Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT –

13:11 | 18/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Vrasja e shqiptarit 44-vjeçar në Kolumbi, zbulohen lidhjet me trafikun ndërkombëtar –

Vrasja e shqiptarit 44-vjeçar në Kolumbi, zbulohen lidhjet me trafikun ndërkombëtar –

I kam shërbyer vendit tim! Gjykata duhet të mbrojë të vërtetën dhe paanësinë –

Kosova zgjodhi paqen, Serbia zgjodhi luftën dhe gjenocidin –

 

Drejtuesi i ri i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Afrim Qendro, është njëkohësisht edhe afarist. Gjatë qëndrimit në poste të larta të pushtetit, Qendro ka ndërtuar paralelisht një rrjet kompanish. Ai nuk kujdeset shumë për të fshehur konfliktin e interesit. Megjithatë i regjistron subjektet në emër të familjarëve dhe të afërmve.

Një nga këto subjekte të markës Qendro është “ERAL CONSTRUCTION COMPANY” SHPK. Më 13 shkurt 2026, kjo firmë u shpall fituese e tenderit 707 milionë lekësh në Fier.

Prokurimi është organizuar nga miku i vjetër i Afrim Qendros, kryebashkiaku Armando Subashi. Ky e anuloi tenderin dy herë, derisa u “maturua” pazari dhe u finalizua me fitues kompaninë e Qendrove.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt «Rikonstruksion i shkolles 9-vjeçare “Qemal Mehmeti” dhe Palestra Cakran, Bashkia Fier”.

Dhe në lojë janë plot 70 725 149. 33 lekë pa TVSH. Megjithatë bashkia nuk e ka bërë të ditur se sa është fiksuar shuma totale me TVSH e kontratës me kohëzgjatje 9 muaj.

Administratori i “ERAL Construction” shpk ka bashkëpunuar në këtë tender me dy kompani lokale, që mund të kenë qenë pjesë e pazarit me kryebashkiakun. Ato janë “Spektri” shpk, që me sa duket do të kryejë punimet dhe “General Beton” shpk me bazë në Patos, si kompani mbështetëse.

Vonesat që e kanë zvarritur të paktën 1 vit ndërhyrjen në këtë shkollë, kanë nisur në zyrat e Financës së Bashkisë Fier. Financimi ka qenë i garantuar qysh në janar të vitit 2025, por bashkia është kujtuar për shkollën në gusht, para fillimi të vitit të ri shkollor.

Këtë e mësojmë në shkresën “Konfirmim fondi” e datës 26 gusht 2025 nga Drejtoria e Financës, Buxhetit dhe Kontabilitetit. Aty citohet vendimi i Këshillit Bashkiak, datë 31janar 2025. Dokumenti përcakton për këtë projekt shtesa nga të ardhurat e trashëguara në Buxhetin e Bashkisë Fier për vitin 2025. Ndërsa një javë më vonë e ka miratuar fondin edhe Prefektura e Fierit.

Më 6 mars 2025, Prefektura Fier dhe Ministria e Arsmit dhe Sportit kanë nisur korrespondencën “Transferim fondi…”. Pas këtyre burokracive më 30 qershor 2025 është konfirmuar edhe transferimi i parave për riparimin e shkollës.

Me sa duket nga kjo burokraci, projekti në favor të fëmijëve të fshatit Cakran është zvarritur. Në fakt, kjo “aritmi”, siç do ta shohim më tej, shkaktohet nga korrupsioni i vendimmarrësve.

Tenderi “Rikonstruksion i shkollës 9-vjeçare “Qemal Mehmeti”…”  ka qendruar më tepër me statusin anuluar gjatë 5 muajve në sistemin elektronik. Dhe këtu lind dyshimi i parë, se nën tavolinë po thureshin abuzime. Kështu njoftimi i tenderit në Agjencinë e Prokurimit Publik është bërë më 8 shtator 2025. Pa kaluar 20 ditë ka ardhur anulimi.

