Arsimi në kolaps! Pedagogët largohen masivisht, degët e mësuesisë drejt zhdukjes – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arsimi në kolaps! Pedagogët largohen masivisht, degët e mësuesisë drejt zhdukjes –

12:14 | 07/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Operacioni i SPAK për grupin e Hajrullës, arrestohet dhe një ish-efektiv në Zvicër, dyshime për dekonspirim –

Operacioni i SPAK për grupin e Hajrullës, arrestohet dhe një ish-efektiv në Zvicër, dyshime për dekonspirim –

Fajin e ka shiu! –

E respektoj vendimin e saj –

Partia Demokratike ka organizuar sot, në Ditën e Mësuesit, një konferencë me Departamentin e Arsimit dhe Shkencës, ku prezent është edhe Kryedemokrati Sali Berisha. Gjatë takimit, Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula theksoi se arsimi në Shqipëri po përballet me një situatë alarmante: emigracion masiv i pedagogëve, mungesë strategjish dhe projekteve për kthimin e të rinjve, kolaps i universiteteve publike dhe rënie e cilësisë në programe dhe akreditime.

Sula theksoi se sistemi arsimor është kthyer në një klimë presioni dhe shantazhi, ku pedagogët dhe studentët po përballen me padrejtësi të pandëshkuara, ndërsa universitetet shqiptare vazhdojnë të mungojnë në çdo rang ndërkombëtar.

Pjesë nga deklarata:

Në buxhetin e 2026-ës nuk ka asnjë strategji dhe asnjë projekt për kthimin e trurit në vend, edhe pse kjo qeveri flet për digitalizim, për ndërkombëtarizim, për investime në arsimin e lartë dhe në arsimin parauniversitar. Këto të dhëna në lidhje me emigrimin, shikoni në kolonën e kuqremtë: Shqipëria vjen, më e gjata është Bosnje-Hercegovina, Palestina dhe ndër to midis tyre është edhe Shqipëria në këtë lartësi të kurbës. Pra, shikoni në çfarë niveli jemi të emigracionit në Shqipëri. Dhe e njëjta gjë do të vijojë edhe në grafikun më pas.

Ndërkohë, do të flas më shumë kolegja ime, zonja e nderuar Dava Marku, për arsimin profesional, por nuk mund të qëndroja pa i përmendur disa prej njollave të zeza të kësaj fushe dhe po ndalem vetëm dy minuta në arsimin e lartë. 2025 u mbyll me një komision dhe me një dalje pompoze të kryeministrit të vendit për rishikimin e ligjit 80/2015, pasi IAL-ve ose universiteteve tona i janë asgjësuar themelet.

Dhe kur them themelet, kam parasysh autonominë universitare, liritë akademike dhe përgjegjësinë, ose konceptimin e arsimit të lartë si të mirë publike dhe përgjegjësi publike. 2026 filloi në janar përsëri me një dalje pak modeste, por propagandistike, duke kujtuar në këtë mes edhe teoricienë të njohur që flasin për dhunën dhe strukturat e dhunës, dhe të diktatit, dhe si manipulohet publiku përmes një recitativi të herëpashershëm dhe të përsëritshëm të kryetarit të shtetit ose të personave të funksioneve të larta.

Përsëri, kryepartiaku Rama na flet për degdisjen e studentëve të Tiranës, për t’i çuar dhe për të thithur ose për t’i zhvendosur në Durrës. Duke krijuar jo vetëm një kolaps dhe një problem shumë të madh me Universitetin e Tiranës, pasi i ka marrë një territor të vetin për Kolegjin e Europës, por duke krijuar mbase dhe fobi dhe panik që ai ka pasur gjithmonë për arsimin e lartë.

Nuk i ka dashur pedagogët, nuk i ka dashur mësuesit, nuk i ka vlerësuar dhe trajtuar kurrë me dinjitet; përkundrazi, i ka shkelur me këmbë. Kujtojmë që në 2018 studentët u ngritën dhe kërkuan të drejtat e tyre; po kështu, zhvillimet e para demokratike në vitet ’90 i morën përpara dhe mbi supe studentët dhe pedagogët.

Asnjë prej universiteteve shqiptare nuk është në ndonjë nga listat e rankimeve ndërkombëtare, dhe ky është një problem i jashtëzakonshëm që nuk thuhet, nuk bëhet me dije dhe nuk bëhet publike. Nuk mund të ketë ndërkombëtarizim nëse nuk ka asnjë universitet të listuar.

Ndërkohë, gjysma e programeve të studimit nuk janë akredituar, dhe akreditimet e programeve të studimit që bëhen janë fiktive dhe klienteliste. Çdo vit të parë, sipas të dhënave zyrtare, regjistrohen 1000 deri në 1500 studentë më pak. Ndërkohë, kuotat e pranimit, pra çfarë kërkojnë universitetet dhe çfarë pranojnë ato, realizohen vetëm 60 deri 65%. 40% nuk realizohen.

