Pakistani i shpall luftë Afganistanit, bombardime masive dhe kërcënime për të shtypur talebanët – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pakistani i shpall luftë Afganistanit, bombardime masive dhe kërcënime për të shtypur talebanët –

08:35 | 27/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Qeveria Rama takson eficencën energjetike, për kondicionerët inverter paguhet 5 herë më shumë se në BE –

Ndryshimet në kabinet/ Rama mbledh qeverinë! Balluku, Vengu e Spiropali nuk shkojnë pas shkarkimit –

Ndryshimet në kabinet/ Rama mbledh qeverinë! Balluku, Vengu e Spiropali nuk shkojnë pas shkarkimit –

Sherr me thika mes dy të rinjve në Greqi, humb jetën 17-vjeçari shqiptar (Emri) –

Qeveria pakistaneze shpalli të enjten “luftë të hapur” ndaj autoriteteve talebane në Afganistan, pas një sulmi të forcave afgane në kufirin mes dy vendeve.

Si kundërpërgjigje, Islamabadi nisi sulme ajrore gjatë natës, duke goditur disa objektiva në territorin afgan, përfshirë kryeqytetin Kabul dhe qytetin e Kandaharit, më i madhi në jug të vendit.

Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Mohsin Naqvi, i cilësoi bombardimet si “hakmarrje të përshtatshme” për sulmin e mëparshëm afgan.

“Durimi ynë ka mbaruar. Tani ka një luftë të hapur mes nesh dhe jush”, deklaroi ministri i Mbrojtjes Asif Khawaja.

Kryeministri pakistanez, Shahbaz Sharif, theksoi se forcat e armatosura të vendit janë “plotësisht të afta të shtypin çdo ambicie agresive”.

Gazetarët në Kabul raportuan shpërthime të njëpasnjëshme dhe fluturime avionësh luftarakë në orët e para të mëngjesit. Zhurma avionësh ushtarakë u dëgjua edhe mbi Kandahar, ku ndodhet lideri suprem taleban, Hibatullah Akhundzada.

Sipas ministrit pakistanez të Informacionit, Ataullah Tarar, sulmet shënjestruan pozicione mbrojtëse të “regjimit taleban afgan” në Kabul dhe në provincat përreth. Ai raportoi për të paktën 133 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur nga radhët e talebanëve afganë. Një deklaratë e ngjashme u publikua edhe nga Mosharraf Zaidi, zëdhënës i kryeministrit Sharif.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i qeverisë talebane, Zabiullah Mujahid, konfirmoi sulmet ajrore pakistaneze, por pretendoi se ato nuk shkaktuan viktima. Ai shtoi se forcat afgane kishin shënjestruar 15 pozicione të avancuara pakistaneze në kufi, duke vrarë “dhjetëra” ushtarë.

Ministria afgane e Mbrojtjes raportoi se tetë ushtarë afganë u vranë në përplasjet tokësore të nisura nga provincat Nangarhar dhe Kunar.

Marrëdhëniet mes Pakistanit, një vend me arsenal bërthamor, dhe Afganistanit janë përkeqësuar ndjeshëm që nga rikthimi i talebanëve në pushtet në gusht 2021. Përplasjet e mëparshme në tetor lanë mbi 70 të vdekur dhe çuan në mbylljen e shumicës së kalimeve kufitare.

Islamabadi akuzon Kabulin për strehimin e grupeve të armatosura që veprojnë në territorin pakistanez, përfshirë Tehrik-i-Taliban Pakistan. Autoritetet talebane i mohojnë këto akuza.

Një armëpushim i ndërmjetësuar më 19 tetor nga Katari dhe Turqia zgjati vetëm nëntë ditë. Që atëherë, disa raunde negociatash kanë dështuar në uljen e tensioneve, megjithëse ndërhyrja saudite çoi në lirimin e tre ushtarëve pakistanezë të kapur nga forcat afgane.

Situata në kufi mbetet e paqëndrueshme, ndërsa të dyja palët paralajmërojnë për veprime të mëtejshme ushtarake.

Pakistan has released video footage of airstrikes on Kabul, saying they targeted Taliban facilities in response to what it called “unprovoked aggression.”