Data e fundit për dorëzimin e dokumenteve ishte vendosur 23 shtatori dhe brenda të njëjtës ditë duhet të hapeshin ofertat. Një javë më vonë komisioni i vlerësimit i ngritur nga kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi mori vendim të anulojë tenderin.

Më 24 tetor 2025, u rishpall procedura dhe mësuam se  anulimi ishte bërë për shkak “të mungesës së ofertave të përshtatshme”. Kjo është një pikë e ligjit që komisionet e përdorin rëndomë për t’i dhënë kohë fituesit të paracaktuar që të bëjnë marrëveshje me konkurrentët që prishin punë. Anulimi rrallë herë lidhet me vlerën e ofertave.

Data e dytë për dorëzimin e dokumenteve u vendos për në 10 nëntor 2025. Në këtë raund, Armando Subashi ka autorizuar nënkryetarin Eraldi Qirio për të firmosur rishpalljen e tenderit. Edhe ky ka mbetur i pakënaqur me ofertat dhe e ka anuluar tenderin.

Pasi tenderi është rihapur më 5 dhjetor 2025, në këtë procedurë kanë aplikuar 14 pjesëmarrës. Siç mësojmë, në hapjen e ofertave më 22 dhjetor 2025, komisioni ka skualifikuar menjëherë 9 prej tyre.

Sipas dokumenteve të tenderit, ka pasur disa oferta që ishin më ekonomike se sa ajo fituese.

Konkretisht operatori ekonomik “NIKA SHPK” ka proporuar ta bëjë rikonstruksionin me 48 079 759.5 (dyzet e tetë milion e shtatëdhjetë e nëntë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë nëntë pikë pesë) lekë pa TVSH.

Thuajse në të nëjtin nivel është edhe oferta e prezantuar nga Bashkimi i operatorëve ekonomik “NEWGEN” SHPK & “INERTI” SHPK, 48 277 936 (dyzet e tetë milion e dyqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e nëntëqind e tridhjetë e gjashtë) lekë pa TVSH.

Gjithashtu, më e ulët se sa oferta fituese është vlera e paraqitur nga “DION-AL” SHPK, 51 137 365.55 (pesëdhjetë e një milion e njëqind e tridhjetë e shtatë mijë e treqind e gjashtëdhjetë e pesë pikë pesëdhjetë e pesë) lekë pa TVSH.

Dhe pavarësisht këtyre, fituese shpallet oferta e bashkimit “ERAL CONSTRUCTION COMPANY” SHPK & “S P E K T R I” SHPK: 51 365 819 (pesëdhjetë e një milion e treqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e tetëqind e nëntëmbëdhjetë) lekë pa TVSH.

Ofertat më të ulëta nuk janë marrë në konsideratë për shkak të ndikimit nga lart të Afrim Qendros.

Zyrtari është gur i fortë shahu i kryeministrit. Ai shkon aty ku duhen mbrojtur interesat korruptive të Ramës. Këto ditë, Rama e liroi Qendron nga detyra e Prefektit të Tiranës dhe e transferoi në krye të IKMT. Dihet se si e përdor Rama këtë inspektoriat. Ky vepron si pararojë që nënshtron me fadroma kundërshtimet ndaj investitorëve strategjikë në bregdet apo në male.

Dhe një shpërblim i vogël për detyrën e re vjen menjëherë nga Fieri. Firma fituese e tenderit, të paktën sipas lerave, është në pronësi të të afërmve të tij, Gramoz Qendro dhe Ervin Qendro. Dy vëllezërit nga Tepelena zotërojnë nga 50% të aksioneve secili.

Pra, ish-drejtori i Autoritetit Rrugor, Afrim Qendro, rezulton të ketë biznes ndërtimi, shitje makinash, gomash e administrim pyjesh, me emrin “Eral Construction Company”, por të maskuar pas dy familjarëve të tij.