Prirja në rritje e maturantëve shkon drejt zgjedhjes së universiteteve jo publike, gjë që flet për forcimin e tyre infrastrukturor, të mësimdhënies, metodikës dhe të kualifikimit të pedagogëve për të thithur më shumë maturantë. Degët e mësuesisë janë thuajse të mbyllura dhe mbahen me 4 deri në 10 studentë, dhe kjo ka prekur tashmë edhe universitetet e kryeqytetit.

Programet e studimit albanologjike janë një dhimbje e madhe; herë pas here krijohen sulme dhe po asgjësohen programet albanologjike, ato që krijojnë dhe mbajnë rrënjët tona identitare, ato që mësuesit përçojnë tek brezi i ri në arsimin parauniversitar. Me dhimbje them se janë drejt zhdukjes disa prej tyre.

Në IAL-të vijnë maturantë prej të cilëve, sipas Bankës Botërore dhe PISA-s, 60% deri 65% e 15-vjeçarëve konsiderohen analfabetë funksionalë, gjë që lidhet me vizionin e shkurtër që sapo pamë. Ndërkohë, një fenomen gjithnjë në rritje është dhuna dhe presioni që po shtohet vazhdimisht në institucionet arsimore të larta, duke u kthyer në struktura patronazhimi, klimë presioni dhe shantazhi, duke përdorur edhe studentët.

Do të doja të kujtoja këtu pushimet nga puna të disa pedagogëve, largimin e tyre pa asnjë bazë ligjore, përjashtimin dhe pushimin nga puna të dekanit të fakultetit, të cilin e kemi bërë publik. Kjo është një klimë presioni që ka qenë edhe më e ashpër sesa ajo para viteve ’90.

Ndërkohë, në Ministrinë e Arsimit vazhdon punën një zonjë që quhet Arta Dollani, e cila duhet të paraqitet në strukturat gjyqësore, pasi ka tjetërsuar pasuritë tona nacionale dhe trashëgiminë kulturore, dhe mbrohet aty. Po ashtu, vazhdon punën një funksionar po kaq i lartë, Erzen Tola, për të cilin KLSH-ja ka sjellë rekomandime për të mos qenë në strukturat përfaqësuese të arsimit kombëtar.

Të Lidhura

Operacioni i SPAK për grupin e Hajrullës, arrestohet dhe një ish-efektiv në Zvicër, dyshime për dekonspirim –

Operacioni i SPAK për grupin e Hajrullës, arrestohet dhe një ish-efektiv në Zvicër, dyshime për dekonspirim –

nga 27
15:02 | 07/03/2026
0

Një tjetër person është arrestuar në kuadër të operacionit të SPAK, të zhvilluar këtë të shtunë në Vlorë, ku u...

14:58 | 07/03/2026
0

Një tjetër person është arrestuar në kuadër të operacionit të SPAK, të zhvilluar këtë të shtunë në Vlorë, ku u...

Fajin e ka shiu! –

Fajin e ka shiu! –

nga 27
14:54 | 07/03/2026
0

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, kanë inspektuar këtë të shtunë rrugën provizore në aksin...

E respektoj vendimin e saj –

E respektoj vendimin e saj –

nga 27
14:36 | 07/03/2026
0

Duke komentuar dorëheqjen e Jola Hysajt nga funksionet në Partinë Demokratike, kreu i PD u shpreh se vendimi i saj...

Para
Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve –

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Operacioni i SPAK për grupin e Hajrullës, arrestohet dhe një ish-efektiv në Zvicër, dyshime për dekonspirim –

Operacioni i SPAK për grupin e Hajrullës, arrestohet dhe një ish-efektiv në Zvicër, dyshime për dekonspirim –

15:02 | 07/03/2026
Operacioni i SPAK për grupin e Hajrullës, arrestohet dhe një ish-efektiv në Zvicër, dyshime për dekonspirim –

Operacioni i SPAK për grupin e Hajrullës, arrestohet dhe një ish-efektiv në Zvicër, dyshime për dekonspirim –

14:58 | 07/03/2026
Fajin e ka shiu! –

Fajin e ka shiu! –

14:54 | 07/03/2026
E respektoj vendimin e saj –

E respektoj vendimin e saj –

14:36 | 07/03/2026
Fajin e ka shiu! –

Fajin e ka shiu! –

14:34 | 07/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Operacioni i SPAK për grupin e Hajrullës, arrestohet dhe një ish-efektiv në Zvicër, dyshime për dekonspirim –
  • Operacioni i SPAK për grupin e Hajrullës, arrestohet dhe një ish-efektiv në Zvicër, dyshime për dekonspirim –
  • Fajin e ka shiu! –
  • E respektoj vendimin e saj –
  • Fajin e ka shiu! –
  • Spiropali nuk e mbronte Ballukun para të huajve, ndaj dhe u shkarkua –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Operacioni i SPAK për grupin e Hajrullës, arrestohet dhe një ish-efektiv në Zvicër, dyshime për dekonspirim –
  • Operacioni i SPAK për grupin e Hajrullës, arrestohet dhe një ish-efektiv në Zvicër, dyshime për dekonspirim –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com