Skema e Vangjel Tavos, për të grabitur pronat në Himarë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skema e Vangjel Tavos, për të grabitur pronat në Himarë –

10:54 | 14/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Rama përballet me qytetarë pas daljes nga mbledhja në bashkinë e Durrësit: O hajdut! –

Projekti TID nuk ndalet, doni apo nuk doni –

Projekti TID nuk ndalet, ju dilni të humbur –

Minjtë ikin kur mbytet anija –

Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Himarës janë njohur prej disa ditësh me një projektvendim të firmosur nga kryebashkiaku socialist Vangjel Tavo për krijimin e shoqërisë bashkiake “Himara Invest” SH.P.K., një kompani që sipas aktit të themelimit do të menaxhojë asetet publike të kësaj bashkie dhe do të përfshihet në projekte zhvillimi me privatët.

Nisma synon krijimin e një kompanie, në pronësi të bashkisë, për administrimin e plazheve publike, aseteve bashkiake dhe aktiviteteve të tjera ekonomike vendore, por është kundërshtuar nga këshilltarët e partive opozitare në këtë bashki.

Afrovita Dhimojani, kryetarja e degës së Partisë Demokratike dhe anëtare në Këshillin Bashkiak bëri një thirrje publike për pjesëmarrje të qytetarëve në mbledhjen e parashikuar për të premten me synimin për të kundërshtuar këtë projekt të Tavos.

Ajo e cilëson këtë iniciativë si një përpjekje për ta kthyer bashkinë në një strukturë që funksionon si biznes privat.

Dhimojani i tha BIRN-it në bisedë telefonike se mbledhja e planifikuar ishte shtyrë për t’i dhënë mundësi anëtarëve të opozitës të paraqesin amendimet e tyre për aktin e themelimit, ndërsa ngriti disa pikëpyetje për bazat ligjore dhe kompetencat e kësaj shoqërie.

“E para nuk kuptojnë arsyen e krijimit të kësaj shoqërie, që për nga fushat e veprimtarisë duket sikur po dublon kompetencat dhe punën e vet bashkisë”- tha ajo duke ngritur pikëpyetje se çfarë do të bënte administrata e bashkisë nëse I delegon detyrat e saj tek kjo kompani.

Por shqetësimi më i madh për Dhimojanin është përdorimi i aseteve publike, si plazhet dhe tokat e kësaj bashkie, që disponon kjo bashki bregdetare.

“Akti i themelimit nuk parashikon që duhet të jetë Këshilli Bashkiak si organ I vetëm ligjor që miraton shitjen apo dhënien e pronës publike me qera, në përdorim apo forma të tjera dhe këtë s’mund ta bëjë një kompani tregëtare”- tha ajo.

Në të njëjtën linjë, ishte dhe reagimi i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) e cila nëpërmjet një deklarate për mediat të premten e konsideroi nismën si “një akt flagrant i tentativës për të vjedhur pasurinë publike” dhe akuzon Tavon se po sillet si pronar i pronave të Himarës si ‘aksioner’ i vetëm i shoqërisë tregëtare.

Partia u ka bërë thirrje anëtarëve të Këshillit Bashkiak të mos e miratojnë projektvendimin dhe ka kërkuar transparencë të plotë mbi mënyrën e administrimit të pasurive publike.

Por, kryebashkiaku Tavo i konsideron shqetësimet e opozitës si të pabazuara dhe thotë se aktiviteti i kompanisë do të bëhet me miratimin e Këshillit Bashkiak dhe do të jetë subjekt kontrolli dhe auditimi.

“Akti i themelimit bazohet mbi ligjet në fuqi dhe shoqëria nuk mund të marrë vendime që bien ndesh me këto ligje”- i tha ai BIRN-it në një bisedë telefonike duke shtuar se do të pranohej kërkesa e opozitës për ta specifikuar edhe në aktin e themelimit këtë gjë.

“Do të bëjmë amendimin, ku do të thuhet se çdo pasuri publike e Bashkisë Himarë që do të vihet në dispozicion të shoqërisë do të miratohet nga Këshilli Bashkiak rast pas rasti”- shtoi ai.

Tavo këmbëngul se shoqëria synon të kthejë bashkinë në një ‘bashki sipërmarrëse’ dhe të bëjë më efiçente menaxhimin e aseteve publike të saj si një qytet që ka përparësi zhvillimin e turizmit.

“Kërkojmë që të menaxhojmë me efiçencë plazhet publike dhe të marrim në administrim disa plazhe që çdo vit kanë qënë të zaptuara dhe nga të cilat bashkia s’ka marrë asnjë të ardhur”- tha ai, duke sjellë si shembull plazhin Krorëz.

