Rama po dhuron pasurinë publike për oligarkët e tij – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama po dhuron pasurinë publike për oligarkët e tij –

11:53 | 27/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Lirohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson –

Europa League/ Derbi italian mes Bolognas dhe Romës, Porto gjen Stuttgartin! Tetë përballjet e fazës së 1/8-ave –

Rama e largoi nga kabineti, Mamica nuk harron t’i thurrë lavde ‘Skëndërbeut’ të saj –

Rama bëri sikur largoi Ballukun, por ajo ka njerëzit e saj që kontrollojnë Palloshin e gjatë –

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa denoncoi projektligjin për portet turistike, që është paraqitur në Komisionin për Turizmin, që ajo e drejton. Në një prononcim për mediat, Zhupa tha se ky pr ligj mban firmën e një deputetë të PS, Zamira Sina, që siç thotë ajo nuk e di se çfarë ka firmosur.

Sipas Zhupës, ky projektligj synon që t’i dhurojë portet turistike oligarkëve për interesat klienteliste të kryeministrit Rama.

Ajo tha se socialistët duan ta kalojnë këtë projektligj pa transparencë, duke shmangur konsultimet publike.

Deklarata e plote:

Në komisionin parlamentar që drejtoj për Turizmin, ka ardhur për shqyrtim edhe projektligji për ndryshimin e Ligjit nr. 9710, datë 03.04.2007 “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë”.

I ardhur si propozim deputetes Zamira Sina, ku në fakt, Zamira ka vetëm firmën se sic doli edhe nga intervista e saj nuk e kishte idenë sec cfarë kishte ligji. Eshte nje ligj i qeverise qe do te shmangi procesin e konsultimit publik dhe e sjell me emer deputete nje projektligj kundra interesit publik, interesit shtetetor. Një ligj që paraqet problematika të theksuara kushtetuese, ekonomike dhe të sigurisë kombëtare, sepse synon dhurimin e porteve për klientet dhe oligarkët pranë qeverisë me titullin “investitor strategjik”.

Problemet e këtij ligji janë të shumta:

Së pari, portet edhe kur klasifikohen si turistike përbëjnë infrastrukturë kritike kombëtare, e lidhur drejtpërdrejt me sovranitetin territorial, sigurinë detare, kontrollin kufitar, zhvillimin ekonomik dhe menaxhimin e hapësirës bregdetare. Ato janë pjesë e pasurisë publike me regjim të posaçëm juridik dhe, si të tilla, administrimi i tyre duhet të udhëhiqet nga parimi i interesit publik maksimal dhe jo nga përjashtime sipas gjykimeve preferenciale të kryeministrit.

Së dyti, parimi i konkurrencës së lirë dhe barazisë para ligjit kërkon që çdo dhënie e së drejtës për ndërtim apo operim të aseteve publike me vlerë strategjike të realizohet përmes garës së hapur, transparente dhe të matshme. Përjashtimi nga procedura konkurruese:

kufizon mundësinë e shtetit për të përzgjedhur ofertën më të favorshme ekonomike;

ul transparencën dhe llogaridhënien;

rrit rrezikun e konfliktit të interesit dhe të përdorimit joefikas të pronës publike;

cenon parimin e trajtimit të barabartë të operatorëve ekonomikë.

Së treti, investitorët strategjikë aktualisht përfitojnë lehtësi të konsiderueshme: procedura të përshpejtuara, asistencë administrative, mbështetje infrastrukturore dhe, në disa raste, përdorim afatgjatë të pronës publike me tarifa simbolike. Shtimi i një përjashtimi nga gara për asete me rëndësi të veçantë si portet përbën një favorizim të disproporcionuar, i cili cenon parimin e proporcionalitetit në politikëbërje. I bën ata shtet mbi shtetin

Së katërt, në aspektin e së drejtës evropiane dhe angazhimeve të Shqipërisë për përafrimin me acquis communautaire, standardet e BE-së në fushën e prokurimit publik, koncesioneve dhe ndihmës shtetërore kërkojnë transparencë, mosdiskriminim dhe konkurrencë reale. Përjashtimet e gjera nga gara mund të konsiderohen si devijim nga këto standarde dhe të ndikojnë negativisht në procesin e integrimit evropian.

Së pesti, nga këndvështrimi i sigurisë juridike, nuk është e arsyeshme që një ligj i përhershëm sektorial të ndryshohet për t’iu përshtatur një skeme të përkohshme. Kjo qasje cenon stabilitetin e rendit juridik dhe krijon pasiguri për investitorët e tjerë që operojnë në kushte konkurrence.

Së fundi, portet dhe hapësirat bregdetare përbëjnë pasuri të pazëvendësueshme të brezave aktualë dhe të ardhshëm. Çdo vendimmarrje për administrimin e tyre duhet të jetë rezultat i një procesi transparent, konkurrues dhe të justifikuar ekonomikisht. Heqja dorë nga gara nuk përbën thjesht thjeshtim procedure, por reduktim të mekanizmave mbrojtës të interesit publik.

