri? –

20:52 | 07/03/2026
Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri? –

Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri? –

20:50 | 07/03/2026
Dy vrasje në tre muaj! Si u dekorua drejtuesi i policisë i lidhur me grupin e Ines Hajrullës –

Dy vrasje në tre muaj! Si u dekorua drejtuesi i policisë i lidhur me grupin e Ines Hajrullës –

20:46 | 07/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës! Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë
  • Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja….. –
  • Parlamenti çek “mbron” kryeministrin Babiš nga hetimi! Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri? –
  • Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri? –
  • Dy vrasje në tre muaj! Si u dekorua drejtuesi i policisë i lidhur me grupin e Ines Hajrullës –
  • Goditje e forte per Berishen, humb zyrtaren e larte demokrate! Kush është zyrtarja që “braktisi” PD për PS –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës! Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë
  • Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja….. –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com