Qendro ka qenë gjithnjë i rrezikuar të arrestohet, por një dorë e padukshme e ka shpëtuar. Pas çdo skandali që mban firmën e tij, ka ndodhur transferimi në një detyrë akoma më të lartë. Ai është përmendur me emër në raportet e anti-korrupsionit, për shkak se në vitin 2002, është arrestuar për hapjen e Digës së Liqenit të Tiranës, duke përmbytur gjithë zonën “Tirana e Re”.

 

Ishte skemë  skemë e Edi Ramës dhe e Blendi Gonxhes, që u pasua me një tender rehabilitimi e dëmshpërblimi dëmesh në vlerë 4 milionë euro.

Po kështu, zyrtari i lartë është vënë nën hetim pasuror, për shkak se ishte nën hetim penal, lidhur me falsifikimet e tenderit 20 milionë Euro tek Unaza e Re.

Më 16 janar 2019, ish-drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro është thirrur për të dëshmuar në prokurorinë e kryeqytetit në lidhje me skandalin e firmës ‘DH Albania’, e cila fitoi dy tendera me vlerë 30 milionë euro, 18 milionë për ndërtimin e lotit të parë te Unaza e Re dhe 12 mln euro të linjës së tensionit 220 kë Burrel-Peshkopi. Afrim Qendro dha dëshminë e tij përballë oficerit të policisë gjyqësore Ludovik Ndokaj për rreth dy orë.

Pas zbulimit të skandalit, rezultoi se ‘DH Albania’ e kishte fituar tenderin e Unazës së Re me dokumente të falsifikuara: Gjoja ishte kompani amerikane. Administratori i kompanisë “DH-Albania” Avdjol Dobi kishte falsifikuar dhe përdorur më pas një vërtetim të lëshuar nga Departamenti i Shtetit të Delaware, ku tregohej se kompania “Dunwell Haberman”, e cila pretendohet se është mëma e firmës shqiptare “DH-Albania”, nuk kishte detyrime financiare në SHBA.

Pas këtij skandali, kryeministri Edi Rama e shkarkoi nga detyra duke e ka lënë përsëri brenda zyrave të ARRSH, me post “N/drejtor”.  Do të shpërndaheshin me shpejtësi në atë kohë pamjet se si roja i ARRSH nuk e “lejonte” drejtorin e shkarkuar të hynte në zyrën e vet.

Por Qendro riciklohet shumë shpejt. Ndërkaq, zyrtari favorizohej në tendera nga fondet publike, nëpërmjet firmës “Eral Construction Company”.

Ky subjekt ka nisur të marrë tendera në shtet, pas muajit janar 2014, kur Afrim Qendro u bë N/drejtor i Rrugëve e më pas drejtor. Qendro e ka bërë firmën e tij përfituese kryesore të tenderëve që sajonte vetë për rrugë fshatrash, por dhe nëpër bashki, nga FSHZH dhe kudo ku kishte pushtet “Rilindja”.

Nga janari 2014, deri në muajin nëntor 2019, kompania “Eral Construction Company”, kishte marrë 215 tendera me vlerë 19 milionë euro ndërtime dhe 3 milionë Euro tendera shitje gomash, makinash e pajisjesh ndërtimore.

Sipas të dhënave, tenderët i ka marrë me vlerën 30-40% më të lartë se kostoja reale. Ndërsa tenderët e qirave për pyje dhe objekte nga shteti, i ka marrë me vlerë 5-10 herë më të ulët se çmimi tregut.

Kujtojmë tenderin e dhënë nga FSHZH në datën 4 tetor 2019, me objekt: Përmirësim i infrastrukturës në fshatin Qerret-Kavajë. Dritan Agolli e ndryshoi vlerën tenderit 125 milionë e 48 mijë lekë pa TVSH duke e rritur 2 herë më tepër, në 560 mijë euro me TVSH. Kuptohet, se ky veprim mbushi arkën e Qendrove.

