Qumësht i kontaminuar për bebe, AKU vendos gjobë ndaj Rossmann & Lala – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qumësht i kontaminuar për bebe, AKU vendos gjobë ndaj Rossmann & Lala –

18:14 | 05/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran –

Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Jurgis Çyrbjan –

Pasi pallati te QSUT u dogj si letër, KKTU i refuzon lejen e ndërtimit kompanisë “Arlis sh.p.k” –

Ka risk, por nuk mund t’i bllokohet baza SHBA –

Disa ditë pas alarmit se qumështi për fëmijë i prodhuar nga Nestlé rezultoi i kontaminuar me toksinën cereulide, Mbretëria e Bashkuar foli me shifra zyrtare.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar deklaroi se 36 foshnja u sëmurën pasi konsumuan formulën e kontaminuar, ndërsa në Francë ka nisur hetimi për humbjen e jetës së dy foshnjave.

I njëjti produkt, i importuar nga Rossmann & Lala, është tregtuar edhe në Shqipëri, konkretisht në rrjetin e dyqaneve të këtij subjekti.

Sipas burimeve zyrtare nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, sasia totale e qumështit të importuar është 1,878 copë, nga të cilat 462 copë janë rieksportuar në Republikën e Kosovës. Në Shqipëri rezulton se janë bllokuar 836 kuti me qumësht .

Ndërsa sasia e qumështit të kontaminuar e shitur është 580 kuti, secila me peshë 800 gram.Ky alarm nga Bashkimi Evropian zbuloi një problematikë në subjektin Rossmann & Lala në Shqipëri.

Pas kontrolleve të kryera, inspektorët e AKU-së e kanë gjobitur subjektin për dy shkelje: mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë dhe mospërmbushje të përgjegjësive të Operatorëve të Biznesit Ushqimor (OBU).

Mungesa e gjurmueshmërisë cenon rëndë sigurinë ushqimore dhe, në këtë rast, bëhet fjalë për një produkt delikat si ushqimi për foshnja. E thënë më thjesht, nëse një produkt rezulton i pasigurt (p.sh. i kontaminuar apo i skaduar), autoritetet nuk mund ta tërheqin shpejt nga tregu, sepse:

• Nuk dihet në cilat supermarkete ka përfunduar.

• Nuk dihet sa njësi janë shitur.

• Nuk mund të bëhet tërheqje e saktë dhe e menjëhershme.

Për shkak të këtyre shkeljeve, subjekti Rossmann & Lala është gjobitur nga AKU.Në lidhje me këtë çështje, TV Ora News iu drejtua me një kërkesë për informacion edhe subjektit , duke kërkuar një qëndrim zyrtar mbi shkeljet e konstatuara nga AKU.

Rossmann & Lala nuk ka dhënë përgjigje për informacionin e kërkuar, por i ka kërkuar gazetares Alketa Çeku që të vizitojë pikat e shitjes ose zyrën qendrore të subjektit. Duke qenë se interesi parësor mbetet informimi i publikut përmes një qëndrimi zyrtar, kjo ftesë është refuzuar.

Ky rast rikthen në vëmendje se siguria ushqimore nuk është formalitet administrativ, por përgjegjësi direkte ndaj jetës dhe shëndetit të fëmijëve. /Ora news

Të Lidhura

Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran –

Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran –

nga 27
14:45 | 24/04/2026
0

Çmimet e naftës janë ngjitur në nivelin më të lartë që nga shpallja e armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit, ndërsa...

Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Jurgis Çyrbjan –

Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Jurgis Çyrbjan –

nga 27
14:25 | 24/04/2026
0

Gjykata e Posaçme e Apelit ka konfirmuar vendimin e mëparshëm të shkallës së parë për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, i...

Pasi pallati te QSUT u dogj si letër, KKTU i refuzon lejen e ndërtimit kompanisë “Arlis sh.p.k” –

Pasi pallati te QSUT u dogj si letër, KKTU i refuzon lejen e ndërtimit kompanisë “Arlis sh.p.k” –

nga 27
14:23 | 24/04/2026
0

Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Urbanistikës (KKTU) ka refuzuar sot 26 leje ndërtimi, mes tyre edhe një projekt të kompanisë...

Ka risk, por nuk mund t’i bllokohet baza SHBA –

Ka risk, por nuk mund t’i bllokohet baza SHBA –

nga 27
14:07 | 24/04/2026
0

Sali Berisha, në konferencën me gazetarët, u pyet në lidhje me një deklaratë të kryeministrit Rama dhënë për Politico, i...

Para
Bllokohen 1.5 ton çokollata të padeklaruara në Kapshticë –

Bllokohen 1.5 ton çokollata të padeklaruara në Kapshticë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran –

Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran –

14:45 | 24/04/2026
Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Jurgis Çyrbjan –

Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Jurgis Çyrbjan –

14:25 | 24/04/2026
Pasi pallati te QSUT u dogj si letër, KKTU i refuzon lejen e ndërtimit kompanisë “Arlis sh.p.k” –

Pasi pallati te QSUT u dogj si letër, KKTU i refuzon lejen e ndërtimit kompanisë “Arlis sh.p.k” –

14:23 | 24/04/2026
Ka risk, por nuk mund t’i bllokohet baza SHBA –

Ka risk, por nuk mund t’i bllokohet baza SHBA –

14:07 | 24/04/2026
80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë –

80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë –

14:01 | 24/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran –
  • Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Jurgis Çyrbjan –
  • Pasi pallati te QSUT u dogj si letër, KKTU i refuzon lejen e ndërtimit kompanisë “Arlis sh.p.k” –
  • Ka risk, por nuk mund t’i bllokohet baza SHBA –
  • 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë –
  • Strumbullari i aferës së AKSHI-t është çifti Rama, kryepeshkaqeni është Armand Frangu –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran –
  • Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Jurgis Çyrbjan –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com