Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë ka ndarë mesazhin e Sekretarit Marco Rubio ku u shpreh se do t’i hiqet viza personave që përbejnë kërcënim për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare.
Në një konferencë për shtyp me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, Rubio u shpreh se, nëse SHBA-të identifikojnë qoftë edhe një vizitor në vend prania e të cilëve cilësohet si e rrezikshme do t’u heqet e drejta për vizë.
Më tej Rubio shtoi se, nëse kjo gjë do të dihej që në fillim, viza nuk do jepet që në hapat e para.
“Nëse unë identifikoj një vizitor në vendin tonë, prania e të cilit përbën kërcënim për politikën tonë të jashtme dhe sigurinë kombëtare, ne do t’ia heqim vizën”, ka deklaruar Rubio. Në fakt, nëse do ta dinim se do ta bënit, ndoshta nuk do t’ju kishim dhënë vizën, tha Rubio.







