Të rinjtë nuk shohin asnjë mundësi reale për të ndërtuar jetën në Shqipëri – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të rinjtë nuk shohin asnjë mundësi reale për të ndërtuar jetën në Shqipëri –

11:12 | 07/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Spiropali nuk e mbronte Ballukun para të huajve, ndaj dhe u shkarkua –

Akuza për trafik droge dhe grup kriminal, arrestohet një tjetër zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit (Emri) –

Gjyqi ndaj meje është sajesë politike, hetimet nuk kane gjetur asnjë shkelje –

Gjyqi ndaj meje është sajesë politike, hetimet nuk kane gjetur asnjë shkelje –

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale lidhur me krizën e emigrimit të shqiptarëve, duke theksuar se largimi masiv i qytetarëve, veçanërisht i të rinjve, është pasojë e një sistemi ekonomik dhe institucional të manipuluar që nuk shpërblen meritën dhe konkurrencën.

Sipas Tabakut, Shqipëria ndodhet sot në një udhëkryq të dytë historik. Në fillim të viteve ’90 vendi ishte në një udhëkryq për demokracinë dhe integrimin europian, ndërsa sot përballet me një udhëkryq ekonomik që po i detyron qytetarët të largohen sërish masivisht nga vendi.

Duke iu referuar të dhënave të Eurostat, Tabaku theksoi se vetëm gjatë vitit 2024 rreth 44 mijë shqiptarë janë larguar drejt vendeve të Bashkimit Europian, ndërsa në periudhën e pandemisë 2021–2022 vendi ka humbur rreth 180 mijë qytetarë për shkak të emigrimit.

Deputetja e opozitës nënvizoi se fenomeni është veçanërisht alarmant për shkak se rreth 60% e atyre që largohen janë të rinj, të cilët sipas saj nuk shohin mundësi reale për të ndërtuar jetën në Shqipëri.

“Janë të rinjtë që përballen me koston në rritje të jetesës, me çmime që rriten çdo ditë dhe me të ardhura gjithnjë e më të ulëta. Janë të rinjtë mbi të cilët bien taksat më të larta dhe që përballen me mungesë mundësish ekonomike”, u shpreh Tabaku.

Sipas saj, problemi nuk lidhet vetëm me tregues ekonomikë, por me mënyrën se si funksionon sistemi në vend. Tabaku argumentoi se Shqipëria ka sot një sistem që nuk vlerëson meritokracinë dhe garën e ndershme, ndërsa ekonomia është përqendruar në pak duar, duke kufizuar mundësitë për bizneset dhe investimet.

“Ka një ekonomi të kapur në pak duar dhe një mungesë gare që reflektohet në çdo sferë, nga ekonomia te administrata publike. Kjo është arsyeja kryesore pse të rinjtë largohen dhe pse bizneset mbyllen”, theksoi ajo.

Tabaku shtoi se rënia e investimeve dhe ftohja e ekonomisë nuk janë zhvillime të papritura, por rezultat i një ndryshimi strukturor që ka ndodhur ndër vite në modelin ekonomik të vendit.

Në fund të reagimit të saj, deputetja e PD theksoi se zgjidhja kërkon një ndryshim të thellë të sistemit ekonomik dhe të mënyrës së funksionimit të shtetit.

“Këtë duhet të ndryshojmë: një sistem ekonomik që sot është peng i pak duarve dhe që po i detyron shqiptarët, veçanërisht të rinjtë, të largohen nga vendi”, u shpreh Tabaku.

Të Lidhura

Spiropali nuk e mbronte Ballukun para të huajve, ndaj dhe u shkarkua –

Spiropali nuk e mbronte Ballukun para të huajve, ndaj dhe u shkarkua –

nga 27
14:16 | 07/03/2026
0

Duke komentuar zhvillimet e fundit në qeveri dhe largimin e Elisa Spiropalit, kreu i PD, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët,  akuzoi...

Akuza për trafik droge dhe grup kriminal, arrestohet një tjetër zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit (Emri) –

Akuza për trafik droge dhe grup kriminal, arrestohet një tjetër zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit (Emri) –

nga 27
14:00 | 07/03/2026
0

Personi që shikoni në foton e mësipërme është punonjësi i policisë, Rezart Kuci, i cili është arrestuar këtë të shtunë...

Gjyqi ndaj meje është sajesë politike, hetimet nuk kane gjetur asnjë shkelje –

Gjyqi ndaj meje është sajesë politike, hetimet nuk kane gjetur asnjë shkelje –

nga 27
13:58 | 07/03/2026
0

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, gjatë një conference për mediat ka folur për çështjen e Gërdecit, duke theksuar se...

Duhet t’a nisim nga vetja –

Gjyqi ndaj meje është sajesë politike, hetimet nuk kane gjetur asnjë shkelje –

nga 27
13:42 | 07/03/2026
0

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, gjatë një conference për mediat ka folur për çështjen e Gërdecit, duke theksuar se...

Para
Rama e plaku kombin me shpejtësi dramatike, koha për ndryshim –

Të rinjtë nuk shohin asnjë mundësi reale për të ndërtuar jetën në Shqipëri -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Spiropali nuk e mbronte Ballukun para të huajve, ndaj dhe u shkarkua –

Spiropali nuk e mbronte Ballukun para të huajve, ndaj dhe u shkarkua –

14:16 | 07/03/2026
Akuza për trafik droge dhe grup kriminal, arrestohet një tjetër zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit (Emri) –

Akuza për trafik droge dhe grup kriminal, arrestohet një tjetër zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit (Emri) –

14:00 | 07/03/2026
Gjyqi ndaj meje është sajesë politike, hetimet nuk kane gjetur asnjë shkelje –

Gjyqi ndaj meje është sajesë politike, hetimet nuk kane gjetur asnjë shkelje –

13:58 | 07/03/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Gjyqi ndaj meje është sajesë politike, hetimet nuk kane gjetur asnjë shkelje –

13:42 | 07/03/2026
Balluku është figurë e zezë në të gjithë botën –

Balluku është figurë e zezë në të gjithë botën –

13:18 | 07/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Spiropali nuk e mbronte Ballukun para të huajve, ndaj dhe u shkarkua –
  • Akuza për trafik droge dhe grup kriminal, arrestohet një tjetër zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit (Emri) –
  • Gjyqi ndaj meje është sajesë politike, hetimet nuk kane gjetur asnjë shkelje –
  • Gjyqi ndaj meje është sajesë politike, hetimet nuk kane gjetur asnjë shkelje –
  • Balluku është figurë e zezë në të gjithë botën –
  • Përgjysmohet numri i nxënësve, as pushtuesit nuk e shkatërruan këtë vend sa antikombëtari Rama –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Spiropali nuk e mbronte Ballukun para të huajve, ndaj dhe u shkarkua –
  • Akuza për trafik droge dhe grup kriminal, arrestohet një tjetër zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit (Emri) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com