Hedhja e shortit për fazën e 1/8 të finales së UEFA Champions League 2025/26 ka zbuluar përballje emocionuese dhe përplasje të mëdha mes klubeve më të forta europiane. Të gjitha sytë ishin nga Nyon, ku u përcaktuan çiftet që do të ndeshen në fazën e eliminimit direkt, dhe nuk munguan surprizat.
Një nga sfidat më të pritura është pa dyshim Real Madrid vs Manchester City, një duel i jashtëzakonshëm mes dy gjigantëve të futbollit europian, që premton spektakël në të dy ndeshjet.
Po ashtu, PSG vs Chelsea pritet të jetë një përballje e ashpër, me shumë tension dhe emocione, ku të dy ekipet kërkojnë të kalojnë në çerekfinale.
Shorti duket më favorizues për disa klube të tjera.
Arsenal, Bayern München dhe Barcelona që kanë kundërshtë të kalueshëm në përballje që mund t’u japin një rrugë më të lehtë drejt fazave të mëvonshme, edhe pse asnjë sfidë nuk mund të konsiderohet e thjeshtë në këtë nivel.
Shorti i fazës 1/8-ave në Champions League
PSG – Chelsea
Real Madrid – Manchester City
Neëcastle – Barcelona
Bodo/Glimt – Sporting Lisbonë
Galatasaray – Liverpool
Atalanta – Bayern Munich
Atletico Madrid – Tottenham
Leverkusen – Arsenal
Tani mbetet për tu parë se kush do të dominojë në këtë fazë të nxehtë të Champions League dhe cilët klube do të bëjnë surprizën, duke pritur me padurim takimet e para që do të zhvillohen më 10 dhe 11 mars 2026.











