Prej mesditës së sotme, polombarët po vijojnë kërkimet në Kanionet e Osumit në Skrapar, për gjetjen e trupit të 42-vjeçarit Ilir Kurti.
Në ndihmë të polumbarëve kanë shkuar edhe dy varka Raffting, si dhe banorë e familjarë, por deri tani nuk ka ende asnjë gjurmë të tij.
Rryma e lumit, por edhe errësira janë duke i bërë më të vështira kërkimet në ujë. Ekipi i shpëtimit shpreson se trupi të ketë ngecur në ndonjë shkurre, sepse nëse e ka marrë rrjedha nuk dihet se në ç’degë të Osumit mund ta nxjerrë.
42-vjeçar nga qyteti i Skraparit, Ilir Kurti, dyshohet se i dha fund jetës mbrëmjen e djeshme, duke u vetëhedhur në lumë, në vendin e quajtur “Ura e Blezënkës”, në afërsi të Kanioneve të Osumit në Skrapar.
Në vendngjarje u gjetën motorri me të cilin ai lëvizte, disa sende personale dhe celulari i tij, nga i cili rezultoi se 42-vjeçari i kishte nisur një mesazh vëllait, duke i thënë se po hidhej në lumë.
Sipas familjarëve, ai ishte mbyllur prej muajsh në vetvete dhe po e vuante mjaft ndarjen nga djali, me të cilin nuk fliste prej 7-vitesh, pasi ish/bashkëshortja e tij e kishte marrë me vete në vendlindjen e saj, Rumani, kur ishte larguar nga Skrapari.
gijotina.com/






