Qeveria ka liruar nga detyra drejtorin e Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, është shkarkuar nga detyra Insidor Rexhepi dhe në vend të tij është emëruar Skerdi Tushi.
“- Z. Skerdi Tushi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.
– Z. Insidor Rexhepi, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit, lirohet nga kjo detyrë.”, thuhet në vendimin e qeverisë.










