Kryeministri Edi Rama mblodhi qeverinë një ditë pas ndryshimeve surprizë të cilat i njoftoi në mbledhjen maratonë të grupit parlamentar socialist.
Mbledhja e qeverisë ishte parashikuar të zhvillohej dje, por u zhvendos për sot për shkak të mbledhjes së grupit të PS, në të cilën kryesocialisti Edi Rama bëri me dije shkarkimin e Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, pasi edhe Gjykata Kushtetuese la në fuqi pezullimin e saj.
Tashmë e shkarkuar, Balluku nuk iu bashkua mbledhjes së qeverisë, bashkë me dy ministrat e tjerë që Rama i largoi nga kabineti i tij, Pirro Vengun si ministër të Mbrojtjes dhe Elisa Spiropalin si ministre e Jashtme.
Ndryshimet në Qeveri:
Ikën Belinda Balluku- Zëvendësohet nga Albana Koçiu
Besfort Lamallari Minister i Brendshëm- Zëvendëson Albana Koçiun
Toni Gogu Ministër Drejtësie- Zëvendëson Besfort Lamallarin
Ferit Hoxha Minister i Jashtem- Ikën Elisa Spiropali
Enea Karakafi-Ministër Infrastrukture dhe Energjitike- Zëvendëson Belinda Ballukun
Ermal Nufi Ministër i Mbrojtjes- Ikën Pirro Vengu
Eriona Ismaili-Ministër për Marrëdheniet me Parlamentin- Zëvendëson Toni Gogun









