Një përleshje me pasojë një person të plagosur ka ndodhur në qytetin e Pogradecit.
Burimet pranë policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes tre personave ku i plagosur mbeti I.B., 52 vjeç, i cili mori lëndime në trup.
Mësohet se fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autoritetet arrestuan 34-vjeçarin me iniciale E.Ç.
Gjatë kontrollit fizik të autorit të dyshuar, policia gjeti dhe sekuestroi një thikë si dhe një send të mprehtë (gërshërë), të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.