Meanwhile, the Taliban have threatened to retaliate for the strikes on Kabul by bombing Pakistani cities. pic.twitter.com/WjAW5bObTy

— Visegrád 24 (@visegrad24) February 26, 2026

Të Lidhura

Qeveria Rama takson eficencën energjetike, për kondicionerët inverter paguhet 5 herë më shumë se në BE –

Qeveria Rama takson eficencën energjetike, për kondicionerët inverter paguhet 5 herë më shumë se në BE –

nga 27
11:37 | 27/02/2026
0

Ndryshimet klimatike i kanë shtyrë qeveritë kudo në botë, që të ndërmarrin politika agresive në drejtim të efiçencës energjetike. Shumë...

Ndryshimet në kabinet/ Rama mbledh qeverinë! Balluku, Vengu e Spiropali nuk shkojnë pas shkarkimit –

Ndryshimet në kabinet/ Rama mbledh qeverinë! Balluku, Vengu e Spiropali nuk shkojnë pas shkarkimit –

nga 27
11:25 | 27/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama mblodhi qeverinë një ditë pas ndryshimeve surprizë të cilat i njoftoi në mbledhjen maratonë të grupit parlamentar...

10:51 | 27/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama mblodhi qeverinë një ditë pas ndryshimeve surprizë të cilat i njoftoi në mbledhjen maratonë të grupit parlamentar...

Sherr me thika mes dy të rinjve në Greqi, humb jetën 17-vjeçari shqiptar (Emri) –

Sherr me thika mes dy të rinjve në Greqi, humb jetën 17-vjeçari shqiptar (Emri) –

nga 27
10:49 | 27/02/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korinth, ku një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një sherri me një...

Para
Kërkohej për mashtrim, kapet fallxhorja 43 vjeçare në Krujë –

Mashtrimi/ I vodhi paratë 24-vjeçares dhe mori kredi në emër të saj, prangoset 41-vjeçari në Krujë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Qeveria Rama takson eficencën energjetike, për kondicionerët inverter paguhet 5 herë më shumë se në BE –

Qeveria Rama takson eficencën energjetike, për kondicionerët inverter paguhet 5 herë më shumë se në BE –

11:37 | 27/02/2026
Ndryshimet në kabinet/ Rama mbledh qeverinë! Balluku, Vengu e Spiropali nuk shkojnë pas shkarkimit –

Ndryshimet në kabinet/ Rama mbledh qeverinë! Balluku, Vengu e Spiropali nuk shkojnë pas shkarkimit –

11:25 | 27/02/2026
Ndryshimet në kabinet/ Rama mbledh qeverinë! Balluku, Vengu e Spiropali nuk shkojnë pas shkarkimit –

Ndryshimet në kabinet/ Rama mbledh qeverinë! Balluku, Vengu e Spiropali nuk shkojnë pas shkarkimit –

10:51 | 27/02/2026
Sherr me thika mes dy të rinjve në Greqi, humb jetën 17-vjeçari shqiptar (Emri) –

Sherr me thika mes dy të rinjve në Greqi, humb jetën 17-vjeçari shqiptar (Emri) –

10:49 | 27/02/2026
Sherr me thika mes dy të rinjve në Greqi, humb jetën 17-vjeçari shqiptar (Emri) –

Sherr me thika mes dy të rinjve në Greqi, humb jetën 17-vjeçari shqiptar (Emri) –

10:47 | 27/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Qeveria Rama takson eficencën energjetike, për kondicionerët inverter paguhet 5 herë më shumë se në BE –
  • Ndryshimet në kabinet/ Rama mbledh qeverinë! Balluku, Vengu e Spiropali nuk shkojnë pas shkarkimit –
  • Ndryshimet në kabinet/ Rama mbledh qeverinë! Balluku, Vengu e Spiropali nuk shkojnë pas shkarkimit –
  • Sherr me thika mes dy të rinjve në Greqi, humb jetën 17-vjeçari shqiptar (Emri) –
  • Sherr me thika mes dy të rinjve në Greqi, humb jetën 17-vjeçari shqiptar (Emri) –
  • Përplasën për vdekje 7-vjeçarin në Tiranë, Gjykata liron dy drejtuesit e mjeteve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Qeveria Rama takson eficencën energjetike, për kondicionerët inverter paguhet 5 herë më shumë se në BE –
  • Ndryshimet në kabinet/ Rama mbledh qeverinë! Balluku, Vengu e Spiropali nuk shkojnë pas shkarkimit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com