Rruga që lidh Lumin e Vlorës me Himarën ka pësuar një tjetër çarje, në një segmanet tjetër. Sipas specialistëve ka lëvizuar sipërfaqja e malit dhe kjo ka shkaktuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe si pasojë çarje të rrugës.
Ka nisur puna për restarurimin e pjesëve të dëmtuara të segmentit rrugor.
Invesimi i rrugës u bë i mundur 4 vjet më parë nga Fondit Kuvajtian për Zhvillimin Ekonomik Arab, Hamad Al-Omar, me një marrëveshje huaje për projektin e “rehabilitimit të rrugës së Lumit të Vlorës”, prej 81.8 milionë dollarë amerikanë. Tenderi u fitua nga një kompani italiane me nënkontraktorë shqiptare. Loti i fundit inaugurua para dy vjetësh.
gijotina.com/








