Prej vitesh jetoi në një kamp në Siri, Eva Dumani kthehet në Shqipëri – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prej vitesh jetoi në një kamp në Siri, Eva Dumani kthehet në Shqipëri –

17:20 | 14/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 15 Prill 2026 –

Djemtë e pronarit të UBA Bank dhe ortakut të Eurosig, të dyshuar për rrëmbimin e një biznesmeni –

VIDEO/ Barcelona humb magjinë në Madrid, Atletico në gjysmëfinale, PSG likujdon Liverpool-in –

Pas një operacioni të koordinuar me partnerë ndërkombëtarë, autoritetet shqiptare kanë arritur të kthejnë në vend Eva Dumanin, që prej vitesh ndodhej në një kamp në Siri.

Burimet bëjnë të ditur se në këtë proces janë përfshirë Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë në Policinë e Shtetit dhe zyrtarë të strukturave kundër terrorizmit, në bashkëpunim me autoritetet turke.

Eva Dumani ka mbërritur paraditen e sotme në aeroportin e Rinasit, pas transferimit nga Turqia me linjën Pegasus.

Historia e Evës nis në vitin 2014, kur ishte vetëm 9 vjeç. Babai i saj, Shkëlzen Dumani, e mori bashkë me të vëllanë 7-vjeçar me pretendimin për një udhëtim fundjave në Mal të Zi. Ai kishte kërkuar prokurë nga bashkëshortja për të nxjerrë fëmijët jashtë Shqipërisë.

Por udhëtimi rezultoi të ishte vetëm hapi i parë drejt Sirisë. Pasi kaloi nga Stambolli, ai iu bashkua frontit të luftës. Vite më vonë, babai i tyre u vra në konflikt, duke lënë dy fëmijët të vetëm në një zonë lufte.

Pas vitit 2019, Eva dhe i vëllai përfunduan në kampin Al Hol, ku strehoheshin dhjetëra mijëra gra dhe fëmijë të lidhur me luftëtarët e Shtetit Islamik.

Operacioni i vitit 2020: U kthye vetëm i vëllai

Më 26 tetor 2020, qeveria shqiptare ndërmori një operacion të vështirë riatdhesimi për kthimin e grave dhe fëmijëve nga kampet siriane. Në atë operacion u kthye në Shqipëri vetëm vëllai i Evës, Endri Dumani, atëherë 13 vjeç, së bashku me katër anëtarë të familjes Rasha.

Eva mbeti në kamp. Në atë kohë u raportua se ajo ishte fshehur dhe nuk kishte pranuar të kthehej, por ky informacion nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht.

Përpjekje shumëvjeçare për ta nxjerrë nga Siria

Pas viteve të tëra përpjekjesh nga familjarët, daja i saj arriti ta nxirrte Evën nga kampi dhe ta kalonte përtej kufirit Siri–Turqi rreth dy javë më parë. Më pas, me ndërhyrjen e autoriteteve shqiptare, ajo u rikthye përfundimisht në atdhe.

Rikthimi i saj shënon fundin e një ndarjeje 12-vjeçare nga e ëma dhe 6-vjeçare nga i vëllai, i cili sot është 19 vjeç.

Tragjedia familjare

Gjatë qëndrimit në kamp, familja e Evës përjetoi edhe një tjetër humbje të rëndë. Gjyshja e saj, e cila kishte udhëtuar drejt Sirisë me shpresën për të marrë nipërit, mbeti e bllokuar në kampin Al Hol dhe ndërroi jetë atje.

Rikthimi i Evës në Shqipëri mbyll një kapitull të dhimbshëm për familjen Dumani, ndërsa tashmë ajo do të përballet me sfidën e një jete të re pas më shumë se një dekade në një nga kampet më të rënda të Lindjes së Mesme.

Të Lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026 –

nga 27
07:45 | 15/04/2026
0

DashiKa shumë arsye për të qenë të vendosur dhe për ta parë gotën gjysmë plot. Planetët janë dukshëm në favorin...

Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 15 Prill 2026 –

nga 27
07:41 | 15/04/2026
0

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet...

Djemtë e pronarit të UBA Bank dhe ortakut të Eurosig, të dyshuar për rrëmbimin e një biznesmeni –

Djemtë e pronarit të UBA Bank dhe ortakut të Eurosig, të dyshuar për rrëmbimin e një biznesmeni –

nga 27
00:03 | 15/04/2026
0

Një pengmarrje si nëpër filma ndodhi ditën e djeshme në Tiranë, ku në zonën e ish-Parkut të Autobusave, u mor...

VIDEO/ Barcelona humb magjinë në Madrid, Atletico në gjysmëfinale, PSG likujdon Liverpool-in –

VIDEO/ Barcelona humb magjinë në Madrid, Atletico në gjysmëfinale, PSG likujdon Liverpool-in –

nga 27
23:25 | 14/04/2026
0

Dy çerekfinalet e kthimit në Champions, të luajtura këtë të martë, sollën emocione të mëdha. Barcelona nuk kompleton përmbysjen e...

Para
Çfarë më tha Eva kur mbërriti nga Siria në… –

Çfarë më tha Eva kur mbërriti nga Siria në... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026 –

07:45 | 15/04/2026
Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 15 Prill 2026 –

07:41 | 15/04/2026
Djemtë e pronarit të UBA Bank dhe ortakut të Eurosig, të dyshuar për rrëmbimin e një biznesmeni –

Djemtë e pronarit të UBA Bank dhe ortakut të Eurosig, të dyshuar për rrëmbimin e një biznesmeni –

00:03 | 15/04/2026
VIDEO/ Barcelona humb magjinë në Madrid, Atletico në gjysmëfinale, PSG likujdon Liverpool-in –

VIDEO/ Barcelona humb magjinë në Madrid, Atletico në gjysmëfinale, PSG likujdon Liverpool-in –

23:25 | 14/04/2026
Çmendet babai i Arbër Hajdarit, nuk i plas se ku do rrinë banorët qe iu dogjën banesat nga faji i shtetit –

Çmendet babai i Arbër Hajdarit, nuk i plas se ku do rrinë banorët qe iu dogjën banesat nga faji i shtetit –

22:37 | 14/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 15 Prill 2026 –
  • Djemtë e pronarit të UBA Bank dhe ortakut të Eurosig, të dyshuar për rrëmbimin e një biznesmeni –
  • VIDEO/ Barcelona humb magjinë në Madrid, Atletico në gjysmëfinale, PSG likujdon Liverpool-in –
  • Çmendet babai i Arbër Hajdarit, nuk i plas se ku do rrinë banorët qe iu dogjën banesat nga faji i shtetit –
  • Digjet sikur të ishte kasolle –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 15 Prill 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com