Europa e tronditur me Shqipërinë, propaganda e Ramës nuk e mbulon dot realitetin – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Europa e tronditur me Shqipërinë, propaganda e Ramës nuk e mbulon dot realitetin –

10:46 | 04/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

‘Rregullorja e Kuvendit nuk është Statuti i PS’ që ndryshon çdo muaj’, Bardhi: Kjo është dhunë… –

Ndahet nga jeta Tomorr Dosti, ish-deputet dhe ish-nënkryetar i Partisë Demokratike –

Ndahet nga jeta Tomorr Dosti, ish-deputet dhe ish-nënkryetar i Partisë Demokratike –

‘Të pezullohen taksat mbi karburantet’, deputeti Blushi prezanton nismën e Partisë së Lirisë –

Deputetja demokrate, Albana Vokshi, ka akuzuar Edi Ramën, duke deklaruar se propaganda qeveritare nuk mund të mbulojë realitetin, që sipas saj, është përkeqësuar ndjeshëm në aspektin e demokracisë dhe shtetit ligjor.

Vokshi u shpreh se “makineria e stërmadhe e propagandës” e Ramës financohet sipas saj nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, duke ndikuar që një pjesë e ndërkombëtarëve të mos e njohin situatën reale në vend.

Vokshi deklaroi ndër të tjera se gjatë një misioni të EPP-së, i përbërë nga rreth 30 anëtarë nga 20 shtete, situata në Shqipëri është cilësuar si “shokuese” nga shumica e pjesëmarrësve, duke përmendur krimin e organizuar, përfshirjen e tij në zgjedhje, narko-ekonominë, korrupsionin dhe kontrollin mbi median e shoqërinë civile.

“Unë mendoj që edhe propaganda mund të funksionojë deri diku, por nuk mund të mbulojë pafundësisht situatën reale në Shqipëri. Pra makineria e stërmadhe e propagandës së Edi Ramës, që furnizohet në mënyrë të vazhdueshme nga para, të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, ka bërë që një pjesë e miqve, një pjesë e evropianëve, një pjesë e ndërkombëtarëve, mos të njohin situatën reale në Shqipëri. Por, për shkak edhe të punës intensive të Partisë Demokratike, të kolegëve të mi në Partinë Demokratike, timen, bëmë të mundur që të paktën vitin e fundit ne të mund t’ia shpjegojmë, së pari partive si motra, formacioneve politike të qendrës së djathtë dhe të EPP-së, ku ne bëjmë pjesë, të CDI-së, të IDU-së ku mund të përmend faktin që në EPP janë 14 kryeministra.

Pra, nuk kemi të bëjmë vetëm me parti anëtare të EPP-së, por parti në pushtet, apo edhe parti të tjera që janë anëtare të EPP-së apo të CDI-së apo të IDU-së, që janë ose parti në pushtet ose në koalicione qeverisëse. Pra, puna që ne kemi bërë ka qenë intensive dhe kemi informuar pra, si formacionet politike të qendrës së djathtë dhe të djathtë, të cilat kanë rezultuar në shtatë rezoluta ku përmenden të gjitha problematikat.

Kemi informuar dhe riinformuar dhe kancelaritë e ndryshme dhe parlamentet e vendeve të ndryshme. Kjo ka bërë që tashmë një pjesë e mirë ta njohin Edi Ramën. Ta njohin si autokrat, jo si kryeministër që vesh atlete të bardha, si atë që pretendon që është sportist, artist e tjerë e tjerë. Po ta njohin për atë çka është në të vërtetë. Atë që i thotë llafe të bukura, apo atë që duan të dëgjojnë evropianët apo ndërkombëtarët, dhe që është një autokrat që shkel të drejtat në mënyrë të vazhdueshme, të drejtat e qytetarëve të tij.

Misioni i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, e bëri shumë të qartë. E tha shumë qartë kreu i delegacionit, zoti McAllister, i cili në fakt u referua dhe në, publikimin e fundit për korrupsionin në Shqipëri, ku korrupsioni është ulur me 11 vende vetëm në një vit. Si dhe përmendi që  imuniteti, drejtësia, janë vija të kuqe, të cilat Edi Rama nuk mund t’i kalojë. Rivendosja e shtetit ligjor dhe rikthimi në demokraci, janë kritere, janë kushte pa të cilat Shqipëria nuk bën dot hapa përpara në mbylljen e kapitujve, pra në procesin e në procesin e integrimit.  I dëgjuat në vetë të parë të gjitha shqetësimet. Kapja e shtetit nga krimi i organizuar, korrupsioni, zgjedhje jo të lira dhe të ndershme. Pra, i dëgjuat dhe vetë nga kreu i misionit të EPP-së, të gjitha shqetësimet që ishin prezantuar. Media e kontrolluar, shoqëria civile e kontrolluar. Pra, ju i dëgjuat vetë nga kreu i misionit të EPP-së të gjitha, një pjesë të shqetësimeve të ndara në shumë takime intensive që misioni i EPP-së, i përbërë nga 30 anëtarë, që vinin nga 20 shtete të ndryshme, ishin, prezantuar pra, përgjatë gjithë ditës. Të them një, element.  Mbas Shqipërisë, misioni i EPP-së, vajti në Mal të Zi. Sepse partia në pushtet, e kryeministrit aktual në Malin e Zi, ka bërë një aplikim për të qenë anëtare e EPP-së.  Sipas praktikës që ka EPP-ja, një ky mision vajti, bëri takime në Mal të Zi dhe në përfundim patëm një drekë konkluzionesh, të gjithë misionit. Vetëm misioni jonë, pra, ku u bë një përmbledhje e konkluzioneve të vizitës në Shqipëri dhe të vizitës në Mal të Zi.

