Merr fund ngërçi politik, votëbesohet qeveria e re, Albin Kurti betohet si kryeministër i Kosovës – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Merr fund ngërçi politik, votëbesohet qeveria e re, Albin Kurti betohet si kryeministër i Kosovës –

23:22 | 11/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Fshehu 8 kg drogë në një banesë të braktisur, arrestohet 30-vjeçari në Durrës –

Kualifikueset e Kupës së Botës për vajza, UEFA cakton gjyqtaret shqiptare për Danimarkë-Itali –

Fundjava nis me përplasje të rëndësishme! Kryefjalën e merr derbi i kryeqytetit, Partizani e mbyll me Bylisin –

Shtrenjtimi i naftës rrit buxhetin e shtetit, por rëndon xhepat e konsumatorëve shqiptarë –

Në Kosovë deputetët u mblodhën për zhvillimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, pas vendimit të Presidentes Vjosa Osmani të një dite më parë. Konstituimi i Kuvendit të Kosovës u realizua me sukses.

Albulena Haxhiu, e cila ishte propozimi i LVV-së për kryetare të Kuvendit, ja ka arritur të marrë votëbesimin e 66 deputetëve dhe të zgjidhet në këtë post.

Po ashtu votëbesimin e deputetëve e morën edhe emrat e propozuar për nënkryetarë të Kuvendit. Ndërkohë ditën e sotme në Kuvend mori votëbesimin edhe qeveria e re e Kosovës, me Albin Kurtin kryeministër.

Gjatë fjalës së tij Kurti prezantoi kabinetin qeveritar dhe programin qeverisës. Gjithashtu Kurti foli edhe për gjyqin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Sipas Kurtit është e padrejtë dhe e papranueshme që të barazohen ish-krerët e UÇK-së me regjimin e Millosheviçit.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Më lejoni që t’ju përgëzoj të gjithëve për konstituimin e Kuvendit të legjislaturës së 10-të. Këto ditë po zhvillohen seancat e fundit ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së. Kërkesa për 45 vite burgim për secalin, ku përfshihen pretendimet për krime kundër njerëzimit, është orvatie që bie ndesh me të vërtetën. Në Kosovë janë kryer krime kundër njerëzimit dhe ato i ka kryer regjimi i Millosheviçit. Kjo është e dokumentuar dhe e njohur ndërkombëtarisht. Barazimi mes drejtuesve të UÇK-së dhe të një regjimi genocidal është i papranueshëm”, tha mes të tjerash Kurti.

Pas votëbesimit të qeverisë, Kurti është betuar si kryeministër i ri i Kosovës.

Betohem se do ta kryej me përkushtim dhe nder detyrën e anëtarit të Qeverisë, do të respektojë Kushtetutën, ligjet dhe rendin juridik dhe do të angazhohem për përparimin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës”, ishte teksti i betimit që Kurti lexoi.

Ndërkohë Haxhiu gjatë fjalës së saj premtoi se do të shërbente me përkushtim dhe ndershmëri në detyrën e Kryetares së Kuvendit.

Haxhiu gjithashtu e cilësoi luftën e UÇK-së të drejtë, teksa shtoi se kriminelët e vërtetë që Haga duhet të dënojë, janë kriminelët serbë, që sipas saj, kurrë nuk u përballë me drejtësinë.

Ju falënderoj për besimin e dhënë. Sot e marrë këtë detyrë me vetëdije të plotë për peshën kushtetuese që ajo mbart. Të qenit në krye të Kuvendit do të thotë t’i shërbesh republikës. Do të sigurohem që secili prej jush ta gjejë hapësirën e vet këtu. Sot në këtë sallë ne kemi një detyrë të përbashkët, që t’u shërbejmë qytetarëve me ndershmëri.

Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë për çlirim. Dihet kush ka qenë agresori dhe kush ka kryer krime në vendin tonë. Ato krime janë kryer nga Serbia dhe kriminelët nuk kanë mbajtur kurrë përgjegjësi. Kriminelët e luftës u ricikluan në pushtet. Ne presim që ish-krerët e UÇK-së të kthehen sa më parë te familjet e tyre”, tha mes të tjerash Haxhiu.

gijotina.com/

Të Lidhura

Fshehu 8 kg drogë në një banesë të braktisur, arrestohet 30-vjeçari në Durrës –

Fshehu 8 kg drogë në një banesë të braktisur, arrestohet 30-vjeçari në Durrës –

nga 27
09:39 | 17/04/2026
0

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia në Durrës, pasi akuzohet për posedim të lëndëve narkotike. Sipas Policisë në pranga është...

Kualifikueset e Kupës së Botës për vajza, UEFA cakton gjyqtaret shqiptare për Danimarkë-Itali –

Kualifikueset e Kupës së Botës për vajza, UEFA cakton gjyqtaret shqiptare për Danimarkë-Itali –

nga 27
09:36 | 17/04/2026
0

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm për gjyqtarët shqiptarë në arenën ndërkombëtare. Një skuadër arbitresh nga Shqipëria është caktuar nga UEFA...

Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4” –

Fundjava nis me përplasje të rëndësishme! Kryefjalën e merr derbi i kryeqytetit, Partizani e mbyll me Bylisin –

nga 27
09:20 | 17/04/2026
0

Fundjava do të jetë e mbushur me përballje interesante në Abissnet Superiore, në të cilën do të luhet java e...

Shteti majmet, qytetari tretet! Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në mars, vetëm për naftën –

Shtrenjtimi i naftës rrit buxhetin e shtetit, por rëndon xhepat e konsumatorëve shqiptarë –

nga 27
09:10 | 17/04/2026
0

Ndërsa përdoruesit e automjeteve kanë shpenzuar më shumë nga buxheti i tyre për të blerë karburant, për shkak të shtrenjtimit...

Para
Kapiteni Virgil Van Dijk siguron fitoren e, Liverpool ndaj Sunderlandit të Xhakës –

Kapiteni Virgil Van Dijk siguron fitoren e, Liverpool ndaj Sunderlandit të Xhakës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Fshehu 8 kg drogë në një banesë të braktisur, arrestohet 30-vjeçari në Durrës –

Fshehu 8 kg drogë në një banesë të braktisur, arrestohet 30-vjeçari në Durrës –

09:39 | 17/04/2026
Kualifikueset e Kupës së Botës për vajza, UEFA cakton gjyqtaret shqiptare për Danimarkë-Itali –

Kualifikueset e Kupës së Botës për vajza, UEFA cakton gjyqtaret shqiptare për Danimarkë-Itali –

09:36 | 17/04/2026
Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4” –

Fundjava nis me përplasje të rëndësishme! Kryefjalën e merr derbi i kryeqytetit, Partizani e mbyll me Bylisin –

09:20 | 17/04/2026
Shteti majmet, qytetari tretet! Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në mars, vetëm për naftën –

Shtrenjtimi i naftës rrit buxhetin e shtetit, por rëndon xhepat e konsumatorëve shqiptarë –

09:10 | 17/04/2026
Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja –

Nëse shpresa do të jetë vetëm te Berisha, kjo nuk do të ndodhë kurrë –

08:44 | 17/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Fshehu 8 kg drogë në një banesë të braktisur, arrestohet 30-vjeçari në Durrës –
  • Kualifikueset e Kupës së Botës për vajza, UEFA cakton gjyqtaret shqiptare për Danimarkë-Itali –
  • Fundjava nis me përplasje të rëndësishme! Kryefjalën e merr derbi i kryeqytetit, Partizani e mbyll me Bylisin –
  • Shtrenjtimi i naftës rrit buxhetin e shtetit, por rëndon xhepat e konsumatorëve shqiptarë –
  • Nëse shpresa do të jetë vetëm te Berisha, kjo nuk do të ndodhë kurrë –
  • Sot mbahet protesta kombëtare e opozitës në Tiranë, ja masat e policisë dhe rrugët që do të bllokohen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Fshehu 8 kg drogë në një banesë të braktisur, arrestohet 30-vjeçari në Durrës –
  • Kualifikueset e Kupës së Botës për vajza, UEFA cakton gjyqtaret shqiptare për Danimarkë-Itali –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com