Do të ishte figura ideale – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Do të ishte figura ideale –

16:57 | 01/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Tensione në Gjirin Persik, TIA ndalon përkohësisht fluturimet për Tel Aviv dhe Dubai, ‘TIA’ pezullon fluturimet drejt Tel Avivit dhe Dubait –

Lezhë/ Drejtuesit bien për kanabis e kazino, por një emër del i paprekur –

Jam mirë, shpresoj që paqja të vijë sa më shpejt –

M. United fiton me përmbysje ndaj Palace, kërcen në vendin e tretë –

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ka thënë të dielën se beson që Murat Jashari – nga familja e heroit Adem Jashari – do të ishte figura ideale për pozitën e presidentit dhe nëse për partitë politike në Kosovë ka qenë e pamundshme të gjendet një figurë unifikuese për këtë pozitë, atëherë pajtohet që secila parti të ketë kandidatin e vet për president në Kuvend.

Murat Jashari, djali i Rifat Jasharit, vëllait të Adem Jasharit, dhe anëtarë tjerë të familjes, e kanë bërë të qartë më herët gjatë javës se nuk kanë ambicie për pozitën e presidentit, dhe një pozitë të tillë do ta shqyrtonin vetëm një rast të ndonjë gjendjeje të jashtëzakonshme apo lufte civile.

Kurti e ka përmendur se marrë për bazë situatën aktuale gjeopolitike në botë, ai beson se vendit i duhet “një figurë që u bën ballë shtrëngatave” me të cilat përballet shteti, prandaj sipas tij, Murat Jashari “do të ishte zgjedhja e duhur në momentin e duhur” dhe vazhdon të mbetet rasti ideal.

“Bindja ime ka qenë dhe vazhdon të mbetet se një figurë, profesor e personalitet sikurse Murat Jashari, do të gëzonte mbështetje gjithëpartiake, do të ishte nder për republikën, stabilitet për institucionin dhe siguri për kombin. Rrethanat gjeopolitike, lufta në Ukrainë, konflikti SHBA-Iran dhe tensionet në Lindjen e Afërt dhe të Mesme, si dhe kërcënimet e njëpasnjëshme nga Serbia, përfshirë agresionin terrorist në Banjskë, sulmin kinetik në kanalin e Ibër-Lepencit, dhe kërcënimet e përditshme nga fqinji ynë verior kërkojnë një moment reflektimi”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.

Presidentja aktuale, Vjosa Osmani ka thënë se e dëshiron edhe një mandat, mirëpo LVV-ja, e cila e pati kandiduar për mandatin e parë, tani nuk e përmend emrin saj.

Edhe partitë opozitare duket se nuk kanë votë për të, meqë me raste e kanë kritikuar për njëanshmëri në të mirë të partisë së Kurtit.

Nëse nuk arrijmë të gjejmë një figurë unifikuese që siguron mbështetjen e të paktën 80 deputetëve, atëherë një nga opsionet e mbetura është që secila parti të propozojë kandidatin e vet për president dhe të gjithë t’i nënshtrohen garës brenda Kuvendit. Në fund do të fitojë ai ose ajo që arrin të marrë mbështetjen e deputetëve nga tri rundet, siç e kërkon Kushetuta në procedurën e saj”, ka thënë Kurti.

Ai e ka bërë këtë deklaratë teksa e ka komentuar ofertën që i ka bërë një ditë më parë Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës që emri i presidentit të propozohet nga partia që udhëheq ai.

Për të propozuar një kandidat për president duhet siguruar 30 nënshkrime deputetësh, ndërsa LVV-ja, e vetme, i ka 57 sosh. Të gjitha partitë tjera i kanë më pak se 30 deputetë.

Për zgjedhjen e kandidatit nevojiten të paktën 80 vota në njërin nga dy rundet e para, ose 61 në të tretin, prej 120 votave në total.

