Sergej Hasanpapaj dhe Mario Çela janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, institucion i njohur për masat e forta të sigurisë dhe izolimin e elementëve me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Ndërkohë, këtë të premte u ekstradua nga Belgjika edhe Mario Çela, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi po nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” më 22 nëntor 2024.
Sa i përket Mario Çelës, më herët një vendim i Gjykata e Veronës kishte revokuar masën e sekuestrimit të pasurive të tij në Itali, duke argumentuar se fondet dhe investimet rezultonin nga burime të ligjshme dhe të justifikuara, sipas dokumentacionit të paraqitur në gjykatë.
Tashmë, me vendimin e autoriteteve shqiptare për izolimin e tyre në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, pritet që procedurat hetimore dhe gjyqësore të vijojnë nën masa të rrepta sigurie, në një institucion që konsiderohet si një nga më të sigurtit në vend.
gijotina.com/