Qendro ka strukturuar disa firma që i përdor sipas rastit në tendera.

Njëra nga këto është “Ligus” shpk. Kompania është hapur në mars të vitit 2015 nga një shtetase e quajtur Natali Dhima. Në janar 2017, ajo ia ka dhuruar të gjitha aksionet Shupo Qëndros – një personi nga Progonati i Tepelenës, i njohur si i afërm i Afrim Qendros.

Vetëm pas gjashtë muajsh, në korrik 2017, Shupo Qëndro ia kalon gjysmën e aksioneve Erion Muçajt nga Gjirokastra, duke rritur kapitalin e kompanisë me shuma të pazakonta për një subjekt të vogël.

Në tetor 2020, Qendro largohet përfundimisht nga kompania, duke i dhuruar pjesën e mbetur Amarilda Çelajt nga Vlora.

Sot, “LIGUS” ka dy ortakë zyrtarë, por prapa tyre, gjithçka të çon drejt familjes Qendro, që sipas burimeve në administratë, vazhdon të kontrollojë në hije këto kompani që fitojnë tenderë publikë.

Në këtë adresë shkoi tenderi i Ilir Prodës “Blerje automjetesh speciale për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”. Fondi limit i vendosur nga Policia ishte 103.8 milionë lekë pa TVSH, ndërsa vlera përfundimtare e kontratës ka arritur në 119.2 milionë lekë me TVSH – pra rreth 1.2 milionë euro në total.

Kontrata është nënshkruar më 16 tetor 2025, dhe në dokumentet zyrtare shënohet se mori pjesë vetëm “LIGUS”t për të marrë paratë publike.

Nga viti 2019 e deri në vitin 2022 kompania “Ligus” ka përfituar mbi 1 miliard e 300 milionë lekë nga buxheti i shtetit, dhe këtë e ka bërë përmes 62 transaksioneve të kryera përmes degëve të Thesarit pranë Ministrisë së Financave.

Edhe më pas, kompania ka vazhduar me të njëtin ritëm. Bien në sy kontratat e marra nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Më 16 korrik 2024, Veliaj  do t’i jepte në shkelje të ligjit kësaj konpanie kontratën me objekt ‘Blerje Automjete Zjarrfikëse’. Janë 66 666 667,00 lekë që Lai Eri i ka ndarë me fisin Qendro. Fondi limit ka shtatë 6-a, që konsiderohen si kodi i djallit. Ndoshta dikush nga komisioni ka dashur t’i çojë një sinjal SPAK-ut se ka diçka që nuk shkon me këtë tender. Vlera e kontratës është edhe më e madhe, sepse përfshihet TVSH (20%), pra arrin në 80,000,000.4 lekë.

Një tjetër kompani e familjes Qendro është “START CO” shpk. Pronarë janë Shupo dhe Anila Qëndro, bashkëshortja e drejtorit Afrim Qendro.

Ka pasur sinjale edhe nga organet shtetërore për abuzimet me tenderat nga Qendrot me këto kompani, por nuk ua kanë vënë veshin prokuroria.

Kështu, ‘Start & Co” është përfituese e tenderit rreth 150 mijë euro të Skerdi Drenoves kur drejtonte OST-në. Objekti i prokurimit është aplikacioni EMS.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, shoqëria e drejtuar nga Skerdi Drenova ka kryer shkelje të rënda, duke shpallur fitues kompaninë e familjes së Afrim Qendros.

Audituesit shtetërore konstatojnë se “… pavarësisht se është oferta e vetme ekonomike, rezulton se Operatori Ekonomik “Start & Co” nuk ka plotësuar të gjitha kriteret e DST, duke u kualifikuar dhe shpallur fitues me pa të drejtë nga ana e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave”.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, “kompania fituese, për të plotësuar kriterin e punëve të ngjashme, ka paraqitur tre fatura të njëjta, duke trefishuar artificialisht vlerën totale të shërbimit. Pra në këto kushte KVO nuk duhej ta kualifikonte OE “Start CO.”

