Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët! Ngrijnë rezervimet për pushime – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët! Ngrijnë rezervimet për pushime –

08:50 | 04/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, njëri përfundon anës rrugës dhe tjetri në kanal –

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, dalin nga rruga dy makina –

Europa e tronditur me Shqipërinë, propaganda e Ramës nuk e mbulon dot realitetin –

U ndihmua nga tre persona –

Përshkallëzimi i konfliktit mes Izrael dhe Iran po reflektohet drejtpërdrejt edhe në tregun shqiptar të turizmit. Ndryshe nga anulimet masive që raportohen në disa vende europiane, në Shqipëri fenomeni është më i heshtur por po aq i ndjeshëm. Operatorët turistikë raportojnë se rezervimet e reja për Turqinë janë ngrirë.

Agjencitë turistike raportojnë se, megjithëse deri në fund të marsit ishin aktive ofertat “early booking” për sezonin veror, ritmi i prenotimeve ka rënë ndjeshëm ditët e fundit. Paketat janë ende në shitje, çmimet promocionale nuk janë tërhequr, por klientët hezitojnë të konfirmojnë. “Nuk kemi valë anulimesh, por nuk kemi as rezervime të reja”, bëjnë me dije operatorët nga Ilirida Travel and Tours.

Në të njëjtën kohë, familjet që kanë rezervuar në janar dhe shkurt po telefonojnë për t’u interesuar nëse situata e sigurisë mund të prekë Turqinë dhe, nëse konflikti përshkallëzohet, nëse do të kenë mundësi rimbursimi.

Në këto ditë, sipas informacioneve të marra nga agjencia Zenith Travel dhe Hima Travel, pyetja më e shpeshtë nuk është më për hotelin apo shërbimin, por për garancinë e kthimit të parave në rast anulimi për arsye sigurie.

Nëse tensionet zgjasin, agjencitë mund të shohin zhvendosje të kërkesës drejt destinacioneve të konsideruara më të sigurta si Spanja, Italia apo Greqia.

Turqia ka qenë prej vitesh zgjedhja kryesore e pushimeve familjare për shqiptarët. Destinacione si Antalia, Bodrumi apo Belek janë kthyer në produkte standarde të paketave verore, falë kombinimit të çmimeve konkurruese, formulës “all inclusive” dhe fluturimeve direkte nga Tirana me chartera. Për shumë familje, pushimet verore jashtë vendit janë sinonim i Turqisë, veçanërisht për segmentin me fëmijë.

Sipas të dhënave të mëparshme të tregut, Turqia renditet ndër destinacionet më të shitura nga agjencitë shqiptare për periudhën qershor–shtator, me mijëra paketa të kontraktuara çdo vit. Oferta e hershme zakonisht nis që në dhjetor–janar dhe kulmon deri në fund të marsit, periudhë kur tradicionalisht sigurohet një pjesë e konsiderueshme e volumit sezonal.

Ekspertët e turizmit thonë se perceptimi i rrezikut ka ndikim të menjëhershëm në vendimmarrjen e konsumatorit, edhe kur destinacioni nuk është drejtpërdrejt zonë konflikti.

Gjeografia e rajonit, lajmet për tensione ushtarake dhe pasiguria për hapësirat ajrore mjaftojnë për të shtyrë familjet të presin. Në praktikë, kjo përkthehet në shtyrje vendimi, jo domosdoshmërisht në anulim.

Nëse situata stabilizohet brenda javëve të ardhshme, operatorët presin që rezervimet të rifillojnë me ritëm më të shpejtë, ndoshta edhe me zhvendosje drejt muajve më të vonë të sezonit. Por nëse tensionet zgjasin, ngrirja e tanishme mund të kthehet në rënie reale të shitjeve, duke detyruar agjencitë të rishikojnë kontratat dhe strategjitë e çmimeve.

Përveç Turqisë, pasiguria e krijuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Iranit mund të ndikojë edhe destinacione të tjera që shqiptarët i zgjedhin për pushime apo ‘city break’ në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut.

Emiratet e Bashkuara Arabe, veçanërisht Dubai dhe Abu Dhabi, Egjipti me resortet e Detit të Kuq, si dhe Jordania, janë ndër tregjet që do të ndiejnë efektin e shtyrjes së vendimeve për prenotime të reja, edhe kur nuk janë zona konflikti./Monitor.al

Të Lidhura

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, dalin nga rruga dy makina –

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, njëri përfundon anës rrugës dhe tjetri në kanal –

nga 27
11:10 | 04/03/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 10:00 në autostradën që lidh Fierin me Vlorën, pranë fshatit Panaja. Në aksident...

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, dalin nga rruga dy makina –

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, dalin nga rruga dy makina –

nga 27
10:54 | 04/03/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 10:00 në autostradën që lidh Fierin me Vlorën, pranë fshatit Panaja. Në aksident...

Europa e tronditur me Shqipërinë, propaganda e Ramës nuk e mbulon dot realitetin –

Europa e tronditur me Shqipërinë, propaganda e Ramës nuk e mbulon dot realitetin –

nga 27
10:46 | 04/03/2026
0

Deputetja demokrate, Albana Vokshi, ka akuzuar Edi Ramën, duke deklaruar se propaganda qeveritare nuk mund të mbulojë realitetin, që sipas saj,...

U ndihmua nga tre persona –

U ndihmua nga tre persona –

nga 27
10:24 | 04/03/2026
0

Drejtori i Mjedisit në IKMT, Klesti Çela është shpallur në kërkim pasi dhunoi në zyrë me qytën e pistoletës Fatmir...

Para
Ish-ministri socialist i Financave rrëzon rivlerësimin e pronës: Është politikë grabitëse –

Ish-ministri socialist i Financave rrëzon rivlerësimin e pronës: Është politikë grabitëse -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, dalin nga rruga dy makina –

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, njëri përfundon anës rrugës dhe tjetri në kanal –

11:10 | 04/03/2026
Aksident në autostradën Fier-Vlorë, dalin nga rruga dy makina –

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, dalin nga rruga dy makina –

10:54 | 04/03/2026
Europa e tronditur me Shqipërinë, propaganda e Ramës nuk e mbulon dot realitetin –

Europa e tronditur me Shqipërinë, propaganda e Ramës nuk e mbulon dot realitetin –

10:46 | 04/03/2026
U ndihmua nga tre persona –

U ndihmua nga tre persona –

10:24 | 04/03/2026
U ndihmua nga tre persona –

U ndihmua nga tre persona –

10:20 | 04/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident në autostradën Fier-Vlorë, njëri përfundon anës rrugës dhe tjetri në kanal –
  • Aksident në autostradën Fier-Vlorë, dalin nga rruga dy makina –
  • Europa e tronditur me Shqipërinë, propaganda e Ramës nuk e mbulon dot realitetin –
  • U ndihmua nga tre persona –
  • U ndihmua nga tre persona –
  • Imuniteti i Ballukut nuk futet në rendin e ditës në kuvend, Rama synon të djegë afatet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident në autostradën Fier-Vlorë, njëri përfundon anës rrugës dhe tjetri në kanal –
  • Aksident në autostradën Fier-Vlorë, dalin nga rruga dy makina –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com