Duke iu përgjigjur shqetësimit të opozitës se kompania do të kërkojë staf dhe buxhet shtesë nga bashkia, Tavo tha se do të ketë “zero shpenzime”. “Ajo vetëm do të gjenerojë të ardhura shtesë për bashkinë”- tha ai.

Sipas projektvendimit vetë Tavo do të përfaqësojë bashkinë Himarë si aksioner në shoqëri dhe do të emërojë administratorin e kompanisë.

Shoqëria “Himara Invest” do të shërbejë si një mjet operacional për: menaxhimin e plazheve publike dhe hapësirave bregdetare; shfrytëzimin racional të aseteve bashkiake; organizimin dhe administrimin e parkimeve publike me pagesë; realizimin e punimeve të ndërtimit, mirëmbajtjes, rikonstruksionit dhe rindërtimit të objekteve publike dhe zhvillimin e veprimtarive ndihmëse që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik lokal.

“Këto aktivitete, të cilat aktualisht zhvillohen në mënyrë të fragmentuar ose me efikasitet të kufizuar, do të formalizohen dhe do të administrohen sipas rregullave të tregut, duke garantuar të ardhura të qëndrueshme për buxhetin e Bashkisë”- thuhet në aktin e themelimit.

 

Të Lidhura

Rama përballet me qytetarë pas daljes nga mbledhja në bashkinë e Durrësit: O hajdut! –

Rama përballet me qytetarë pas daljes nga mbledhja në bashkinë e Durrësit: O hajdut! –

nga 27
13:48 | 14/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama është përplasur me banorë të Durrësit pas takimit për projektin TID. Teksa Rama po dilte nga ambientet...

Projekti TID nuk ndalet, ju dilni të humbur –

Projekti TID nuk ndalet, doni apo nuk doni –

nga 27
13:28 | 14/02/2026
0

Qytetarët e Durrësit zhvilluan sot një takim me zyrtarët e bashkisë dhe kryeministrin Edi Rama për të diskutuar projektin TID....

Projekti TID nuk ndalet, ju dilni të humbur –

Projekti TID nuk ndalet, ju dilni të humbur –

nga 27
13:20 | 14/02/2026
0

Qytetarët e Durrësit zhvilluan sot një takim me zyrtarët e bashkisë dhe kryeministrin Edi Rama për të diskutuar projektin TID....

Minjtë ikin kur mbytet anija –

Minjtë ikin kur mbytet anija –

nga 27
12:58 | 14/02/2026
0

Në një bisedë online me qytetarë, Sali Berisha komentoi ikjen e Engjëll  Agaçit dhe Valbona Bizhgës nga qeveria e Edi...

Para
Komisioni i Disiplinës me dorë të hekurt, Flamurtari e pëson keq –

Disiplina “shkund” zyrtarin e Egnatias! Elbasani vazhdon ta pësojë prej tifozëve (Vendimet) -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama përballet me qytetarë pas daljes nga mbledhja në bashkinë e Durrësit: O hajdut! –

Rama përballet me qytetarë pas daljes nga mbledhja në bashkinë e Durrësit: O hajdut! –

13:48 | 14/02/2026
Projekti TID nuk ndalet, ju dilni të humbur –

Projekti TID nuk ndalet, doni apo nuk doni –

13:28 | 14/02/2026
Projekti TID nuk ndalet, ju dilni të humbur –

Projekti TID nuk ndalet, ju dilni të humbur –

13:20 | 14/02/2026
Minjtë ikin kur mbytet anija –

Minjtë ikin kur mbytet anija –

12:58 | 14/02/2026
Ramën e refuzuan në Konferencën e Mynihut, nisi delegacionin dhe atij i mbeti në dorë Dash Sula –

Ramën e refuzuan në Konferencën e Mynihut se nuk ishte i denjë, atij i mbeti në dorë Dash Sula –

12:44 | 14/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama përballet me qytetarë pas daljes nga mbledhja në bashkinë e Durrësit: O hajdut! –
  • Projekti TID nuk ndalet, doni apo nuk doni –
  • Projekti TID nuk ndalet, ju dilni të humbur –
  • Minjtë ikin kur mbytet anija –
  • Ramën e refuzuan në Konferencën e Mynihut se nuk ishte i denjë, atij i mbeti në dorë Dash Sula –
  • Ramën e refuzuan në Konferencën e Mynihut, nisi delegacionin dhe atij i mbeti në dorë Dash Sula –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama përballet me qytetarë pas daljes nga mbledhja në bashkinë e Durrësit: O hajdut! –
  • Projekti TID nuk ndalet, doni apo nuk doni –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com