Një 32-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në kryeqytet pasi është goditur me thikë gjatë një sherri me 2 persona të tjerë.
Egli Pashollari, ish-gardian burgu i akuzuar më parë se tentoi t’i fuste akool në qeli Emiljano Shullazit, humbi jetën pas konfliktit me disa të tjerë në një lokal në rrugën “Kongresi i Lushnjes”. Blutë bëjnë me dije se autori i vrasjes është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga policia.
gijotina.com/







