Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet! – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet! –

11:15 | 21/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh –

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin –

Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak –

Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak –

Nga Lutfi Dervishi

20 shkurt! Ora 20:23! Ura e Elbasanit mbushur me policë. Mbi 100 forca! Rreth 30 gazetarë dhe kameramanë! Dy makina ujehedhese! Asnje protestues!

Shpërthime që pasohen nga re tymi gazlotsjelles! Era frynte në drejtim që dëmtonte më shumë policinë. Viktimat e parë të gazit. Qindra besimtare po faleshin brenda dhe në ambient të hapur të xhamia Namazgjase! Mes tyre dhe gra dhe fëmijë. Kalimtare dhe turistë në zonë me shami në fytyrë…

Pse duhet të dislokohen dhjetera policë pranë xhamisë?

Pse përdoret gaz kur dihet që gaz lotsjellës kur nuk ke askënd përballë përveç gazetareve?

20:26: Një protestues i vetëm afrohet me vrap drejt policose dhe në një distancë 50 m hedh molotov!

Nuk përdoret uji – por shtohet gazi lotsjellës!

Nëse kërkon të dish Pse? Kur? Ku? Si dhe sa perdoret gazi lotsjellës – mjaftojnë pak minuta kërkim.

Edhe në mungesë të internetit logjika thotë që gazi lotsjellës përdoret si mjet i fundit dhe kur ke përballë një turmë (jo një grusht njerëzish) që nuk i menaxhon dot ndryshe!

Gazi lotsjellës nuk përdoret si mjet parandalimi!

Por në atë orë dhe në atë vend policia nuk kishte turmë përballë!

Standardet janë të qarta. Forca përdoret kur është e nevojshme dhe në masën e nevojshme.

Ata që kanë planifikuar dhe dhënë urdhër për perdorimin e gazit lotsjellës duhet të jenë vetë në terren dhe të kuptojnë që nuk bëhet fjalë për deodorant! (Edhe deodoranti perdoret me masë se shkakton probleme në lëkurë dhe te sytë!)

Gazi lotësjellës është mjet reaktiv, jo pro aktiv, është mjeti fundit dhe jo i pari. Është për përdorim në situatë ekstreme dhe jo mjet disiplinimi në distancë për çdo situatë të tensionuar. Kur përdorimi bëhet si ai i mbrëmshmi, kur prek persona të pambrojtur, kur hidhet pa hesap, atëherë nuk flasim më për menaxhim turme, por për krim!

Raporteri Special i OKB për Torturën ka theksuar se përdorimi i mjeteve kimike për shpërndarje turmash mund të përbëjë trajtim çnjerëzor ose degradues nëse përdoret në mënyrë disproporcionale, në hapësira të mbyllura, ose pa kriter.

Po ashtu hedhja e molotovëve ndaj policisë është krim. Sulmi ndaj policit është i papranueshëm. Policia mbron të drejtën për protestë, jo të drejtën për djegie.

Megjithate forca e policisë nuk matet me sa gaz përdor por me vetëpërmbajtje, proporcionalitet dhe profesionalizëm.

Kur nuk menaxhon 20 protestues – pa krijuar re kimike mbi besimtare dhe kalimtare për çfarë drejtuesish policie dhe standartesh policore flasim?!!

(Kush ka drejtuar operacionin e mbrëmshem te policisë qartësisht ka një koncept tjetër për protestën, për policinë dhe për mënyrën se si përdoret dhuna. Ndoshta formimi si oficer tankesh e bën të mendojë se përballë nuk ka një protestues, por nje armik që duhet azgjesuar)

Drejtimi politik i policisë minimumi duhet të hetojë drejtuesin dhe zinxhirin komandues për gazin lotsjellës!

Është koha për t’i kërkuar ndjesë jo vetëm besimtarëve që faleshin, por banorëve, kalimtarëve dhe turistëve për përdorimin pa asnjë kriter të gazit lotsjellës.

Por në vend të faljes publike pamë tallje publike!

Kryeministri poston xhaminë e Namazgjase të mbuluar me re tymi! Të paktën nuk tha që gazin lotsjellës e ka hedhur opozita!

Të Lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën –

Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh –

nga 27
14:23 | 21/02/2026
0

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, reagoi me tone ironike pas protestës së Partisë Demokratike, duke nënvizuar se beteja...

Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit –

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin –

nga 27
13:55 | 21/02/2026
0

Në Stamboll, jehona e formës fantastike që po kalon Muçi është shumë e madhe, me sulmuesin kuqezi që është kthyer...

Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak –

Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak –

nga 27
13:31 | 21/02/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë reagoi me indinjatë pas incidentit të ndodhur gjatë protestës në mbrëmjen e 20 shkurtit pranë Xhamisë...

Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak –

Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak –

nga 27
13:17 | 21/02/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë reagoi me indinjatë pas incidentit të ndodhur gjatë protestës në mbrëmjen e 20 shkurtit pranë Xhamisë...

Para
Qytetari ra nga karroceria e kamionçinës, arrestohet shoferi –

Sherr për pronën në Gjirokastër! Kushëriri qëllon me armë zjarri 61-vjeçarin, arrestohet (Emrat) -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën –

Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh –

14:23 | 21/02/2026
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit –

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin –

13:55 | 21/02/2026
Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak –

Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak –

13:31 | 21/02/2026
Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak –

Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak –

13:17 | 21/02/2026
U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas –

U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas –

13:03 | 21/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh –
  • Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin –
  • Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak –
  • Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak –
  • U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas –
  • Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh –
  • Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com