Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, lideri opozitar Sali Berisha deklaroi se protesta dhe kryengritja paqësore e opozitës do të njohë dimensione të reja dhe është e pandalshme deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës.
Berisha u shpreh se revoltë do të ketë sigurisht dhe se shqiptarët janë më të gatshëm se kurrë për përballje dhe qëndresë kundër regjimit aktual.
Ai vuri në dukje se qëndrimi i opozitës dhe protestat paqësore synojnë të rrëzojnë një “kufomë politike të pakallur” dhe të japin vendin që vendi meriton.
Deklarata
Përshëndetje. A do të ketë rezistencë sonte? A do të vazhdojmë të përballemi me të gjitha për të gjitha se shqiptarët janë gati më shumë se kurrë për përballje dhe qëndresë?
Sali Berisha: Faleminderit dhe të përshëndes përzemërsisht.
Sigurisht që do ketë revoltë.
Kryengritja jonë paqësore do njohë dimensione të reja dhe është pandalshme gjer në largimin përfundimtar të Edi Ramës.
Dhe ju e patë se si në fjalën e tij tejkaloi edhe kohëzgjatjen e fjalimeve të Gedafit dhe Fidel Kastros në OKB.
Por në fakt, në qoftë se e rikthen pak, kishin përpara shqiptarët një kufomë politike të pakallur.
Kështu që ne do ta kallim atë dhe do i japim vendin që meriton.
E vërteta është se, Rama përdori të gjithë pushtetin e tij për të forcuar gjithnjë e më shumë lidhjet me bandat gjersa e shndërroi qeverinë e tij në një organizatë të mirëfilltë kriminale. Ndaj dhe unë, ftoj çdo socialist të ndershëm që ka idealet e tij të bashkohemi të heqim këtë të keqe të madhe që Shqipëria nuk e ka pasur kurrë në krye pas Enver Hoxhës,” u shpreh ai.








