Çmilitarizim dhe çmontimi i infrastrukturës terroriste – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çmilitarizim dhe çmontimi i infrastrukturës terroriste –

17:07 | 27/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

I bindur që do ketë shumë shitje edhe në SHBA e BE –

Cënoi besimin e publikut tek drejtësia/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako –

Bashkia krijon “Vlora Invest” për plazhet, PD kundërshton në Këshillin Bashkiak –

Punimet e OSHEE, Elbasani, Gramshi e Librazhdi pa energji për 3 ditë –

Qeveria amerikane tha se vlerëson vendimin e Shqipërisë për t’iu bashkuar bordit të paqes për Gazën dhe mbështetjen ndaj planit të Presidentit amerikan Donald Trump. Në përgjigjen për Report Tv, një zyrtar i administratës amerikane, tregon ekskluzivisht, se përfshirja e Shqipërisë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit, do të ketë objektiv çmilitarizimin e Gazës, çmontimin e infrastrukturës terroriste, çaktivizimin e armëve të përdorura nga terroristët dhe garantimin e sigurisë së civilëve palestinezë.

Shqipëria iu përgjigj pa hezitim ftesës së presidentit amerikan Donald Trump, që ajo t’i bashkohej nismës së tij për krijimin e Bordit të Paqes, një organizatë ndërkombëtare që synon zgjidhjen e konflikteve në botë, duke nisur nga situate në Rripin e Gazës.

Pas marrjes së miratimit dhe nga parlamenti, kryeministri Edi Rama, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Bordit në Uashington.

Një zyrtar i administratës amerikane vlerësoi pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bord si një anëtar themelues i tij

“Mbi 20 vende anëtare i janë bashkuar Bordit të Paqes, duke përfaqësuar rajone dhe perspektiva të ndryshme, të bashkuara nga një përkushtim i përbashkët për paqe dhe stabilitet në Gaza. Ne e vlerësojmë vendimin e Shqipërisë për t’iu bashkuar Bordit të Paqes si anëtare themeluese, si dhe mbështetjen e Shqipërisë për planin e paqes për Gazën të Presidentit Donald Trump”, tha një zyrtar i administratës amerikane.

Në mbledhjen e Bordit të kryesuar nga presidenti amerikan Donald Trump, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama publikisht konfirmoi se Shqipëria do të dërgojë trupa në Gaza si pjesë e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit. Sipas shpjegimit që zyrtari i administratës i jep detyrat e ISF, njëkohësisht edhe ato të Shqipërisë janë të qarta dhe, siç duken, të vështira.

“ISF-ja do të stabilizojë mjedisin e sigurisë: duke mbështetur çmilitarizimin e Gazës, çmontimin e infrastrukturës terroriste, çaktivizimin e armëve të përdorura nga terroristët dhe garantimin e sigurisë së civilëve palestinezë”, tha një zyrtar i administratës amerikane.

Shqipëria, Kosova, Indonezia, Maroku dhe Kazakistani do të angazhohen si të barabartë në kuadër të ISF, ndërsa nuk do të ketë garanci të shtuara sigurie nga SHBA.

Pas mbledhjes së Bordit të paqes në 19 Shkurt burime, i sqaruan Report TV, se Shqipëria për momentin do të përfaqësohet me oficerë në shtabet ushtarake që do të krijohen.

Më pas do të vendoset edhe për numrin apo nën komandën e kujt do të veprojnë trupat shqiptare, teksa preferenca për autoritetet tona shkon tek bashkëpunimi me një vend aleat në NATO.

Gjenerali amerikan Jasper Jaffers, komandanti i ISF në Gaza, në mbledhjen e fundit të Bordit tha se synimi është krijimi i një force totale prej 20 mijë ushtarësh që do të bashkëpunojë me mbi 10 mijë policë palestinezë.

Të Lidhura

I bindur që do ketë shumë shitje edhe në SHBA e BE –

I bindur që do ketë shumë shitje edhe në SHBA e BE –

nga 27
20:07 | 27/02/2026
0

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është ndalur te akuzat e fabrikuara sipas tij me urdhër të kryeministrit Edi Rama,...

Cënoi besimin e publikut tek drejtësia/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako –

Cënoi besimin e publikut tek drejtësia/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako –

nga 27
20:01 | 27/02/2026
0

KPA ka shkarkuar ditën e sotme nga detyra prokurorin e Tiranës, Gjergji Tako. Ai u shkarkua nga detyra, pasi ka cënuar besimin e...

Bashkia krijon “Vlora Invest” për plazhet, PD kundërshton në Këshillin Bashkiak –

Bashkia krijon “Vlora Invest” për plazhet, PD kundërshton në Këshillin Bashkiak –

nga 27
19:55 | 27/02/2026
0

Krijimi i shoqërisë “Vlora Invest” që pritet të marrë në administrim plazhet dhe asete të tjera publike të qytetit, ka...

Punimet e OSHEE, Elbasani, Gramshi e Librazhdi pa energji për 3 ditë –

Punimet e OSHEE, Elbasani, Gramshi e Librazhdi pa energji për 3 ditë –

nga 27
19:45 | 27/02/2026
0

Punimet në disa linja elektrike në Elbasan, Gramsh e Librazhd do të sjellin ndërprerje të energjisë për qytetarët. Linjat 400kV...

Para
Mbërrijnë raketat amerikane JAVELIN, i shkarkuari Piro Vëngu në krah të Nancy VanHor –

Mbërrijnë raketat amerikane JAVELIN, i shkarkuari Piro Vëngu në krah të Nancy VanHor -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

I bindur që do ketë shumë shitje edhe në SHBA e BE –

I bindur që do ketë shumë shitje edhe në SHBA e BE –

20:07 | 27/02/2026
Cënoi besimin e publikut tek drejtësia/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako –

Cënoi besimin e publikut tek drejtësia/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako –

20:01 | 27/02/2026
Bashkia krijon “Vlora Invest” për plazhet, PD kundërshton në Këshillin Bashkiak –

Bashkia krijon “Vlora Invest” për plazhet, PD kundërshton në Këshillin Bashkiak –

19:55 | 27/02/2026
Punimet e OSHEE, Elbasani, Gramshi e Librazhdi pa energji për 3 ditë –

Punimet e OSHEE, Elbasani, Gramshi e Librazhdi pa energji për 3 ditë –

19:45 | 27/02/2026
Presidenti Begaj vendos kufjet edhe kur gazetarët e pyesin shqip –

Presidenti Begaj vendos kufjet edhe kur gazetarët e pyesin shqip –

19:35 | 27/02/2026

Më Të Lexuarat

  • I bindur që do ketë shumë shitje edhe në SHBA e BE –
  • Cënoi besimin e publikut tek drejtësia/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako –
  • Bashkia krijon “Vlora Invest” për plazhet, PD kundërshton në Këshillin Bashkiak –
  • Punimet e OSHEE, Elbasani, Gramshi e Librazhdi pa energji për 3 ditë –
  • Presidenti Begaj vendos kufjet edhe kur gazetarët e pyesin shqip –
  • Vrau 17-vjeçarin shqiptar, arrestohet autori në Greqi, zbardhet dëshmia: E godita pasi… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • I bindur që do ketë shumë shitje edhe në SHBA e BE –
  • Cënoi besimin e publikut tek drejtësia/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com