Nga këndvështrimi i zhvillimit turistik, një qasje e tillë mund të rezultojë problematike edhe për vetë industrinë e turizmit. Dhënia e porteve turistike pa garë të hapur rrezikon të krijojë monopole lokale, të kufizojë diversitetin e ofertës dhe të frenojë inovacionin në shërbime. Kur mungon konkurrenca reale, bie presioni për të rritur cilësinë, për të mbajtur çmime të arsyeshme dhe për të investuar në standarde ndërkombëtare të menaxhimit. Për më tepër, përqendrimi i hapësirave bregdetare në pak duar mund të nxisë zhvillim të pakontrolluar urbanistik, betonizim dhe kufizim të aksesit publik në bregdet, duke dëmtuar imazhin e Shqipërisë si destinacion i hapur dhe i qëndrueshëm. Turizmi modern kërkon transparencë, konkurrencë dhe balancë mes fitimit privat dhe interesit publik; në të kundërt, rrezikohet që portet të shndërrohen në enklava ekskluzive me përfitim të kufizuar për ekonominë vendase dhe me ndikim afatgjatë negativ në markën turistike të vendit.

Kjo qeveri e trajton Shqipërinë si pronë private që mund ta ndaj me miqtë e pushtetit, pa pyetur per kushtetutë dhe rregulla ndaj edhe qytetarët do protestojnë. Nesër në orën 18:00 kundra uzurpimit të vendit nga një bandë që po e plackit cdo dite dhe pengojne drejtesine per te mbrojtur veten.

Të Lidhura

Lirohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson –

Lirohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson –

nga 27
14:59 | 27/02/2026
0

Qeveria ka liruar nga detyra drejtorin e Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave,...

Europa League/ Derbi italian mes Bolognas dhe Romës, Porto gjen Stuttgartin! Tetë përballjet e fazës së 1/8-ave –

Europa League/ Derbi italian mes Bolognas dhe Romës, Porto gjen Stuttgartin! Tetë përballjet e fazës së 1/8-ave –

nga 27
14:31 | 27/02/2026
0

Pas Ligës së Kampioneve, ishte Europa League, kompeticioni i dytë për nga rëndësia, ai që përcaktoi rrugëtimin e tij drejt...

Rama e largoi nga kabineti, Mamica nuk harron t’i thurrë lavde ‘Skëndërbeut’ të saj –

Rama e largoi nga kabineti, Mamica nuk harron t’i thurrë lavde ‘Skëndërbeut’ të saj –

nga 27
14:27 | 27/02/2026
0

Ish Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali ka postuar një mesazh të gjatë në faqen e saj...

Rama punon të mbajë vetëm Belindën dhe Mirlindën! –

Rama bëri sikur largoi Ballukun, por ajo ka njerëzit e saj që kontrollojnë Palloshin e gjatë –

nga 27
14:17 | 27/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka komentuar ndryshimet e fundit në qeveri, ku mes të tjerëve u shkarkua edhe...

Para
Rama e shkarkoi, por vazhdon të zbatojë urdhrat e të pandehurës Balluku –

Rama e shkarkoi, por vazhdon të zbatojë urdhrat e të pandehurës Balluku -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Lirohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson –

Lirohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson –

14:59 | 27/02/2026
Europa League/ Derbi italian mes Bolognas dhe Romës, Porto gjen Stuttgartin! Tetë përballjet e fazës së 1/8-ave –

Europa League/ Derbi italian mes Bolognas dhe Romës, Porto gjen Stuttgartin! Tetë përballjet e fazës së 1/8-ave –

14:31 | 27/02/2026
Rama e largoi nga kabineti, Mamica nuk harron t’i thurrë lavde ‘Skëndërbeut’ të saj –

Rama e largoi nga kabineti, Mamica nuk harron t’i thurrë lavde ‘Skëndërbeut’ të saj –

14:27 | 27/02/2026
Rama punon të mbajë vetëm Belindën dhe Mirlindën! –

Rama bëri sikur largoi Ballukun, por ajo ka njerëzit e saj që kontrollojnë Palloshin e gjatë –

14:17 | 27/02/2026
Porositi vrasjen e 31-vjeçarit për gjakmarrje, dënohet me 25 vite burg Laert Hasalla –

Atentati i dështuar ndaj Marius Hasallës, Gjykata e Fierit dënon me 25 vite burg dy autorët –

13:59 | 27/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Lirohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson –
  • Europa League/ Derbi italian mes Bolognas dhe Romës, Porto gjen Stuttgartin! Tetë përballjet e fazës së 1/8-ave –
  • Rama e largoi nga kabineti, Mamica nuk harron t’i thurrë lavde ‘Skëndërbeut’ të saj –
  • Rama bëri sikur largoi Ballukun, por ajo ka njerëzit e saj që kontrollojnë Palloshin e gjatë –
  • Atentati i dështuar ndaj Marius Hasallës, Gjykata e Fierit dënon me 25 vite burg dy autorët –
  • Atentati i dështuar ndaj Marius Hasallës, Gjykata e Fierit dënon me 25 vite burg dy autorët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Lirohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson –
  • Europa League/ Derbi italian mes Bolognas dhe Romës, Porto gjen Stuttgartin! Tetë përballjet e fazës së 1/8-ave –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com