Sot mbahet seanca e radhës plenare në Kuvend.
Në Rendin e Ditës parashikohet të mbahen dy interpelanca me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro, njëra e thirrur nga deputetja Erisa Xhixho dhe tjetra nga deputeti Erald Kapri.
Projektligjet që pritet të kalojnë për votim në Kuvend ditën e sotme janë ai “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, “Për një shtesë në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin e vlerës së shtuar në Republikën Shqipërisë”, Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”.
Sot pritet të shqyrtohet dhe projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë jo të plotë pune, që rekrutohet për përpunimin e materialeve zgjedhore, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve” dhe projektvendimi “Për disa shtesa në vendimin nr. 65/2025 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.





