Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve –

16:36 | 16/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Shembjet tek Amfiteatri i Durrësit, ja harta e shtëpive që do të preken –

Shembjet tek Amfiteatri i Durrësit, ja harta e shtëpive që do të preken –

SPAK godet Call-Centerat në Tiranë, pranga një italiani në Portin e Durrësit –

Bashkëpunimi mes vendeve edhe më i fortë –

 

Rikthehet fuqishëm në tavolinën e ndarjes së tenderave Safet Gjici, zyrtari i skandalit seksual në zyrën e kryetarit të Bashkisë Kukës. Lidhja e Gjicit me “Rilindjen” e Ramës daton para “tradhtisë” që i bëri LSI-së.

Në 27 Mars 2014, kryeministri Edi Rama e emëroi Safet Gjicin në detyrën e Prefektit të Qarkut të Kukësit. Qysh atëherë, Gjici i u bë i pandalshëm. Pavarësisht, dënimit me burg dhe turpit që i la PS-së në Kukës, Gjici dhe Rama me sa duket vazhdojnë bashkëpunimin e nëndheshëm në ndarjen e parasë publike.

Rikthimi i tij, për të cilin po raportojmë, është mundësuar sidomos nga miqtë e tij fuqishëm pranë Ramës, që janë vëllezërit Sako.

Ndërsa tenderi ku favorizohen së fundi kompania “Kevin Construction” e Safet Gjicit dhe “Apis Construction” e familjes Sako, është një vepër që dëshmon mungesë ndjeshmërie të shkaktuar nga korrupsioni.

Të ndërtosh poligon qitjeje për gardianët, kur të burgjet kanë mbipopullim nëpër qeli, kur qytetarët akoma nuk kanë hyrë në shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, është një skandal. Dhe të kihet parasysh se nuk ka domosdoshmëri për një investim të tillë! Nuk shkojnë dot të kryejnë qitje në poligonet e ushtrisë forcat speciale të burgjeve?! Populli zhytet në varfëri (përfshirë edhe gardianët) ndërsa paratë përdoren për projekte të tilla si në filma.

Në datën 9 shkurt 2026 u bë e ditur kontrata e lidhur me Gjicin dhe Sakot, ku përshkrimi i shkurtër përcakton: Ndërtimi i një kompleksi poligoni qitjeje dhe palestër për forcat operacionale dhe ato speciale në Sistemin e Burgjeve.

Ky projekt është i kushtueshëm. Fondi limit i ndarë për tenderin është 296,309,312.26 lekë pa TVSH. Poligoni përfshin edhe ambiente sportive dhe klasa mësimore.

Këtë fond fillimisht ishte lënë ta merrte një kompani tjetër, që ka qenë kliente e Erion Veliajt, por ndërhyrja e fuqishme në favor të Gjicit e ndërroi vendimmarrjen.

Tenderi u shpall më 4 shtator 2025 dhe u zhvillua brenda dy javësh duke lënë jashtë konkurrimit kompani të interesuara që mund të kenë pasur vështirësi të plotësojnë dokumentet në një kohë kaq të shkurtër.

Pavarësisht se është një objekt i Burgjeve, tenderi organizohet nga Operatori i Blerjeve të Përqëndruara, një ent i drejtuar nga drejtoresha Arlinda Pogaj, që varet nga ministri Blendi Gonxhe.

Sipas dokumenteve të tenderit, në këtë procedurë kanë aplikuar 14 pjesëmarrës. Pasi janë skualifikuar 9 oferta, komisioni më 10 tetor 2025 ka shpallur fitues biznemenin Florjan Muha, pronar i kompanisë “INERTI” shpk. Nuk kishte asnjë surprizë! Muha, jo vetëm që kishte dorëzuar ofertën më të ulët, por njihet për lidhjet e forta me kryebashkiakun e arrestuar të bashkisë Tiranë. Po ashtu, mendojmë se është mirë që kjo kompani është mëjanuar më vonë nga projekti. “Inerti” është identifikuar për punë pa cilësi dhe zvarritje jashtë afateve të kontratave. Kujtojmë se edhe KLSH ka evidentuar mashtrime në volumin e punimeve nga kompania e Florjan Muhës.

Në një raport auditimi të veprimtarisë së Bashkisë Elbasan për vitin 2022 ka konstatuar vjedhjen që ka bërë kompania e Muhës me punimet e riparimit të rrjetit të kanalizimeve.

Në 29 dhjetor të vitit 2021, Irland Sina, në atë kohë nënkryetar i Bashkisë Elbasan, shpalli fituese kompaninë Inerti shpk të tenderit me objekt ‘Rikonstruksion dhe ndërhyrje në linjën KUZ dhe ndërtim i sheshit të parkimit të Varrezave Publike’. Shuma e vjedhur është një bakshish në raport me abuzimet e mëdha që janë kryer në këtë tender, por tregon se sa e pamëshirshme është kjo çetë abuzuesish që përlajnë paratë publike edhe kur ato janë për varrezat.

