Kryeministri Edi Rama në prezantimin e programit për konkursin ndërkombëtar të Qendrës së Drejtësisë nuk i kurseu ironitë me gjyqtarët dhe prokurorët.
Në fjalën e tij teksa tha se përpjekja e qeverisë për të mbështetur drejtësinë nuk do të ndalet, ai u shpreh mes batutave se “është koha që të gjithë të shkojmë në paraburgim për shpërdorim detyre”.
Kreu i qeverisë iu drejtua gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke i thënë që herë pas herë i bëjnë edhe surpriza.
“Kjo është përpjekje që nuk ndalet dhe nuk kthehet prapa, pavarësisht surprizave që na bëni herë pas here, por që janë pjesë e jetës dhe e proceseve tuaja të brendshme dhe rritjes të sistemi të ri që kërkon kokën e vetë për të kolauduar. Për ta mbyllur ky është rasti ideal, se jeni përfshirë dhe ju tani, që të shkojmë në paraburgim për shpërdorim detyre.”, tha kryeministri.










