Shqipëria dhe Kosova ishin mes 50 shteteve që firmosën sot themelimin e Bordit të Paqes, në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e United States Institute of Peace “Donald J. Trump” në Ëashington, D.C.
Gjatë seancës, Rama mbajti fjalën e tij në mbledhjen e Bordit të Paqes, duke theksuar rëndësinë e këtij mekanizmi të ri ndërkombëtar për promovimin e paqes dhe stabilitetit.
Sikurse duket në fotot e shkrepura pas takimit, kryeministri Edi Rama, pas përfundimit të takimit, u përshëndet me presidentin e SHBA Donald Trump, ndërsa bisedës së tyre iu bashkua edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Nga video nuk u arrit të kuptohej se çfarë bisede u shkëmbye mes tyre.
gijotina.com/