Kurti ka paralajmëruar se të hënën do të diskutojë sërish për këtë çështje me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

“Bindja ime ka qenë dhe vazhdon të mbetet se një figurë, profesor e personalitet sikurse Murat Jashari, do të gëzonte mbështetje gjithëpartiake, do të ishte nder për republikën, stabilitet për institucionin dhe siguri për kombin. Rrethanat gjeopolitike, lufta në Ukrainë, konflikti SHBA-Iran dhe tensionet në Lindjen e Afërt dhe të Mesme, si dhe kërcënimet e njëpasnjëshme nga Serbia, përfshirë agresionin terrorist në Banjskë, sulmin kinetik në kanalin e Ibër-Lepencit, dhe kërcënimet e përditshme nga fqinji ynë verior kërkojnë një moment reflektimi”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.

Presidentja aktuale, Vjosa Osmani ka thënë se e dëshiron edhe një mandat, mirëpo LVV-ja, e cila e pati kandiduar për mandatin e parë, tani nuk e përmend emrin saj.

Edhe partitë opozitare duket se nuk kanë votë për të, meqë me raste e kanë kritikuar për njëanshmëri në të mirë të partisë së Kurtit.

“Nëse nuk arrijmë të gjejmë një figurë unifikuese që siguron mbështetjen e të paktën 80 deputetëve, atëherë një nga opsionet e mbetura është që secila parti të propozojë kandidatin e vet për president dhe të gjithë t’i nënshtrohen garës brenda Kuvendit. Në fund do të fitojë ai ose ajo që arrin të marrë mbështetjen e deputetëve nga tri rundet, siç e kërkon Kushetuta në procedurën e saj”, ka thënë Kurti.

Ai e ka bërë këtë deklaratë teksa e ka komentuar ofertën që i ka bërë një ditë më parë Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës që emri i presidentit të propozohet nga partia që udhëheq ai.

Për të propozuar një kandidat për president duhet siguruar 30 nënshkrime deputetësh, ndërsa LVV-ja, e vetme, i ka 57 sosh. Të gjitha partitë tjera i kanë më pak se 30 deputetë.

Për zgjedhjen e kandidatit nevojiten të paktën 80 vota në njërin nga dy rundet e para, ose 61 në të tretin, prej 120 votave në total.

Kurti ka paralajmëruar se të hënën do të diskutojë sërish për këtë çështje me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

“Nëse subjektet pajtohen që ky të jetë rrugëtimi, pra garë e hapur, ku secili subjekt e ka kandidatin apo kandidaten për president, atëherë edhe ne pajtohemi me këtë qasje dhe LVV-ja do ta ketë kandidatin e saj për president”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Ndonëse Hamza i ka bërë ofertë Kurtit që kandidimin ta bëjë partia e tij, ai nuk e ka përmendur ndonjë emër konkret.

Pozita e presidentit në Kosovë është kryesisht ceremoniale – për shkak se vendi është republikë parlamentare – dhe prej një presidenti kërkohet të jetë figurë unifikuese mes partive politike.

Më herët gjatë javës, Arsim Bajrami, ish-ministër i Administratës Publike dhe i Arsimit, ka shprehur gatishmërinë për t’u bërë president.

Njëjtë, gatishmëri ka shprehur javë më parë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, mirëpo partitë tjera nuk i kanë dhënë mbështetje.

Nëse vendi dështon që të finalizojë këtë proces me kohë, atëherë përballet me zgjedhje të parakohshme parlamentare, pa i bërë ende një muaj prej kur u bë me Qeveri të re.

