Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka intensifikuar hetimet për zv/kryeministren e pezulluar, Belinda Balluku.
Burime për mediat bëjnë me dije se prokurorët po kryejnë hetim pasuror për Ballukun, ndërsa janë adresuar edhe një sërë shkresash në banka për informacione mbi pasurinë e saj.
Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për tenderin për tunelin e Llogarasë ndërsa po hetohet për disa tendera sa i përket Unazës së Madhe dhe aksit Thumanë-Kashar.
Ajo është pezulluar me vendim të GJKKO nga detyra, ndërsa më datë 23 shkurt pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin e saj.
Në mbledhje, sipas burimeve SPAK pritet të paraqesë prova të reja, ndërsa ka kërkuar që mbledhja të jetë e mbyllur.