Lidhur me tenderin e poligonit të qitjes, Operatori ekonomik “INERTI” sh.p.k do të prezantonte ofertën 194,460,287.28 lekë pa tvsh. Në anën tjetër, konkurrenti më i fortë ishte “KEVIN CONSTRUKSION” sh.p.k e Gjicit & “APIS CONSTRUCTION” sh.p.k me vlerën 210,461,923.43 lekë pa tvsh.

Sa i përket ofertave të tjera ekonomike, ato u skualifikuan. Përmendim këtu “DION-AL” sh.p.k me vlerë 202,744,391.63 lekë pa tvsh. Në këtë nivel është edhe oferta e bashkimit të operatorëve “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” sh.p.k & “MF INVEST GROUP” që propozonte ta ngrinte poligonin me 207,307,051.50 lekë pa tvsh.

Por, kur në këto ujëra korrupsioni afrohen peshkaqenë më të mëdhenj, është Komisionit i Prokurimit Publik (KPP) që hyn në lojë. Ky institucion varet nga Kryeministria, por me shkarkimin nga SPAK të kryetarit Jonaid Myzyri, duket se punët drejtohen nga vetë Edi Rama.

Firmat që u ankuan në KPP për klientin e Veliajt, janë klientë të njohur të kryeministrit Rama të shpërblyer me projekte strategjike, tendera dhe koncesione. Kështu më 20 tetor 2025, është ankuar kundër fituesit të tenderit bashkimi i operatorëve “BE – IS” sh.p.k & “ERGI” sh.p.k & “HTM”. Koalicioni që  përfaqësohej nga biznesmeni Hamz Islamaj, pretendonte se “INERTI” Shpk nuk përmbushte kriteret.

Një ankesë tjetër u bë nga kompania “ED KONSTRUKSION” Shpk. Dhe së fundi, në mes të ankuesve është edhe bashkimi i firmave “KEVIN CONSTRUKSION” sh.p.k & “APIS CONSTRUCTION” sh.p.k.

Meqenëse ankesat janë të njëjta, ku të gjithë janë kundër Florian Muhës, KPP është marrë vetëm me denoncimin e firmës së familjes Gjici.

Në këtë dokument kërkohet shfuqizimi i vendimit tё Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për kualifikimin e ofertës të paraqitur nga operatori ekonomik “INERTI” Sh.p.k.

Sipas ankesës së administruar më 17 tetor 2025, autoriteti duhej të kishte kërkuar justifikime të detajuara teknike dhe financiare për çmimet e papërshtatshme. dhe, në mungesë të tyre, të skualifikonte operatorin “Inerti” sh.p.k. për ofertë të pambështetur dhe të parealizueshme. KPP mori kohën e vet për të përgatitur vendimin. Në një farë mënyre, në këtë moment tenderi zhvillohet për herë të dytë, por tashmë në zyrat e KPP.

Në datën 6 janar 2026, KPP mori vendim të pranojë pjesërisht ankesën e bashkimit ankimues “KEVIN CONSTRUKSION” sh.p.k & “APIS CONSTRUCTION” sh.p.k.  Urdhi i KPP ishte që autoriteti kontraktor të skualifikojë operatorin ekonomik “Inerti” SHPK.

Ndërkaq, në mbledhjen e datës 22 janar 2026 është marrë në shqyrtim një kërkesë e re nga kompania “BE- IS” që kërkonte rishikim të vendimit të mëparshëm. Por tashmë çështja ishte vendosur, paratë do t’i merrte Safet Gjici dhe nipi i Sakove.

Safet Gjici ka themeluar kompanitë “Eurogjici-Security” dhe “Kevin Construksion”, që sot menaxhohen nga vëllai i tij Ladrim Gjici. Vetëm gjatë 7 viteve para arrestimit, Gjici kishte fituar i vetëm dhe në bashkëpunim tendera publikë me vlerë mbi 110 milionë euro.

Kështu, në mars të vitit 2001, Safet Gjici krijoi kompaninë e sigurisë dhe ruajtjes fizike “Eurogjici-Security”. Në 23 prill 2014 ia dhuroi aksionet vëllait të tij, Lavdrim Gjicit. Nga viti 2015, kompania Eurogjici-Security, me administrator dhe aksioner të vetëm vëllain e Safet Gjicit, rezulton se ka fituar 48 tendera nga organet e pushtetit vendor dhe qendror, me vlerë rreth 62 milionë euro.

Në dhjetor të vitit 2006, Safet Gjici ngriti kompaninë e ndërtimit “Kevin Construksion”. Në 19 prill të vitit 2014, Safet Gjici ia dhuroi aksionet vëllait të tij, Lavdrim Gjicit.