Pas këtyre konstatimeve, KLSH deklaron se Operatori i Sistemit të Transmetimit duhet të anulonte procedurën.

Por, ndryshe nga sa ka shprehur Kontrolli i Lartë i Shtetit, Skerdi Drenova ka nënshkruar kontratën me kompaninë “Start & Co”, duke fuqizuar portofolin e familjes së prefektit të Tiranës, Afrim Qendro.

Vitin e fundit goditjet e Qendros ishin me shuma të mëdha. Në janar 2025, Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, i ka dhënë firmës “Start CO” shpk një tender me vlerë 1,773,500 EUR euro për zhvillimin e disa siteve turistike. Numërohen 98 kontrata publike të marra nëpërmjet kësaj kompanie nga Afrim Qendro, pjesa dërrmuese e të cilave janë përfituar prej ndikimit politik dhe favorizimit nga zyrtarët e korruptuar. Afrim Qendro ka qenë nënkryetar i bashkisë Vlorë, drejtor i ARRSH, prefekt i Tiranës dhe prej disa ditësh drejton IKMT.

Ndërkaq, paratë e tenderave kthehen në vila hotele e resorte. Ish-Prefekti i Qarkut Tiranë, Afrim Qëndro, është shpërblyer vitin e kaluar me një projekt madhor. Leja e zhvillimit për ndërtimin e kompleksit “Luzaj Tower”, që përfshin dy kulla prej 21 dhe 22 katësh. Autorizimi është dhënë për shoqërinë “Eral Construction” sh.p.k. Dy kulla “Brand New”, jo më pak se 21 dhe 22 katëshe të cilat do të quhen “Luzaj Tower” do të ngrihen në një pikë strategjike pranë bregdetit të Vlorës.

Ndërsa në nëntor 2024, familjes Qendro iu dha tenderi “Rikonstruksioni i Spitalit të Gjirokastrës”.

Drejtori i Spitalit Gjirokastër, Shpëtim Novi dhe Operatorit të Blerjeve të Përqendruara i kanë dhënë ish-prefektit të Tiranës tenderin 5.2 miliardë lekë për rikonstruksionin e spitalit. Tenderi është shënuar nga Open Data Albania me “Flamur të Kuq”. Sinjali përdoret sepse janë skualifikuar të gjithë operatorët konkurrues, përvec fituesit.

Ky pasurim i padrejtë i ka bërë Qendrot arrogantë të rrezikshëm për shoqërinë dhe mjedisin. Para pak kohësh banorët e fshatit Bënçë në Tepelenë protestuan kundër ndërtimit të një impianti për prodhimin e asfaltit që do të shfrytëzohej për ndërtimin e rrugës Tepelenë – Kurvelesh. Impianti ndot mjedisin.

Të vënë në dijeni për shqetësimet, sa për sy e faqe, u organzua një dëgjesë publike mes banorëve dhe përfaqësuesve të kompanisë që do të ndërtonin guroren “ERAL CONSTRUCTION” në pronësi të Qendrove. Dëgjesa ishte e vonuar, pasi gurorja kishte nisur aktivitetin. E megjithatë, as ulja e palëve në diskutime nuk u realizua.

Protestuesit dhe rojet e kompanisë ERAL CONSTRUCTION” u përplasën para hyrjes së gurores. Zëri i banorëve gjeti edhe mbështetjen e përfaqësuesve të Mjedisit. Në këtë përplasje aktivisti Auron Tare u dhunua teksa u kishte dalë krah protestuesve të Bënçës.

gijotina.com/

 

 

Të Lidhura

Vrasja e shqiptarit 44-vjeçar në Kolumbi, zbulohen lidhjet me trafikun ndërkombëtar –

Vrasja e shqiptarit 44-vjeçar në Kolumbi, zbulohen lidhjet me trafikun ndërkombëtar –

nga 27
16:31 | 18/02/2026
0

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 44-vjeçarit shqiptar, Artur Tushi, i cili u qëllua me armë zjarri 11...

