Policia e Shtetit ka marrë një telefonatë që njofton për grabitjen me armë të një banke në Tiranë. Mesohet se ngjarja ka ndodhur pranë zonës së ish-Parkut, në bankën “Fibank”.
Forcat e rendit janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes për të verifikuar informacionin dhe për të siguruar zonën.
Autori i ngjarjes ka qëlluar një herë me armë, pasi në vendngjarje është gjetur 1 gëzhojë. Por autori mësohet se nuk ka arritur dot të marre lekë, pasi është neutralizuar nga efektivët e Komisariatit nr. 2
Në vendngjarje ka shkuar edhe një ambulancë, për të garantuar ndihmën e menjëhershme në rast të dëmtimeve, por deri tani nuk raportohet për të lënduar.
Në foto shihen forca të shumta policie që kanë rrethuar zonën.











