Rreziqe serioze për sigurinë e biznesit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rreziqe serioze për sigurinë e biznesit –

16:40 | 10/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Protesta e opozitës, policia tërheq zvarrë disa protestues për t’i shoqëruar në komisariat –

“U goditën protestues dhe deputetë”/ Berisha paralajmëron protestë më 20 shkurt: Mos na provokoni –

Ka goditje në kokë –

Protesta e opozitës, reagon ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu –

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka reaguar përmes një deklarate zyrtare lidhur me situatën e sistemeve digjitale qeveritare, duke vlerësuar fillimisht investimet dhe përpjekjet e Qeverisë së Shqipërisë në digjitalizimin e shërbimeve publike, veçanërisht zhvillimin e platformës e-Albania, si një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të administratës dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.

Megjithatë, AmCham thekson se administrimi i të dhënave tepër sensitive nga këto sisteme, pa auditim të rregullt, siguri të përditësuar dhe përputhje me standardet ndërkombëtare, përbën rreziqe serioze për stabilitetin ekonomik, vazhdimësinë e bizneseve dhe sigurinë kombëtare.

Shqetësimi kryesor i Dhomës Amerikane lidhet me reagimet e vazhdueshme të anëtarëve të saj pas zhvillimeve të fundit që përfshijnë Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Sipas raportimeve, disa shërbime të platformës e-Albania funksionojnë në mënyrë të paqëndrueshme, me ndërprerje të shpeshta, vonesa, akses të kufizuar gjatë orareve të ngarkuara dhe performancë të paparashikueshme, duke ndikuar drejtpërdrejt në aktivitetin normal të bizneseve.

AmCham thekson se këto ndërprerje kanë një ndikim të menjëhershëm negativ në aftësinë e kompanive për të përmbushur detyrimet rregullatore, për t’u shërbyer klientëve dhe për të zhvilluar operacionet e përditshme. Ky shqetësim është veçanërisht i rëndësishëm pasi një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të saj operojnë në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), janë të certifikuar ndërkombëtarisht dhe disa prej tyre janë të autorizuar të ofrojnë shërbime edhe për Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Në deklaratë ngrihen gjithashtu shqetësime serioze mbi proceset e prokurimit publik në sektorin TIK, të cilat, sipas AmCham, cenojnë konkurrencën e ndershme, rrisin rreziqet në menaxhimin e fondeve publike dhe ekspozojnë të dhënat sensitive të institucioneve, bizneseve dhe qytetarëve.

 

Duke bërë një krahasim me praktikat e ndjekura në SHBA dhe ekonomitë e tjera të avancuara, AmCham nënvizon se kompanitë që përfshihen në sistemet qeveritare sensitive i nënshtrohen auditimeve strikte, autorizimeve të sigurisë dhe kontrolleve financiare të rrepta, për të garantuar transparencë dhe mbrojtjen e fondeve të taksapaguesve.

Në këtë kuadër, Dhoma Amerikane i bën thirrje Qeverisë shqiptare të ndërmarrë masa korrigjuese të menjëhershme për të garantuar funksionimin e qëndrueshëm, të pandërprerë dhe të besueshëm të shërbimeve të e-Albania-s, veçanërisht atyre kritike për biznesin.

Ndër masat prioritare të propozuara përfshihen: krijimi i një kuadri ligjor për auditime të pavarura dhe periodike të sigurisë kibernetike, forcimi i mekanizmave të autorizimit dhe kontrollit të aksesit, vendosja e standardeve të detyrueshme për disponueshmëri dhe vazhdimësi të shërbimeve, përmirësimi i procedurave të prokurimit publik në sektorin TIK, si dhe krijimi i mekanizmave transparentë për njoftimin e incidenteve dhe ndërprerjeve të shërbimit.

AmCham shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me Qeverinë, duke ofruar ekspertizë teknike dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, me synimin për forcimin e qeverisjes, minimizimin e rreziqeve të korrupsionit, mbrojtjen e të dhënave sensitive dhe rritjen e sigurisë kombëtare dhe ekonomike.

Deklarata e plotë e Dhomës Amerikane të Tregtisë:

Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham) vlerëson përpjekjet dhe investimet publike të Qeverisë së Shqipërisë në digjitalizimin e shërbimeve publike, përfshirë zhvillimin e platformës e-Albania, si një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të administratës dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset. Megjithatë, duke qenë se sistemet digjitale qeveritare administrojnë të dhëna shumë sensitive, mungesa e auditimit, sigurisë dhe përditësimit të vazhdueshëm në përputhje me standardet ndërkombëtare përbën rreziqe serioze për stabilitetin ekonomik, vazhdimësinë e bizneseve dhe sigurinë kombëtare.