Vrasja e shqiptarit 44-vjeçar në Kolumbi, zbulohen lidhjet me trafikun ndërkombëtar –

Vrasja e shqiptarit 44-vjeçar në Kolumbi, zbulohen lidhjet me trafikun ndërkombëtar –

nga 27
16:27 | 18/02/2026
0

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 44-vjeçarit shqiptar, Artur Tushi, i cili u qëllua me armë zjarri 11...

I kam shërbyer vendit tim! Gjykata duhet të mbrojë të vërtetën dhe paanësinë –

I kam shërbyer vendit tim! Gjykata duhet të mbrojë të vërtetën dhe paanësinë –

nga 27
15:17 | 18/02/2026
0

Ish kryeparlamentari Kadri Veseli ka mbajtur fjalën e tij në seancën e fundit të deklaratave përmbyllëse në gjyqin që po...

Kosova zgjodhi paqen, Serbia zgjodhi luftën dhe gjenocidin –

Kosova zgjodhi paqen, Serbia zgjodhi luftën dhe gjenocidin –

nga 27
14:59 | 18/02/2026
0

Ish-presidenti, Hashim Thaçi ka mbajtur fjalimin e tij para trupit gjykues, në seancën gjyqsore e cila po zhvillohet në Hagë....

Para
Amendamenti i Ramës ndaj SPAK po i vendos ‘shkopinj nën rrota’ procesit të integrimit –

Amendamenti i Ramës ndaj SPAK po i vendos ‘shkopinj nën rrota’ procesit të integrimit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vrasja e shqiptarit 44-vjeçar në Kolumbi, zbulohen lidhjet me trafikun ndërkombëtar –

Vrasja e shqiptarit 44-vjeçar në Kolumbi, zbulohen lidhjet me trafikun ndërkombëtar –

16:31 | 18/02/2026
Vrasja e shqiptarit 44-vjeçar në Kolumbi, zbulohen lidhjet me trafikun ndërkombëtar –

Vrasja e shqiptarit 44-vjeçar në Kolumbi, zbulohen lidhjet me trafikun ndërkombëtar –

16:27 | 18/02/2026
I kam shërbyer vendit tim! Gjykata duhet të mbrojë të vërtetën dhe paanësinë –

I kam shërbyer vendit tim! Gjykata duhet të mbrojë të vërtetën dhe paanësinë –

15:17 | 18/02/2026
Kosova zgjodhi paqen, Serbia zgjodhi luftën dhe gjenocidin –

Kosova zgjodhi paqen, Serbia zgjodhi luftën dhe gjenocidin –

14:59 | 18/02/2026
Kosova zgjodhi paqen, Serbia zgjodhi luftën dhe gjenocidin –

Kosova zgjodhi paqen, Serbia zgjodhi luftën dhe gjenocidin –

14:49 | 18/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Vrasja e shqiptarit 44-vjeçar në Kolumbi, zbulohen lidhjet me trafikun ndërkombëtar –
  • Vrasja e shqiptarit 44-vjeçar në Kolumbi, zbulohen lidhjet me trafikun ndërkombëtar –
  • I kam shërbyer vendit tim! Gjykata duhet të mbrojë të vërtetën dhe paanësinë –
  • Kosova zgjodhi paqen, Serbia zgjodhi luftën dhe gjenocidin –
  • Kosova zgjodhi paqen, Serbia zgjodhi luftën dhe gjenocidin –
  • Të forcojmë lidhjet me familjen e shoqërinë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vrasja e shqiptarit 44-vjeçar në Kolumbi, zbulohen lidhjet me trafikun ndërkombëtar –
  • Vrasja e shqiptarit 44-vjeçar në Kolumbi, zbulohen lidhjet me trafikun ndërkombëtar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com