Historia nuk mund të rishkruhet, e vërteta është me UÇK – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia nuk mund të rishkruhet, e vërteta është me UÇK –

11:31 | 17/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

I dobët ndaj krimeve dhe i tmerrshëm në politikat e jashtme –

Këmbimi valutor 13 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Nafta rritet mbi 102 dollarë për fuçi, çfarë paralajmërojnë ekspertët –

Fitoi zgjedhjet në Hungari/ Kush është Peter Magyar, avokati që e nisi karrierën në partinë e Viktor Orban –

Shqipëria është krah Kosovës. Ky ishte mesazhi që përcolli presidenti Bajram Begaj gjatë senacës solemne në Kuvendin e Kosovës për 18-vjetorin e Pavarësisë. Begaj tha se lufta ish-krerët e UÇK-së, për të cilët Prokuroria e Hagës ka kërkuar 180 vite burg, po përballen me akuza të montuara. Begaj bëri thirrje që të hiqen sanksionet e BE ndaj Kosovës, ndërsa shtoi se Shqipëria do jetë “jetë e mot me Kosovën”. “Ne jemi një komb, Shqipëria është shtëpia juaj, Kosova është shpirti ynë.”, theksoi Begaj.

“Kënaqësi të jem në këtë solemnitet të Kuvendit të Kosovës. Ju uroj gëzuar ditën e pavarësisë, çdo shqiptar, kudo ndodhet, çdo familje shqiptare, sot ndihet pjesë e festës, gëzimit, urimit dhe krenarisë. Sot është ditë e madhe, sot Kosova mbush 18 vjeç.

Në jetën e një njeriu kjo është mosha e pjekurisë, momenti kur ëndrrat e fëmijërisë marrin formën e përgjegjësisë. Republika e Kosovës është realitet i pakthyeshëm, shtet sovran, sot është vendi ku liria frymëzon.

Kosova është shtet i ri në vite, por me rrënjë të thella kontributesh e sakrificash. Ecën me hapa të sigurt drejt së ardhmes, pa harruar themelet me të cilat u ndërtuar, intelektualët dhe luftëtarët. Luftuan me sukës për ideale të mëdha, lirinë, të drejtat e tyre, identitetin kombëtar shqiptar dhe mbijetesën.

Ky popull ka treguar se është qëndrestar dhe i pathyeshëm. Kosova ishte me fat që i pati, i rriti i besoi, dhe i mban siç e meritojnë, simbole frymëzuese të Republikës së Kosovës. Kosova është histori që bën krenar kombin tonë dhe ata që luftuan, por edhe miqtë e partnerët tanë strategjikë, sidomos SHBA dhe bashkësinë perëndimore.

Për herë të parë, NATO përdori nenin e angazhimit duke parandaluar katastrofën humanitare, gjenocidin dhe dëbimin kolektiv të qytetarëve të Kosovës, duke mundësuar rikthimin në tokën e tyre, në familjen e vlerave europiane. Zërat tona janë me dëshmorët e lirisë, por sot mendimi ynë është edhe me ata që po përballen me betejë të vështirë, të padrejtë dhe vendimtare në Hagë.

Historia e Kosovës nuk mund të shkruhet pa emrat e Thaçit, Veselit, Krasniqit, Selimit dhe bashkë luftëtarëve të tyre. Ata që udhëhoqën popullin drejt lirisë, po përballen me akuza të montuara duke na bërë të gjithëve të ndihemi të fyer, të paragjykuar dhe të akuzuar. UCK që mori armët për të kërkuar lirinë, do jenë simbole të lirisë.

E vërteta nuk mund të tjetërsohet, historia nuk mund të rishkruhet, sepse liria ka emër, liria meriton drejtësi, liria meriton mirënjohje. Shqipëria është me UÇK, qytetarët e Kosovës. Shqipëria ka qëndruar pranë Kosovës, qëndron sot krah Kosovës dhe do të qëndrojë jetë e mot me Kosovën.

Ne jemi një komb, Shqipëria është shtëpia juaj, Kosova është shpirti ynë. Bashkëpunimi ynë nuk është zgjedhje politike, por detyrim i yni ndaj brezave, Shqipëria dhe Kosova ecin krah përkrah drejt një hapësire ku vlerat e demokracisë dhe paqes janë të pacenueshme. Ky 18-vjetor na rikujton se do jemi bashkë edhe në tryezat e Brukselit për të dëshmuar se shpirti i shqiptarit ka qenë dhe do të mbetet euroatlantik”, tha Begaj.

Të Lidhura

I dobët ndaj krimeve dhe i tmerrshëm në politikat e jashtme –

I dobët ndaj krimeve dhe i tmerrshëm në politikat e jashtme –

nga 27
08:47 | 13/04/2026
0

  Presidenti amerikan, Donald Trump ka sulmuar ashpër Papa Leonin përmes një postimi në platformën Truth Social. Në reagimin e...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 13 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:19 | 13/04/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me...

Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane –

Nafta rritet mbi 102 dollarë për fuçi, çfarë paralajmërojnë ekspertët –

nga 27
08:15 | 13/04/2026
0

Çmimet e naftës u rikthyen mbi 100 dollarë për fuçi, ndërsa tregjet aziatike të energjisë u hapën më lart të hënën, pasi bisedimet midis Shteteve...

Fitoi zgjedhjet në Hungari/ Kush është Peter Magyar, avokati që e nisi karrierën në partinë e Viktor Orban –

Fitoi zgjedhjet në Hungari/ Kush është Peter Magyar, avokati që e nisi karrierën në partinë e Viktor Orban –

nga 27
07:59 | 13/04/2026
0

Udhëheqësi i partisë, Tisza, Peter Magyar, ka fituar zgjedhjet parlamentare në Hungari, teksa kryeministri aktual, Viktor Orban, e ka uruar...

Para
Vrasja e Ardit Spahiut/ Gjykata belge dënon me 25 vite burg Franc Çopjan dhe burgim të përjetshëm për dy të tjerë –

Vrasja e Ardit Spahiut/ Gjykata belge dënon me 25 vite burg Franc Çopjan dhe burgim të përjetshëm për dy të tjerë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

I dobët ndaj krimeve dhe i tmerrshëm në politikat e jashtme –

I dobët ndaj krimeve dhe i tmerrshëm në politikat e jashtme –

08:47 | 13/04/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 13 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:19 | 13/04/2026
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane –

Nafta rritet mbi 102 dollarë për fuçi, çfarë paralajmërojnë ekspertët –

08:15 | 13/04/2026
Fitoi zgjedhjet në Hungari/ Kush është Peter Magyar, avokati që e nisi karrierën në partinë e Viktor Orban –

Fitoi zgjedhjet në Hungari/ Kush është Peter Magyar, avokati që e nisi karrierën në partinë e Viktor Orban –

07:59 | 13/04/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Prill 2026 –

07:43 | 13/04/2026

Më Të Lexuarat

  • I dobët ndaj krimeve dhe i tmerrshëm në politikat e jashtme –
  • Këmbimi valutor 13 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Nafta rritet mbi 102 dollarë për fuçi, çfarë paralajmërojnë ekspertët –
  • Fitoi zgjedhjet në Hungari/ Kush është Peter Magyar, avokati që e nisi karrierën në partinë e Viktor Orban –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 13 Prill 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 13 Prill 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • I dobët ndaj krimeve dhe i tmerrshëm në politikat e jashtme –
  • Këmbimi valutor 13 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com