Safet Gjici ka pasur 87.5 % të aksioneve edhe në Klubin e Futbollit të Kukësit, duke qenë edhe President i klubit. Në prill të vitit 2014, Gjici ia kaloi aksionet e klubit sërish vëllait të tij, Lavdrim Gjicit. Ndërkaq, sipas deklaratës së pasurisë, kur ishte kryebashkiak, krahas një vile me 3 kate në Tiranë, ka pasur edhe 9 pasuri të palujtshme (apartamente dhe njësi ndërtimore), një lokal pranë Parlamentit, Kevin Bar, është në pronësi të bashkëshortes së Gjicit, Manjola Gjici.

Kompania e krijuar nga kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, rezulton përfituesja më e madhe e parave të indërtimit me 1.35 miliardë lekë, e kontraktuar nga Bashkia e Tiranës.

Gjithashtu, një pjesë të tenderave të kësaj kompanie janë marrë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Ky institucion shpalli në Prill 2020 tenderin masiv për rindërtimin e disa qindra banesave individuale, të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit në qytetet Durrës, Kamëz, Kurbin, Lezhë, Krujë, Vorë, Kamëz, Kavajë e Rrogozhinë.

Fondi limit, që qeveria shqiptare i akordoi Fondit Shqiptar të Zhvillimit për këtë projekt është mbi 6 miliardë lekë të reja, i ndarë në tre faza.

Pas një shtyrje gati 6-mujore, e cila u justifikua nga Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, si një kohë e nevojshme për të përgatitur kriteret më të mira për banesat e reja, Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli këtë rezultatet e lotit të parë të tenderit.

Në garë morën pjesë disa prej kompanive më të mëdha të ndërtimit në vend, të cilat janë edhe kontraktorët kryesorë të qeverisë “Rama” në realizimin e punëve publike.

Krahas kompanisë fituese, të themeluara nga Safet Gjici, në tender ishin pjesëmarrës edhe “G.P.G Company”, “Gjikuria”, “2T”, “Gener 2”, “Alb Building”, “Vëllezërit Hysa”, e disa të tjera.

Në përfundim të procedurës, bashkimi i 3 operatorëve turq u shpall i suksesshëm, me ofertën 1.8 miliard lekë pa TVSH. Për shkak të mosplotësimit në kohë të dokumenteve, operatori i renditur i pari humbi të drejtën për të nënshkruar kontratën.

Pas kompanive turke, ishte renditur bashkimi i operatorëve i drejtuar nga “Kevin Construction”, me një ofertë financiare 1.7 miliardë lekë, i cili fitoi të drejtën për të nënshkruar kontratën me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Ndër tenderimet e shumta të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, rezulton se kjo agjensi që është në varësi direkte të Kryeministrit, i ka dhënë një tender me vlerën 3 mln euro vëllait të kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

Bëhet fjalë për rehabilitimin e Lagjeve 4,5 dhe 6 të Bashkisë Kukës, qytet ku Safet Gjici ishte kryetar Bashkie që nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Pra, një agjenci qeveritare i jepte fonde publike kompanisë së vëllait të kryetarit të Bashkisë për të kryer punime në territorin e qytetit që administron.

Po partnerja e Gjicit “APIS Construction” e kujt është në pronësi? Kjo është një kompani e themeluar në vitin 2014, fillimisht me emrin “Global Service Consulting”, nga shtetasi Besnik Binjakaj.

Por menjëherë sapo u themelua, kompania e pezulloi aktivitetin dhe kaloi në status pasiv.

“Global Service Consulting” qëndroi e pezulluar për plot 7 vite për t’u riaktivizuar në vitin 2022. Menjëherë pas riaktivizimit, në qershor të vitit 2022, Besnik Binjakaj vendosi që t’ia dhurojë Ervin Tartarajt.

Ky i fundit jetonte në Itali dhe ishte thjesht një prestanome, pasi pronarët e vërtetë të APIS janë të tjerë.

Dhe kjo do të konfirmohej vetëm pak muaj më vonë. Fillimisht kur administratore e kompanisë u caktua Gloria Taçe.

Më vonë Taçe u bë aksionere me 50 për qind, dhe pak muaj më vonë i shiti sërish aksionet tek Tartaraj. Të gjitha kalimet e aksioneve janë bërë me dhurime duke mos paguar asnjëherë taksë.

Menjëherë “APIS” do të fillonte rritjen me shpejtësi duke fituar kontrata miliona euro nga institucionet publike. Kjo pasi, pronarët e saj nuk janë janë njerëz dosido.

