Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një postim në rrjetet sociale ironizoi kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se pasi akset e juglindjes janë shembur, ai po udhëton drejt Korçës me helikopter.
Sipas Berishës, kjo tregon dështimin e qeverisë në infrastrukturë dhe shkëputjen nga realiteti i qytetarëve.
“Kryehajduti gjen zgjidhjen, pasi akset e juglidjes janë shembur ai i hipën helikopterit për të shkuar në Korçë”, shkruan Berisha.
Kryeministri Edi Rama niset drejt Korçës për inaugurimin e Polit të Dijes, ndërsa ata që jetojnë në juglindje duhet të përballojnë rrugë të çara dhe izolim total.
Ndërsa qytetarët presin të lëvizin, zyrtari i lartë kalon mbi problemet e tyre, fjalë për fjalë. Për rrugët e çara të Ballukut Rama ka zgjidhje helikopterin, po qytetarët?