Organizata të shoqërisë civile kanë bërë thirrje që një proces i tillë të shmanget, duke kërkuar që interesi qytetar të vendoset para atij partiak./ REL

Të Lidhura

Tensione në Gjirin Persik, TIA ndalon përkohësisht fluturimet për Tel Aviv dhe Dubai, ‘TIA’ pezullon fluturimet drejt Tel Avivit dhe Dubait –

Tensione në Gjirin Persik, TIA ndalon përkohësisht fluturimet për Tel Aviv dhe Dubai, ‘TIA’ pezullon fluturimet drejt Tel Avivit dhe Dubait –

nga 27
19:37 | 01/03/2026
0

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka pezulluar të gjitha fluturimet drejt Tel Aviv-it dhe Dubai-t. Shkak i pezullimit është bërë situata...

Lezhë/ Drejtuesit bien për kanabis e kazino, por një emër del i paprekur –

Lezhë/ Drejtuesit bien për kanabis e kazino, por një emër del i paprekur –

nga 27
19:15 | 01/03/2026
0

Ditën e djeshme Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka marë masa disiplinore ndaj ish-drejtuesve të Policisë së...

Jam mirë, shpresoj që paqja të vijë sa më shpejt –

Jam mirë, shpresoj që paqja të vijë sa më shpejt –

nga 27
19:01 | 01/03/2026
0

Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit është përshkallëzuar. Futbolli është në plan të dytë në Iran dhe...

M. United fiton me përmbysje ndaj Palace, kërcen në vendin e tretë –

M. United fiton me përmbysje ndaj Palace, kërcen në vendin e tretë –

nga 27
18:23 | 01/03/2026
0

Manchester United mund me përmbysje 2-1 skuadrën e Crystal Palace. Mysafirët shënuan të parët me Maxence Lacroix në minutën e...

Para
Vriten 3 ushtarë amerikanë gjatë operacionit në Iran –

Vriten 3 ushtarë amerikanë gjatë operacionit në Iran -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tensione në Gjirin Persik, TIA ndalon përkohësisht fluturimet për Tel Aviv dhe Dubai, ‘TIA’ pezullon fluturimet drejt Tel Avivit dhe Dubait –

Tensione në Gjirin Persik, TIA ndalon përkohësisht fluturimet për Tel Aviv dhe Dubai, ‘TIA’ pezullon fluturimet drejt Tel Avivit dhe Dubait –

19:37 | 01/03/2026
Lezhë/ Drejtuesit bien për kanabis e kazino, por një emër del i paprekur –

Lezhë/ Drejtuesit bien për kanabis e kazino, por një emër del i paprekur –

19:15 | 01/03/2026
Jam mirë, shpresoj që paqja të vijë sa më shpejt –

Jam mirë, shpresoj që paqja të vijë sa më shpejt –

19:01 | 01/03/2026
M. United fiton me përmbysje ndaj Palace, kërcen në vendin e tretë –

M. United fiton me përmbysje ndaj Palace, kërcen në vendin e tretë –

18:23 | 01/03/2026
Ndërhyrje për karton të kuq ndaj Gjimshitit, sulmuesi i Sassuolos ngatërron sport –

Ndërhyrje për karton të kuq ndaj Gjimshitit, sulmuesi i Sassuolos ngatërron sport –

18:11 | 01/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Tensione në Gjirin Persik, TIA ndalon përkohësisht fluturimet për Tel Aviv dhe Dubai, ‘TIA’ pezullon fluturimet drejt Tel Avivit dhe Dubait –
  • Lezhë/ Drejtuesit bien për kanabis e kazino, por një emër del i paprekur –
  • Jam mirë, shpresoj që paqja të vijë sa më shpejt –
  • M. United fiton me përmbysje ndaj Palace, kërcen në vendin e tretë –
  • Ndërhyrje për karton të kuq ndaj Gjimshitit, sulmuesi i Sassuolos ngatërron sport –
  • U rrezikuan jetë njerëzish! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tensione në Gjirin Persik, TIA ndalon përkohësisht fluturimet për Tel Aviv dhe Dubai, ‘TIA’ pezullon fluturimet drejt Tel Avivit dhe Dubait –
  • Lezhë/ Drejtuesit bien për kanabis e kazino, por një emër del i paprekur –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com