AmCham shpreh shqetësim të veçantë në lidhje me reagimet e vazhdueshme të marra nga anëtarët e saj pas zhvillimeve të fundit që lidhen me AKSHI-n. Sipas raportimeve të anëtarëve, disa shërbime të platformës e-Albania aktualisht funksionojnë në mënyrë të paqëndrueshme dhe nuk përmbushin nevojat operacionale të bizneseve dhe qytetarëve. Këto shqetësime përfshijnë ndërprerje të shërbimeve, vonesa, akses të kufizuar gjatë orareve të ngarkuara dhe performancë të paparashikueshme të sistemit, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në ndërprerjen e aktivitetit normal të bizneseve.

Ndërprerje të tilla kanë një ndikim të prekshëm dhe të menjëhershëm negativ në aftësinë e kompanive për të përmbushur detyrimet rregullatore, për t’u shërbyer klientëve dhe për të zhvilluar operacionet e përditshme. Ky shqetësim është veçanërisht i rëndësishëm për AmCham, pasi Dhoma përfaqëson një numër të konsiderueshëm kompanish anëtare që operojnë në ekosistemin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe sektorë të lidhur me të. Shumë prej këtyre kompanive janë të certifikuara ndërkombëtarisht, zbatojnë standarde të larta sigurie dhe rregullatore, dhe disa prej tyre janë të verifikuara plotësisht dhe të autorizuara për të ofruar shërbime për Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, pavarësisht kësaj eksperience të fortë vendase dhe ndërkombëtare, anëtarët e AmCham raportojnë shqetësime të vazhdueshme lidhur edhe me proceset e prokurimit publik në sektorin TIK. Këto shqetësime cenojnë konkurrencën e ndershme dhe përdorimin efektiv të fondeve publike, duke rritur njëkohësisht rreziqet që lidhen me menaxhimin dhe mbrojtjen e të dhënave tepër sensitive.

Këto të dhëna përfshijnë informacion që lidhet me institucionet publike, bizneset, të dhënat personale dhe pasurore të qytetarëve, si dhe informacione të tjera me rëndësi kritike për funksionimin e shtetit dhe ekonomisë.

Në krahasim, në Shtetet e Bashkuara dhe në ekonomitë e tjera të avancuara, kompanitë e përfshira në sistemet TIK qeveritare dhe sistemet sensitive i nënshtrohen proceseve strikte të verifikimit, kërkesave për autorizim sigurie dhe kontrolleve financiare, përfshirë edhe kufizime mbi marzhet e fitimit, me qëllim garantimin e transparencës, eficiencës dhe mbrojtjes së fondeve të taksapaguesve.

Për këtë arsye, AmCham i bën thirrje Qeverisë të ndërmarrë masa korrigjuese të menjëhershme për të garantuar funksionimin e pandërprerë, të qëndrueshëm dhe të besueshëm të të gjitha shërbimeve të e-Albania-s, me fokus të veçantë te shërbimet kritike për aktivitetin e biznesit dhe prokurimet.

Në zgjidhjet afat shkurtra, AmCham propozon ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme si më poshtë:

AmCham propozon krijimin e një kuadri ligjor të detyrueshëm për auditime periodike dhe të pavarura të IT-së dhe sigurisë kibernetike për të gjitha platformat kritike të e-Government, të kryera në përputhje me standarde ndërkombëtare dhe praktikat më të mira të BE-së, përfshirë ISO/IEC 27001, ISO/IEC 22301, NIST, SOC 2 dhe udhëzimet e ENISA, me përmbledhje ekzekutive të disponueshme për palët e interesuara.
Autorizim sigurie, verifikim dhe kontroll aksesi: AmCham sugjeron forcimin e efektivitetit dhe nivelit të maturimit të mekanizmave ekzistues për autorizim sigurie, verifikim dhe kontroll aksesi në sistemet TIK qeveritare, në përputhje me rregulloret në fuqi për sigurinë e informacionit, menaxhimin e databazave shtetërore, prokurimin e informacionit të klasifikuar dhe ligjin e prokurimit publik. Duke njohur praktikat e zbatuara prej AKSHI-t, rekomandohet vlerësimi dhe përmirësimi i këtyre mekanizmave, përfshirë kontrollin e aksesit të bazuar në role, në linjë me Direktivën NIS2 të BE-së dhe praktikat më të mira të shteteve anëtare.
Standarde për disponueshmëri dhe vazhdimësi: Përcaktimi dhe zbatimi i kërkesave minimale për nivelin e shërbimit (SLA) lidhur me funksionimin, kohën e rikuperimit dhe performancën e sistemeve kritike, duke përfshirë redundancën, rikuperimin nga fatkeqësitë dhe vazhdimësinë e biznesit, në përputhje me ISO/IEC 22301 dhe parimet e reziliencës digjitale të BE-së.
AmCham sugjeron rritjen e efektivitetit dhe maturimit të procedurave ekzistuese të prokurimit në sektorin TIK, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi për sigurinë e informacionit, menaxhimin e databazave shtetërore, prokurimin e informacionit të klasifikuar dhe ligjin e prokurimit publik. Duke njohur praktikat aktuale të AKSHI-t, rekomandohet forcimi i vlerësimit mbi bazë merite, përmes peshimit më të qartë të kritereve teknike, certifikimeve, përvojës dhe profilit të sigurisë, në linjë me Direktivat e BE-së për Prokurimin Publik.
Komunikim i strukturuar dhe njoftim i detyrueshëm për incidentet: Krijimi i mekanizmave zyrtarë për njoftimin e bizneseve dhe qytetarëve mbi mirëmbajtjet e planifikuara, incidentet dhe ndërprerjet e shërbimit, përfshirë kohën e parashikuar të zgjidhjes dhe raportet pas incidentit, në përputhje me detyrimet e raportimit sipas NIS2.
Kuadër i rregulluar për integrimin e sistemeve: Krijimi i një kuadri të sigurt dhe të rregulluar që u mundëson sistemeve të autorizuara të sektorit privat të integrohen me platformat e e-Government, aty ku është e përshtatshme, në përputhje strikte me GDPR, eIDAS / eIDAS2, standardet e sigurisë kibernetike dhe rregullat e përcaktuara të kontrollit të aksesit, për të mbështetur automatizimin dhe reduktuar barrën administrative.
AmCham shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me Qeverinë duke ofruar ekspertizë teknike dhe duke ndarë praktikat më të mira ndërkombëtare, veçanërisht ato të zbatuara në Shtetet e Bashkuara, me qëllim forcimin e qeverisjes, minimizimin e rreziqeve të korrupsionit, mbrojtjen e të dhënave sensitive dhe rritjen e sigurisë kombëtare dhe ekonomike.