Pronari i vërtetë i APIS, është Sibjon Çobaj. Gloria Taçe, e cila figuron si administratore e kompanisë është bashkëshortja e tij. Zoti Çobaj është nipi i Gramoz Sakos, ish-komandanti i gardës dhe deputet i PS-së, që së fundi u zgjodh kryebashkiak i Tepelenës. Ai është edhe shok i vjetër i Safet Gjicit. Ndikimi i tij tek Edi Rama për ktimin në lojë të Safet Gjicit është vendimtar dhe duket nga ky tender.

Ndërkaq, nipi i Sakove, zotëron një rrjet kompanish, përmes të cilave ka krijuar një zinxhir efektiv të rrëmbimit të fondeve publike. Njëra prej tyre është “Sire Alb”, e cila bën projektet e punëve publike, që më pas përfundojnë në duart e Apis dhe 2T (kompania e admistraurar nga vëllai i Gramozit).

Nga 7 milionë lekë në vitin 2022, xhiro e “Apis” në vitin e kaluar kërceu në 86 milionë lekë, ose gati 900 mijë euro, duke u rritur me 10 herë vetëm në harkun kohor të dy viteve.

Pas zgjedhjes së Gramoz Sakos kryebashkiak i Tepelenës, mbështetja e nipit është akoma më e fuqishme, siç e ilustruam me shembullin e Poligonit të gardianëve.

gijotina.com/

Të Lidhura

Shembjet tek Amfiteatri i Durrësit, ja harta e shtëpive që do të preken –

Shembjet tek Amfiteatri i Durrësit, ja harta e shtëpive që do të preken –

nga 27
20:18 | 16/02/2026
0

Rijetëzimi i Qendrës Historike të Durrësit, i njohur si projekti TID, është një ndërmarrje e shumëdebatuar që synon shembjen e...

Shembjet tek Amfiteatri i Durrësit, ja harta e shtëpive që do të preken –

Shembjet tek Amfiteatri i Durrësit, ja harta e shtëpive që do të preken –

nga 27
19:58 | 16/02/2026
0

Rijetëzimi i Qendrës Historike të Durrësit, i njohur si projekti TID, është një ndërmarrje e shumëdebatuar që synon shembjen e...

SPAK godet Call-Centerat në Tiranë, pranga një italiani në Portin e Durrësit –

SPAK godet Call-Centerat në Tiranë, pranga një italiani në Portin e Durrësit –

nga 27
19:46 | 16/02/2026
0

Një shtetas Italian është vënë në prangat e Policisë, lidhur me skemat e mashtrimit me Call Centera në një nga...

Bashkëpunimi mes vendeve edhe më i fortë –

Bashkëpunimi mes vendeve edhe më i fortë –

nga 27
19:40 | 16/02/2026
0

Ish-shefi i regjimit në burgun e Lushnjës, Irakli Leka është dënuar me 3 vite e 3 muaj burgim i akuzuar...

Para
Vendimi/ 700 euro për një leje, 3 vite burg i kthehen në shërbim prove ish-zyrtarit të burgut –

Vendimi/ 700 euro për një leje, 3 vite burg i kthehen në shërbim prove ish-zyrtarit të burgut -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shembjet tek Amfiteatri i Durrësit, ja harta e shtëpive që do të preken –

Shembjet tek Amfiteatri i Durrësit, ja harta e shtëpive që do të preken –

20:18 | 16/02/2026
Shembjet tek Amfiteatri i Durrësit, ja harta e shtëpive që do të preken –

Shembjet tek Amfiteatri i Durrësit, ja harta e shtëpive që do të preken –

19:58 | 16/02/2026
SPAK godet Call-Centerat në Tiranë, pranga një italiani në Portin e Durrësit –

SPAK godet Call-Centerat në Tiranë, pranga një italiani në Portin e Durrësit –

19:46 | 16/02/2026
Bashkëpunimi mes vendeve edhe më i fortë –

Bashkëpunimi mes vendeve edhe më i fortë –

19:40 | 16/02/2026
“Mami, çfarë i bëra shokut tim”/ Aksidenti që i mori jetën 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, flet shoku i klasës –

“Mami, çfarë i bëra shokut tim”/ Aksidenti që i mori jetën 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, flet shoku i klasës –

19:32 | 16/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Shembjet tek Amfiteatri i Durrësit, ja harta e shtëpive që do të preken –
  • Shembjet tek Amfiteatri i Durrësit, ja harta e shtëpive që do të preken –
  • SPAK godet Call-Centerat në Tiranë, pranga një italiani në Portin e Durrësit –
  • Bashkëpunimi mes vendeve edhe më i fortë –
  • “Mami, çfarë i bëra shokut tim”/ Aksidenti që i mori jetën 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, flet shoku i klasës –
  • Ty dhe ministrave do t’ju merret çdo pasuri –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shembjet tek Amfiteatri i Durrësit, ja harta e shtëpive që do të preken –
  • Shembjet tek Amfiteatri i Durrësit, ja harta e shtëpive që do të preken –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com