Pothuajse 90% e anëtarëve të misionit kanë përmendur fjalën shokuese kur flitej për Shqipërinë.

Por në konkluzionet e misionit u nda situata në Shqipëri, shokuese, për krimin, për përfshirjen e krimit në zgjedhje, për për narko, për narko-ekonominë, për korrupsionin, për mosfunksionimin e shtetit ligjor, për hapa pas të demokracisë, për kapjen e mediave dhe kontrollin e e shoqërisë civile. Ndërkohë që u evidentua që Mali i Zi vërtet ka bërë hapa përsa i përket, qoftë mbylljes së kapitujve dhe parashikoni që në fund të vitit të mbyllin një pjesë shumë të mirë të kapitujve dhe në 2028-ën t’i mbyllnin të gjitha kapitujt dhe të pranoheshin pra, me të drejta të plota në Bashkimin Europian.

Në ndërkohë që për të gjithë ishte situatë shokuese”- ka deklaruar Vokshi.

Të Lidhura

Bardhi shpërthen: “Hajdutët në burg, jo në Qeveri” – kërkon dorëzimin e Ballukut dhe Agasit

‘Rregullorja e Kuvendit nuk është Statuti i PS’ që ndryshon çdo muaj’, Bardhi: Kjo është dhunë… –

nga 27
12:54 | 04/03/2026
0

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me ndryshimet e njëanshme të lajmëruara nga mazhoranca...

Ndahet nga jeta Tomorr Dosti, ish-deputet dhe ish-nënkryetar i Partisë Demokratike –

Ndahet nga jeta Tomorr Dosti, ish-deputet dhe ish-nënkryetar i Partisë Demokratike –

nga 27
12:50 | 04/03/2026
0

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike në dy legjislatura, Tomor Dosti. Dosti ishte edhe nënkryetar i...

Ndahet nga jeta Tomorr Dosti, ish-deputet dhe ish-nënkryetar i Partisë Demokratike –

Ndahet nga jeta Tomorr Dosti, ish-deputet dhe ish-nënkryetar i Partisë Demokratike –

nga 27
12:34 | 04/03/2026
0

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike në dy legjislatura, Tomor Dosti. Dosti ishte edhe nënkryetar i...

‘Të pezullohen taksat mbi karburantet’, deputeti Blushi prezanton nismën e Partisë së Lirisë –

‘Të pezullohen taksat mbi karburantet’, deputeti Blushi prezanton nismën e Partisë së Lirisë –

nga 27
12:26 | 04/03/2026
0

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj që synon...

Para
Aksident në autostradën Fier-Vlorë, dalin nga rruga dy makina –

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, dalin nga rruga dy makina -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Bardhi shpërthen: “Hajdutët në burg, jo në Qeveri” – kërkon dorëzimin e Ballukut dhe Agasit

‘Rregullorja e Kuvendit nuk është Statuti i PS’ që ndryshon çdo muaj’, Bardhi: Kjo është dhunë… –

12:54 | 04/03/2026
Ndahet nga jeta Tomorr Dosti, ish-deputet dhe ish-nënkryetar i Partisë Demokratike –

Ndahet nga jeta Tomorr Dosti, ish-deputet dhe ish-nënkryetar i Partisë Demokratike –

12:50 | 04/03/2026
Ndahet nga jeta Tomorr Dosti, ish-deputet dhe ish-nënkryetar i Partisë Demokratike –

Ndahet nga jeta Tomorr Dosti, ish-deputet dhe ish-nënkryetar i Partisë Demokratike –

12:34 | 04/03/2026
‘Të pezullohen taksat mbi karburantet’, deputeti Blushi prezanton nismën e Partisë së Lirisë –

‘Të pezullohen taksat mbi karburantet’, deputeti Blushi prezanton nismën e Partisë së Lirisë –

12:26 | 04/03/2026
Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen –

Abuzim i pastër në kurriz të qytetarëve –

12:12 | 04/03/2026

Më Të Lexuarat

  • ‘Rregullorja e Kuvendit nuk është Statuti i PS’ që ndryshon çdo muaj’, Bardhi: Kjo është dhunë… –
  • Ndahet nga jeta Tomorr Dosti, ish-deputet dhe ish-nënkryetar i Partisë Demokratike –
  • Ndahet nga jeta Tomorr Dosti, ish-deputet dhe ish-nënkryetar i Partisë Demokratike –
  • ‘Të pezullohen taksat mbi karburantet’, deputeti Blushi prezanton nismën e Partisë së Lirisë –
  • Abuzim i pastër në kurriz të qytetarëve –
  • Abuzim i pastër në kurriz të qytetarëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • ‘Rregullorja e Kuvendit nuk është Statuti i PS’ që ndryshon çdo muaj’, Bardhi: Kjo është dhunë… –
  • Ndahet nga jeta Tomorr Dosti, ish-deputet dhe ish-nënkryetar i Partisë Demokratike –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com