gijotina.com/

Të Lidhura

Protesta e opozitës, policia tërheq zvarrë disa protestues për t’i shoqëruar në komisariat –

Protesta e opozitës, policia tërheq zvarrë disa protestues për t’i shoqëruar në komisariat –

nga 27
21:04 | 10/02/2026
0

Në kulmin e tensionit mes protestueve dhe policisë, nuk kanë munguar dhe shoqërimet e policisë. Protestuesit janë tërhequr zvarrë për...

“U goditën protestues dhe deputetë”/ Berisha paralajmëron protestë më 20 shkurt: Mos na provokoni –

“U goditën protestues dhe deputetë”/ Berisha paralajmëron protestë më 20 shkurt: Mos na provokoni –

nga 27
20:58 | 10/02/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim në selinë blu, pas protestës së opozitës të zhvilluar para Kryeministrisë...

Ka goditje në kokë –

Ka goditje në kokë –

nga 27
20:52 | 10/02/2026
0

Protesta kombëtare e opozitës po vijon ende në këto momente. Pak minuta më parë është raportuar një incident i rëndë....

Protesta e opozitës, reagon ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu –

Protesta e opozitës, reagon ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu –

nga 27
20:38 | 10/02/2026
0

Pas përshkallëzimit të protestës së opozitës para Kryeministrisë dhe Kuvendit, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, reagoi në rrjetet...

Para
Arlinda Pogaj dhe Blerta Dardha qerasin me 1.23 mln euro Albert Metanin –

Arlinda Pogaj dhe Blerta Dardha qerasin me 1.23 mln euro Albert Metanin -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Protesta e opozitës, policia tërheq zvarrë disa protestues për t’i shoqëruar në komisariat –

Protesta e opozitës, policia tërheq zvarrë disa protestues për t’i shoqëruar në komisariat –

21:04 | 10/02/2026
“U goditën protestues dhe deputetë”/ Berisha paralajmëron protestë më 20 shkurt: Mos na provokoni –

“U goditën protestues dhe deputetë”/ Berisha paralajmëron protestë më 20 shkurt: Mos na provokoni –

20:58 | 10/02/2026
Ka goditje në kokë –

Ka goditje në kokë –

20:52 | 10/02/2026
Protesta e opozitës, reagon ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu –

Protesta e opozitës, reagon ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu –

20:38 | 10/02/2026
PD publikon pamje nga përshkallëzimi i protestës (FOTO)

PD publikon pamje nga përshkallëzimi i protestës (FOTO)

20:30 | 10/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Protesta e opozitës, policia tërheq zvarrë disa protestues për t’i shoqëruar në komisariat –
  • “U goditën protestues dhe deputetë”/ Berisha paralajmëron protestë më 20 shkurt: Mos na provokoni –
  • Ka goditje në kokë –
  • Protesta e opozitës, reagon ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu –
  • PD publikon pamje nga përshkallëzimi i protestës (FOTO)
  • Molotovë, ujë dhe gaz, policët pësojnë djegie në trup, lëndohet gazetari amerikan –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Protesta e opozitës, policia tërheq zvarrë disa protestues për t’i shoqëruar në komisariat –
  • “U goditën protestues dhe deputetë”/ Berisha paralajmëron protestë më 20 shkurt: Mos na provokoni –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com